Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Hyrje

 

 

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit, i Cili i mund fuqishmit dhe mendjelehtët, është Ndihmësi i të dobëtve dhe atyre që u është bërë padrejtësi, Atij që u dhuron të mirat e veta të gjithë robërve të Tij, si besimtarëve ashtu edhe jobesimtarëve, politeistëve dhe mendjelehtëve, Ai që u jep bekimet e Tij të gjitha krijesave të Tij përmes udhëzimit, kujdesit dhe fisnikërisë. Andaj thotë i Lartësuari

“Ne vërtet i dalluam bijtë e Ademit: Ne i lejuam ata të udhëtojnë në tokë dhe në det, i furnizuam me ushqime të shijshme dhe u dhamë përparësi të mëdha ndaj shumë prej asaj që krijuam.” Isra, 70.

Lavdërimi i qoftë Atij që i urdhëroi engjëjt të na përulen dhe e mallkoi atë që refuzoi. Falënderimi i takon Atij që na udhëzoi në këtë, e nuk do të ishim të udhëzuar sikur të mos na kishte udhëzuar Allahu. Falënderimi i takon Allahut që na ka përgatitur rrugën për të arritur shkallët e përsosmërisë nën kujdesin e Tij dhe nën hijen e bindjes ndaj Tij, dhe që na ndriçoi errësirën dhe e bëri të Vërtetën të dukshme me argumente të forta dhe argumente të qarta. I cili na ka dërguar të dërguar nga mesi ynë për të na mësuar shenjat e Tij, të cilat na nxjerrin nga errësira në dritë, na shpëtojnë nga mashtrimi i verbër dhe që arsyen tonë e ka bërë udhërrëfyes të vazhdueshëm me të cilën do të kërkojmë Rrugën e Drejtë kurdo që shqisat mbeten të pafuqishme përballë çështjeve të ndërlikuara.

Salavatet dhe selamet, bekimet dhe përshëndetjet qofshin mbi atë që erdhi si mëshirë për njerëzimin, Sejidin dhe Mevlanin, prijësin tonë, Muhamedin të birin e Abdullahut, vulën e Pejgamberëve dhe të parin në mesin e njerëzve, atë që iu dha mëshirë dhe vend i lartë, që iu dha vend mirënjohës në ditën e premtuar dhe shefati që do të merret prej tij! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Ehli Bejtin e tij të pastër, pozitën e të cilëve Allahu e lartësoi, të cilët i bëri garanci dhe mbrojtje për umetin kundër shkatërrimit, nëse ummeti i ndjek ata , i bëri ata shpëtimtarë të umetit nga lajthitja dhe shpëtimi i besimtarëve nga përmbytja!

Ai që kapet për litarin e velajetit të tyre (udhëheqjes dhe mbrojtjes) është besimtar, me origjinë fisnike, dhe ai që devijon nga rruga e tyre është hipokrit, me origjinë të shëmtuar. Mëshira e pret atë që i do, dhe dënimi e pret atë që i urren. Njeriu nuk do të arrijë Zotin e tij nëse nuk ndjek rrugën e tyre të shtruar dhe nuk do të hyjë (në atë rrugë) veçse nga portat e tyre.

Kënaqësia e Allahut qoftë me pasuesit e tyre dhe me ata që i duan ata, që nga sahabët e parë, të cilët iu besatuan për besnikëri për ta ndihmuar besimin dhe që ishin të përkushtuar me premtimin e tyre dhe ishin nga ata që janë falënderues, si dhe mbi ata që i pasuan duke bërë vepra të mira. deri në Ditën e Gjykimit!

I dashur Zot, të lusim që të na japësh një gjendje fisnike në të cilën do të sundojë Islami, dhe banorët e tij do të respektohen dhe në të cilën hipokrizia dhe përkrahësit e tij do të poshtërohen! Na bëj që të të jemi ata që do të thërrasin për bindje ndaj Teje, do të jemi udhëheqës në rrugën Tënde dhe do të na dhurosh dinjitet në këtë botë dhe në botën tjetër, me mirësinë Tënde, o Mëshirues!

Zot, zgjero gjoksin tim, ma lehtëso punën, zgjidh nyjën nga gjuha ime për të kuptuar mesazhin tim! Bëje të gjithë ata që lexojnë librin tim të lëvizin drejt së Vërtetës, me lejen Tënde, dhe të lënë paragjykimet, me hirin dhe mirësinë Tënde! Vetëm Ti je i fuqishëm dhe askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë përveç Teje!

Po të lutem për fisnikërinë dhe madhështinë Tënd, fuqinë dhe përsosmërinë Tënde, dashurinë tënde për robërit e Tu, hapi sytë e besimtarëve, atyre që besojnë në unitetin Tënd dhe besojnë në misionin e të dashurit Tënd, Muhamedit, përulen para së Vërtetës për të cilën nuk ka dyshim, që ata të mund të gjejnë rrugën e drejtë, me mëshirën Tënde, dhe të njohin vlerën e Imamëve nga Familja e Profetit Tënd për t'u bashkuar në luftën për lartësimin e besimit, me urtësi të madhe, të bukur këshilla dhe vëllazëri e sinqertë! Ndërkohë që mëritë kanë përfshirë Tokën dhe detrat!

Sikur të mos ishte durimi që krijuat me të cilin na frymëzuat, zemrat tona do t'i pushtonte dëshpërimi dhe do të ishim të humbur, sepse vetëm jobesimtarët e humbin shpresën në mëshirën e Allahut. O Zot, na bëj, nga ata që janë të durueshëm dhe jo nga ata që dëshpërohen!

Zot i dashur, bëhu t për mikun Tënd Huxhe ibn Hasan, bekimet e tua qofshin mbi të dhe etërit e tij në këtë moment dhe në çdo moment, Mbrojtës, Ruajtës, Prijës dhe Ndihmës, derisa ta vendosësh në Tokë dhe ta bësh të jetojë gjatë!

Na bëj ndihmësit e tij dhe ta arrijmë dëshmorësinë duke luftuar përkrah tij dhe duke t'u bindur Ty në rrugën Tënde! Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!

Zot i dashur, mos na i kthe zemrat, kur i drejtove na jep mëshirë nga vetja, ti je ai që jep!

Zot, Ti do t'i tubosh të gjithë njerëzit në një ditë në të cilën nuk ka dyshim. Allahu nuk i thyen premtimet e Tij.

Dhe lutja jonë e fundit, qoftë falënderimi i Zotit të botëve, salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin dhe Familjen e tij të pastër!

 

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top