PËRSE E DUAM IMAM ALIUN DHE PËRSE E NDJEKIM RRUGËN E TIJ?

 

 

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirplotit.

 

Falenderimet i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin Muhamed, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të zgjedhur! Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu! Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju! Allahu i Madhëruar në Kur’anin e shenjtë thotë:

“O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tua ja…” (Sure “Nisa”, ajeti 59)

 

Në historinë e njerëzimit personaliteti i profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) zë vendin më të lartë. Ai është personaliteti më ndikues, jo vetëm tek muslimanët por edhe tek jomuslimanët. Po ashtu, personaliteti i tij i pastër dhe fisnik ka ndikuar edhe në civilizimet dhe qytetërimet që u përhapën pas tij. Sigurisht, feja e pastër islame u përhap falë ndihmës së Allahut, përpjekjeve dhe sakrificave të pro fetit Muhamed dhe ndihmës e përkrahjes së personaliteteve të shumta is lame, meshkuj dhe femra. Një prej atyre personaliteteve islame, i cili e ndi hmoi dhe e përkrahu profetin Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)ka qenë imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!). Ai ka qenë më pranë profetit, ka jetuar më gjatë me të dhe është mbartësi i cilësive dhe i virtyteve të larta.

 

Atë e edukoi dhe e mësoi vetë profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e xii-12 Pjesa e Parë Thënie të Zgjedhura të Imam Aliut Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Gjatë gjithë historisë shohim se disa persona e nderonin dhe e respektonin, disa të tjerë e ngritën deri në pra gun e adhurimit (Zoti na rujatë!) dhe disa të tjerë e urrenin, e shanin e ofen donin, nënvleftësoin e luftonin dhe përpiqeshin ta zhvishnin nga virtytet e larta duke hedhur baltë mbi personalitetin e tij. Imam Shafiiu ka thënë:

“Çfarë të them për atë njeri të cilit të dashurit e tij ia fshehën virtytet nga frika dhe armiqtë e tij ia fshehën atij nga smira...”.

 

Të shumtë janë ata që thonë se e dua imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!), por të paktë janë ata që e ndjekin atë dhe zbatojnë porositë dhe këshillat e tij! Personaliteti i imam Aliut është i thurur me madhështi e krenari. Për të janë shkruar libra të ndryshëm, qoftë nga muslimanët dhe jomuslima nët. Janë përcjellë tregime, histori dhe urtësi të shumta nga ai. Personaliteti i imam Aliut ka qenë më lart se personaliteti i sahabëve të tjerë dhe këtë e dëshmon historia e pastër islame.

 

Dikush mund të pyesë:

Përse personaliteti i imam Aliut ishte ndryshe nga personalitite i sahabëve të tjerë të profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)?

 

Përgjigja e kësaj pyetjeje është shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë. Kushdo që lexon historinë e pastër is lame, me logjikë dhe arsyetim, larg nervozizmit dhe fanatizmit verbues, do ta kuptojë qartë se kush është imam Aliu dhe çfarë personalieti kishte. Historia islame na thotë se Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ka lindur në vendin më të begatë e të shenjtë që është Qabeja dhe u martirizua brenda në shtëpinë prej shtëpive të Allahut, në xhami në Kufe. Ai është djali i xhax hait të profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Profeti Muhamed e ka rritur dhe e ka edukuar atë. Imam Aliu është bashkëshorti i vajzës së tij të dashur, Fatime Zahrasë (Paqja qoftë mbi të!), zonja e të gjitha grave, megjithëse disa muslimanë donin të martohesin me të, mirëpo profeti Muhamed u tha atyre se pres urdhrin nga Allahu për martesn e saj. Është i pari mashkull, i cili i besoi profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe mesazhit të tij, edhe pse ishte në moshë të vogël. Është muslimani i parë që është falur me profe tin dhe me nënën e besimtarëve hazreti Hatixhenë (Paqja qoftë mbi të!). Ai ka qenë më i devotshmi, më i dituri, më i forti dhe më i drejti ndër muslimanët. Këtë e dëshmon historia islame dhe nuk janë thejsht deklarata. Vallë, përse e duam imam Aliun dhe e ndjekim rrugën e tij?

  Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse Allahu i Madhëruar e ka dashtë atë po ashtu edhe profeti Muhamed.

 

Në një hadith të njohur nga të gjithë muslimanët, sunii dhe shiia, lexojmë se profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Do t’ia jap flamurin nesër një burri që e do Allahun dhe të Dër guarin e Tij dhe atë e do Allahu dhe i Dërguari i Tij, i palëkundur dhe jo ikacak.”Në një transmetim thuhet: “… atë nuk e poshtëron kurrë Allahu e që kthehet çlir imtar.”

 

(Sahijhu’l-Bukharij, 5: 87/197-198 dhe 279/231 kapitulli Fadailu’s-Sahabe. Sahijhu Muslim, 4: 1871/32-34. Sunenu’t-Tirmijdhij, 5: 638/3724. Sunen Ibn Maxheh, 1: 43/117. Musnedu Ahmed, 1: 185 dhe 5: 358. El-Mustedrek ‘ala’s-Sahijhejn, 3: 37 dhe 109. Mesabijhu’s-Sunneh, 4: 93/4601. El-Khasais i Nisaijut, 4-8. Delailu’n-Nubuve i Bejhaki jut, 4: 205-206. El-Istij‘ab, 3: 36. Fadailu’s-Sahabe i Ahmed ibn Hanbelit, 2: 584/987 dhe 988 etj. Tarijkhu’t-Tabarij, 3: 93. El-Kamil fi’t-Tarijkh, 2: 219. Usdu’l-Gabe, 4: 104 dhe 108. El-Bidaje ue’n-Nihaje, 7: 224 dhe 336. Hiljetu’l-Eulija, 1: 62. Xhamiu’l-Usul, 8: 650/6491, 6495 dhe 6497 e shumë të tjerë.) Nga ky hadith sqarohet më së miri dashuria jonë për imam Aliun, e cila nuk është thjesht se ai ka qenë kushëriri i profetit Muhamed dhe bash këshorti i vajzës së tij, hazreti Fatime Zahra (Paqja qoftë mbi të!), por se ai me virtytet që kishte e meriton të duhet dhe të ndiqet. Është e qartë se kush e do Allahun, i do edhe të dashurit e Allahut. Ne e duam Aliun, sepse dashuria për atë është dashuri për profetin Muhamed. Për këtë, profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Ai, i cili e do Aliun, më do mua dhe ai, i cili e urren Aliun, më urryen mua.” (El-Mustedrek ‘ala’s-Sahijhejn, 3: 130. Menakibu’l Khavarizmij, 41. El-Xhamiu’s-Sagijr, 2: 554/8319. Usdu’l-Gabe, 4: 383. El-Isabe, 3: 497. Dhekhairu’l-‘Ukba, 65. Er-Rijadu’n-Nadira, 1: 165. Mexhmau’z-Zeua‘id, 9: 108 dhe 129. Kenzu’l-‘Ummal, 6: 154). Nga ajo që përmendëm më lart, qartësohet se dashuria ndaj prijësit të besimtarëve, imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!), çon në dashurinë ndaj Profetit dhe ndaj Allahut të Lartësuar, gjë e cila është edhe qëllimi që synojnë besim tarët dhe është shpresa e atyre që ata shpresojnë. Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse dashurinë e tij për Allahun dhe për profetin ai e shfaqi në shumë ndo dhi e ngjarje të ndryshme. Për hir të dashurisë që kishte për Allahun dhe për profetin Muhamed, imam Aliu nuk ngurroi që të flijonte veten e tij. Një ndër ato ndodhi është fjetja e tij në shtratin e profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet  e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) natën që doli profeti nga Meka për të emigruar në Medine me urdhrin e Allahut. Pas dështimit të planeve dhe përpjekjeve të kurejshitëve idhujtarë, që udhëhiqeshin nga Ebu Sufjani, për të penguar misionin e profetit Muhamed për përhapjen e Islamit, kurejshitët mekas ranë dakord që profetin Muhamed ta ekzekutonin. Ata mendonin se me këtë krim, do ta shfarosnin profetin Muhamed dhe sëbashku me të edhe mesazhin e tij. Kurejshitët jobesimtarë harruan se Mbrojtësi i profetit ishte vetë Allahu i Madhëruar dhe melekët e Tij. Për këtë, meleku Xhebrail (Paqja qoftë mbi të!), me urdhër nga Allahu, e lajmëron profetin Muhamed për planin e kurejshitëve dhe e urdhëroi atë që të emigroi në Medinen e Ndritshme. Pas këtij lajmi profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ftoi imam Aliun dhe e lajmëroi për planin e kurejshitëve dhe për emigrimin e tij në Medine. Pastaj i tha:

 

 

“O Ali. Vërtet, Xhebraili më erdhi dhe më zbriti ajetin: “Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje: për të të burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.” (Sure “Enfal”, ajeti 30) Ky ajet më lajmëron se kurejshitët janë tubuar dhe kanë planifikuar dëbimin tim dhe vrasjen time. Xhebraili më inspiroi nga Zoti im që të emigroj, të lë vendlindjen. Ai më ka urdhëruar që të të urd hëroj ty që të flesh në shtratin tim. Me këtë veprim ti do të mbulosh gjurmët e mia. Si thua? Çfarë do të bësh? Aliu i tha: “A do të vazhdosh të qëndrosh e të përhapësh mesazhin me fjetjen time në shtratin tënd o i Dërguar? Po rofeti i tha: “Po.” Aliu Buzëqeshi dhe bëri sexhde si falenderim për atë që e lajmëroi profeti.” Në ato çaste zbriti ajeti i Kur’anit: “Ka njerëz që e flijojnë veten, për të fituar pëlqimin e Allahut. Allahu është shumë i mëshirshëm me robtë e Vet.” (Sure “Bekare”, ajeti 207)

 

  • Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse ai ka qenë i dashur te shokët e profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ata konsultoheshin me të dhe ndiqnin udhëzimet e tij. Ata kanë dëshmuar pozitën e lartë të imam Aliut. Umer ibn Khatabi ka thënë: “Allahu mos më lëntë në atë vend ku nuk je ti o babai i Hasanit.” Dhe: “O baba i Hasanit, Allahu nuk ka dhënë mirësi në ndonjë problem që nuk e ke gjykuar ti.” Po ashtu ka thënë: “Në kohën e profetit ne e shikonin Aliun, sikur shikonim yjet.” Është transmetuar nga Ebu Bekri se ka thënë: “Pashë të Dërguarin e Allahut që ngriti një tendë dhe ishte i mbështetur mbi një hark arab. Në çadër ishte Aliu, Fatimeja, Hasani dhe Hysejni. Në këtë moment tha: “O myslimanë, unë jam në paqe me ata të cilët janë në paqe me banorët e tendës, në luftë me ata që i luftojnë ata, kujdestar i atyre që i ndjekin ata, mbrojtës i atyre që i mbrojnë ata; nuk i do ata, veçse një gjysh i lumtur e një i lindur i mirë dhe nuk i urren ata, veçse një gjysh fatkeq e një i lindur i rëndomtë.” (Er-Rijadu’n-Nadirah, 2: 189. Menakibu’l ‘Ashera, 189. Erxhahu’l-Metalib, 309.)
  • Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse ai ka qenë baba për jetimët. Në historinë islame janë shënuar shumë ndodhi lidhur me këtë temë. Ndër to përmendim: Një ditë imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) po ecte rrugës dhe papritur pa një djalë të vogël duke qarë. Imami iu afrua, e përqafoi ia fshiu lotët dhe e pyeti: “Përse po qan?” Djali iu përgjigj: “Erdha këtu që të luaj me ata djemtë por më përzunë sepse jam jetim pa baba. Ata më thanë mua: “Ne nuk luajmë me ata fëmijë që nuk kanë baba.” Imam Aliu u prek shumë nga fjalët e djalit dhe sytë i lotuan. E përqafoi djalin, i dha para dhe i tha: “Shko luaj me ata fëmijë. Nëse të thonë se nuk ke baba u thuaj atyre që unë jam djali i Ali ibn Ebi Talib.”

 

Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse ai ka qenë përkrahës i nevojtarëve dhe i të varfërve. Në historinë is lame lexojmë: Kur imam Hasani dhe imam Huseini po ktheshin nga varrimi i prijësit të besimtarëve, imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) panë një burrë të moshuar, të verbër e të sëmurë që po qante. Imam Hasani (Paqja qoftë mbi të!) iu afrua dhe e pyeti: “Përse po qan o xhaxha?”. I moshuari iu përgjigj: “Çdo ditë tek unë vinte një burrë dhe më sillte bukë dhe qumësht. Ka tre ditë që ai është larguar dhe nuk vjen tek unë.” Imam Hasani e pyeti: “Kush është ai burri?” i moshuari i tha: “Nuk e njoh.” Imami i tha: “Ma përshkruaj atë burrë.” I moshuari i tha: “Unë nuk ia kam parë fytyrën që të ta përshkruaj ty atë. Ai ishte për mua si ajo nëna e dhimbshme për fëmijën e saj. Ai më f liste me butësi. Më shërbente me butësi, më fliste dhe më bënte të qeshja e pastaj largohej. Imam Hasani i tha: “Këto cilësi janë të babait tonë, prijësit të besimtarëvve, Aliut. Ai u martirizua dhe ne po kthehemi nga varrimi i tij. I moshuari bërtiti aq shumë derisa vdiq.” Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse ai specifikohet me virtyte që nuk përafrohen e me pozita që nuk kra hasohen. Virtytet e tij të qarta për pozitën e tij të lartë tek Allahu i Lartësuar  janë të shumta dhe i kalojnë limitet e statistikave që i kanë veçuar shumë di jetarë e muhaddithë në përshkrime e libra. Transmeton Hakimi me zinxhirin e tij nga Ahmed ibn Hanbeli ku ka thënë: “Nuk kanë ardhur për ndonjërin prej bashkëkohësve të të Dërguarit të Allahut më shumë virtyte e cilësi, sesa për Ali ibn Ebi Talibin.” (El-Mustedrek ‘ala’s-Sahijhejn, 3: 107.) Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse ai ka qenë përkrahësi besnik i profetit Muhamed në të gjitha betejat: në betejën e Bedrit, Uhudit, Khajberit, Khandekut, etj. Ai ishte që u përball me Amru ibn Abdu Vud, kreu i mushrikëve (idhujtarëve) në betejën e Khanda kut. Imam Aliu ishte ai që ju përgjigj thirrjes së këtij idhujtari, i cili bërtiste më zë të lartë: “A ka ndonjë musliman që të përballet me mua?” Kur doli imam Aliu në dyluftim me këtë mushrik profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: “I gjithë besimi po ballafaqohet me tërë mosbesimin.” Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse ai është i vetmi, pas profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili ka thënë: “Më pyesni para se të më humbisni. Betohem në Allahun se unë jam më i ditur për rrugët e qiellit se sa të Tokës.” Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë për atë:

 

1- Aliu është porta e diturisë time dhe sqaruesi i asaj që unë solla për um metin tim.

 

2- Zbukurojini tubimet tuaja me përmendjen e Aliut. 3- Aliu dhe ndjekësit e tij janë fitimtarët.

 

4- Dashuria për Aliun të largon nga zjarri.

 

5- Dashuria për Aliun është besim dhe urrejtja e tij është mosbesim.

 

6- Aliu është ndarësi i Xhennetit dhe i zjarrit.

 

7- Aliu tek njerëzit është surja Ikhlas në Kur’an.

 

8- Aliu është krijesa më e dashur tek Allahu dhe tek i dërguari i Tij.

 

9- Dashuria për Aliun është mirësi me të cilën nuk të dëmton e keqja.

 

10- Përmendja e Aliut është adhurim dhe shikimi në fytyrën e tij është ibadet.

 

11- Aliu tek unë është si koka ime në trupin tim. E të tjera hadithe Këto hadithe gjenden në: Mustedrek Sahihejn, 2/385; Sunen Bejhakij, 3/376; Ibn Megazilij, 197; Et Tabarij 2/514; Er Rijadu En Nedretu 2/190; Kenzul Ummal 6/122; Et Tabarij 2/201; El Khauarizmi 250; El Fadail i Ahmedit 253; Ibn El Megazelij, 42/200; El Khasaiu i Nisait 13; Mustedreku Sahihejn i Hakim Nijsaburij 3/125; Tirmidhij 13/173; El Bejhakij, 7/65; Jenabiul Meuedeh 282; Musned Ahmed 4/369; El Xhamiu i Sujutit 2/83; Menakibul Imam Ali i ibn Megazil Esh Shafiij; El Menakib i Ahmedit 194; Kenzul Ummal 5/31. Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) i ka thënë atij: “Ti për mua je në pozitën e Harunit tek Musai, veçse nuk ka profet pas meje.” (Sahijhu’l-Bukharij, 5: 89/202. Sahijhu Muslim, 4: 1870/2404. Sunenu’t-Tirmidhij, 5: 640/3730. El-Mustedrek i Hakimit, 2: 337. Musnedu Ahmed, 1: 173, 175, 182 dhe 184. Mesabijhu’s-Sunneh, 4: 170/4762. Xhamiu’l-Usul, 8:649/6489, 6490 dhe 6491.) Në Kur’an lexojmë se Haruni ka qenë ministër i Musait dhe zëvendësi i tij tek kombi i tij (Shih: Suren “TaHa”, ajetet 29-32. Suren “El-Furkan”, ajeti 35. Suren “El-A’raf”, ajeti 142.), gjithashtu, edhe prijësi i besimtarëve, imam Aliu, i tillë është te profeti Muhamed dhe te ummeti i tij. Ky është tekst i hapur deklarativ dhe i qartë për udhëheqësinë e tij dhe për pasimin e tij pas profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse me ndjekjen e tij ne ndjekim profetin Muhamed. Rruga e tij është rruga profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Në një hadith të ardhur nga profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Al lahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) thuhet: “Me të vërtetë, Aliu është prej meje dhe unë jam prej tij dhe ai është udhëheqësi i çdo besimtari pas meje.” (Musned Ahmed, 4: 439. Sunenu’t-Tirmidhij, 5: 632/3712. Khasaisu’n-Nisaij, 63: dhe 75. El-Mu sennef i Ibn Ebi Shejbes, 7: 504/58,Daru’l-Fikr, Bejrut, botimi 1. El-Mu’xhemu’l-Kebijr i Taberanijut, 18: 128/265. Xhamiu’l-Usul, 8: 652/6493.) Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi -18 Pjesa e Parë Thënie të Zgjedhura të Imam Aliut familjen e tij!) ka thënë për atë: “Për çdo profet ka një zëvendës dhe trashëgim tar dhe Aliu është zëvedësi im dhe trashëgimtari im.” (Biografia e Imam Aliut nga Tarijkh Ibn Asakir, 3: 5/1030 dhe 1031. Er-Rijadu’n-Nadireh, 3: 138. Dhekhairu’l-‘Ukba, 71. Menakibu’l-Khauarizmij, 42. El-Firdeus i Dejlemijut, 3: 336/5009. El-Menakib i Ibn Megazilit, 201/238. Kifajetu’t-Talib, 260.) Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) na ka urdhëruar në ndodhinë e Gadir Khum, kur u kthye nga haxhi I lamtumirës. Kjo është vërtetuar nga metoda të shumta të transmetuesve të besueshëm, që kanë transmetuar nga një numër i madh sahabësh (shokësh). Prej tyre: Ali ibn Ebi Talibi, Abdullah ibn Abbasi, Ebu Said El-Khudriju, El-Bera ibn ‘Azibi, Zejd ibn Erkami, Selman Farisiju, Ebu Dherr El-Gifarij, Ammar ibn Jasiri, Mikdad ibnu’l-Esuedi dhe Ebu Hurejreja. Në Gadijr Khum, profeti Muhamed ka mbajtur një ligjëratë. Në atë ligjëratë thuhet se Profeti, ditën që i ftoi njerëzit nëGadijr Khumka qenë ditë e enjte, më pas i ftoi njerëzit për tek Aliibn Ebi Talibi. Ndërkohë, mori dorën e tij dhe ngriti atë deri sa njerëzit panë të bard hën e pëllëmbës dhe tha: “Për atë që kam qenë udhëheqës i tij edhe Aliu është udhëheqësi i tij. O Allah i Plotpushtetshëm, duaje atë që që e do Aliun dhe bëhu armik i atij që armiqëson Aliun. Përkrahe atë që përkrah Aliun dhe poshtërje atë që e poshtëron Aliun.”Pastaj ata të dy nuk u ndanë derisa zbriti ky ajet: “Sot për sosa për ju fenë tuaj...” I Dërguari i Allahut tha: “Allahu është më i Madhi ndaj përsosjes së fesë, plotësimit të begative dhe kënaqësisë së Tij me mesazhin tim dhe udhëheqjen e Aliut.” (Shih Menakibu’l-Khavarizmij, 80. Maktelu’l-Imami’l-Hysejnpo i tiji, 47. Terxhemetu’l-Imami Alij i Ibn Asakirit, 2: 75/577-580. Tarijkhu Bagdad, 8: 290. Tarijkhu’l-Ja’kubij, 2: 43. Shevahidu’t-Tenzijl, 157/210-215. El-Menakib i Ibnu’l Megazilit, 19. Tedhkiretu’l-Khauass i Ibnu’l-Xheuzijit, 29. Feraidu’s-Simtejn, 1: 315. Ed Durru’l-Menthur i Sujutijut, 2: 259. El-Itkan po i Sujutijut, 1: 75.) E të tjera e të tjera thënie dhe dëshmi që tregojnë qartë pozitën e lartë të imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!) dhe domosdoshmërinë e ndjekjes së rrugës së tij, pas profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Është detyrë e çdo besimtari që të njihet me historinë e personaliteteve të larta islame dhe t’ua japin të dre jtën dhe hakun atyre ashtu siç e meritojnë dhe secilin ta vendosin në pozitën që e meriton. -19 Kulme Të Fjalës (Nehxhul Belaga) Disa lexues do të thonë që këto fjalë i dimë dhe i kemi dëgjuar. Sigur isht që këto thënie dihen dhe janë dëgjuar. Mirëpo sa kuptohen dhe sa zbato hen? A nuk janë thënie të profetit Muhamed? Sigurisht, që po. Për imam Aliun dhe për gjenialitetin e tij, kanë shkruar dhe janë shprehur shumë dijetarë, filozofë dhe mendimtarë jo muslimanë. Shibli Shumejl, i krishterë libanez, ka thënë: “Imam Ali bin Ebù Tàlibi, i madhi i të mëdhenjve, kopje e vetme. Si kjo figurë s’kishte parë as Lindja, as Perëndimi, nuk ishte parë as në kohët e hershme e as do të shiko het më vonë. Figurë plotësisht origjinale.” Bulis Selameh, poet i krishterë libanez, në një poemë të tij kushtuar imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: O ti qiell dëshmo, o ti tokë prano, poho dhe frikësohu, sepse unë përmenda Aliun Paqja qoftë mbi ty o prijësi i besimtarëve! E lusim Allahun që të jemi në rrugën e Tij dhe të eulijave (të dashurve) të Tij në këtë jetë dhe na bashkoftë me ata në Jetën Tjetër!

 

Haxhi Shejkh Vullnet MERJa