Siç do të shohim, shumica e myslimanëve janë vetëpërmbajtur nga krijimi i imazheve të Profetit, duke preferuar që në vend të imazheve të përqendrohen në pamjet përmes përfaqësive kaligrafike dhe tregimeve. Shqetësimi i tyre ka qenë se duke pasur parasysh dashurinë e madhe të myslimanëve dhe respektin ndaj Muhamedit, imazhet e tij mund të bëhen shkak që njerëzit të ngatërrojnë adhurimin e Zotit të Profetit me adhurimin e Profetit të Zotit. Do e vërejmë se, gjithsesi, një traditë miniaturë, padyshim një trashëgimi e sjellshme, lulëzoi në kohët mesjetare, veçanërisht në Iran, Azinë Jugore, Azinë e Mesme dhe në tokat turke.
Në kohët moderne, disa nga këto zona kanë vazhduar të prodhojnë imazhe fizike të Profetit; aktualisht mund të gjenden më tepër në Iranin e sotëm, ku është mjaft e zakonshme të gjenden varëse që mbajnë pamje të Muhamedit si dhe postera të Profetit që mund të shiten në qoshet e rrugëve.
Kjo është një mënyrë e thjeshtë e dokumentimit të tensionit dhe kundërshtimeve mes myslimanëve në lidhje me mënyrën më të mirë të ruajtjes së kujtimeve të Muhamedit. Ky libër është një mënyrë për të shprehur këto kujtime kontestuese të Muhamedit, të kuptueshëm për publikun e ndryshëm, atë mysliman dhe jo mysliman.
Përtej dyshimit, ky libër ka si qëllim të hetojë burimet më autentike dhe historike rreth Muhamedit, të tregojë pozitën e tij historikisht, të sigurojë detaje të rëndësishme mbi jetën e tij, shpalljen e Kur‘anit si dhe mësimet themelore të islamit. Krahas këtyre, ky vëllim synon të merret me kujtimet e Muhamedit si dhe të shqyrtojë se si Muhamedi është mbajtur mend, festuar dhe kontestuar nga ndjekësit e tij përmes shekujve.
Gjithashtu, libri kërkon të sigurojë një shpjegim se si Muhamedi është pritur në zemrat e komunitetit të tij si dhe si duhet të pritet sot dhe nesër. Pjesë e premisës sime në këtë vëllim është kjo se në qoftë se qëllimi ynë është të zhvillojmë një kuptim të rëndësisë së Muhamedit për myslimanët, atëherë duhet të kapemi një nga një pas tregimeve të jetës së tij dhe të vërejmë sesi myslimanët i kujtojnë dhe interpretojnë këto episode të rëndësishme.
Qasja jonë pastaj, luhatet mes ―Muhamedit historik‖ dhe "Muhamedit të nderit", për të evokuar dy ide nga Muhamedi. Unë do përshkruaj pjesët kryesore të jetës së Muhamedit dhe në çdoçështje do të ndaloj të reflektoj në mënyrën sesi myslimanët kanë parë këto ndodhi në mënyrat historike dhe spirituale kuptimplotë. Për shembull, le ti hedhim një vështrim historisë së lindjes së Muhamedit.