Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Suneti i sundimtarëve

 

 

Ehli suneti dhe xhemati këtë (sunet) e quan pastërtia e sundimtarit dhe si dëshmi për këtë marrin fjalët e të Lartësuarit:

“Bindjuni Allahut, bindjuni Pejgamberit dhe atyre që kanë autoritet (Në librin “Me të sinqertit” kemi shpjeguar se ulul emr janë Imamë nga pasardhësit e pastër dhe nuk nënkuptojnë sundimtarët që uzurpojnë pushtetin. Është e pamundur që Allahu të urdhërojë që  njerëzit t'iu binden të fuqishmëve, mëkatarëve dhe jobesimtarëve.) prej jush.” Nisa, 59

Ata që kanë pushtet për ta janë sundimtarët, edhe pse pushtetin e kanë marrë me dhunë. Ata besojnë se Allahu i Lartësuar ka caktuar sundues mbi robërit e Tij për të sunduar mbi ta dhe për këtë arsye njeriu duhet t'u bindet atyre dhe të marrë përsipër Sunetin e tyre.

Ibn Hazm Zahiri iu përgjigj ashpër Ehli sunetit dhe xhematit duke thënë: “Në bazë të asaj që pretendoni, atëherë sundimtarët kanë të drejtë të anulojnë atë që duan nga sheriati që Allahu e ka caktuar dhe atë që ka urdhëruar i Dërguari i Tij, dhe të shtojnë atë që duan, dhe aty nuk ka dallim ndërmjet heqjeve dhe shtesave. Pa dyshim se kjo është pabesi e atij që e ka lejuar një gjë të tillë,.”

(lbn Hazm në Mulehhas fi  ibtalil kijasi, f. 37.)

Ndërsa Dhehebiu iu përgjigj Ibn Hazmit me fjalët:

“Ky është një mendim i keq dhe një gabim i madh, sepse umeti u pajtua, përveç Davud ibn Aliut dhe atyre që e pasojnë atë, se gjykimi më me përparësi për ta bazohet në diskrecionin dhe ixhtihadin personal, nëse nuk ka tekst të botuar, kështu që ata thonë: "Nuk u lejohet atyre të nxjerrin dispozita sipas mendimit dhe gjykimit personal nëse e dinë se ka një tekst autoritar të shpallur."

Këtu tregohet se ata mund të shtojnë diçka në Sheriat, gjë që është e lejuar, por nuk mund të shfuqizojnë asgjë nga Sheriati.

Dhe ne i themi Dhehebiut:

• Si mund të pretendoni se umeti u pajtua, ndërsa ti vetë e përjashtove Davud ibn Aliun dhe ata që e pasojnë atë?

• Edhe pse nuk përmendët emrat e atyre që e ndjekin? Atëherë pse nuk bëre përjashtim për shiat dhe imamët e Ehli bejtit, a nuk i përkasin ata ummetit islam, sipas teje?

• Apo nënshtrimi juaj ndaj pushtetarëve ju dha legjitimitet për t'i lejuar ata të shtojnë Sheriatin, për t'i shtuar shpërblimet dhe famën tuaj?

• A e dinin pushtetarët, të cilët sunduan muslimanët nën emrin Islam, tekstet Kur'anore dhe Profetike për të qëndruar në kufijtë e tyre?

• Kur dy kalifët e parë, Ebu Bekri dhe Omeri, qëllimisht punuan kundër Kuranit dhe Sunetit, për të cilat folëm më parë, çfarë mund të thuhet më pas për ata që erdhën pas tyre, si do t'u përmbahen atyre teksteve që ishin ndryshuar dhe zëvendësuar?

Nëse fakihët e Ehli suneti dhe xhematit nxjerrin një fetva se sundimtarët mund të thonë diçka dhe të fusin çfarë të duan në fenë e Allahut, atëherë nuk është çudi që Dhehebiu t'i ndjekë ata në këtë.

Është shënuar në Tabakatul Fukaha nga Said ibn Xhubejri se ka thënë:

“E pyeta Abdullah ibn Omerin për ilan (një lloj shkurorëzimi), dhe ai më tha: “Dëshiron të thuash kështu ka thënë i biri i Omerit, kështu ka thënë i biri i Omerit?!”

Ai tha: "Unë thashë: "Po, ne jemi të kënaqur me atë që thoni dhe jemi të bindur në saktësinë e saj." Ibn Omeri tha: „Këtë e thonë sundimtarët, ndërsa këtë e thotë edhe Allahu dshe i Dërguari i tij dhe ata prej tyre."

Sejjid ibn Xhubejr thotë: “Rexha ibn Hajvet ishte ndër fakihët më të mirë në Siri, por kur e thërrisja, ai më thoshte: “Abdul-Malik ibn Mervani (për çështjen në fjalë) ka vendosur kështu e kështu”.

(Tabekatul fukaha, biografia e Said ibn Xhubejrit.)

 

Ibn Sead shënon nga Musejjeb ibn Rafi duke thënë:

“Nëse diçka duhej të gjykohej, e nuk përmendet në Kuran dhe Sunet, ajo konsiderohej si “pastërtia e sundimtarit”, mblidheshin ulematë dhe ajo për të cilën pajtoheshin ishte e vërteta”.

(Tabekat Ibn Saad 6/179)

Ndërsa ne themi:

“Nëse Allahu do t'i ndiqte dëshirat e tyre, rendi në qiej dhe në tokë me siguri do të zhdukej. Mirëpo, ai u sjell atyre të vërtetën, por shumica e tyre e përbuzin të vërtetën." Mu'minun, 71

 

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top