Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin

 

Siç e kemi parë, edhe rrëfimet kur‘anore rreth udhëtimit të Muhamedit (s.a.s) në parajsë janë të pasura, edhe pse eliptike. Këto ajete na ftojnë të merremi me ta duke përdorur forcën e imagjinatës. Dhe kjo është pikërisht ajo që myslimanët kanë bërë përgjatë shekujve, duke marrë këto fragmente kur‘anore dhe gërshetuar ata së bashku me mësimet e Profetit, komentimin e dijetarëve si dhe intuitën e brendshme të myslimanëve që reflektojnë mbi fjalën e Zotit. Shtresa e parë, si gjithnjë, vjen nga kujtesa e vetë Muhamedit (s.a.s), që është ruajtur në biografinë standarde të Profetit. Shtresat pasuese vijnë nga burimet e mëvonshme që tentojnë për të mbushur copëzat eliptike kur‘anore dhe për të krijuar kështu një narrativë më të plotë. Këtu do të analizojmë një narrativë të plotë dhe të vonë të lartësimit të Profetit. Përshkrimi i plotë i takimit të Muhamedit (s.a.s) me hyjnoren është thënë në versione pak të ndryshme në teza të ndryshme. Një ndër versionet më të qarta është versioni nga dijetari i shekullit të pesëmbëdhjetë al Suyuti, vepra al-La‟ali al-masnu‟ah e të cilit sqaron si më poshtë:

 

Atëherë, kur u dërgova në Natën e Udhëtimit tim tek [vendi i] Arshit dhe iu afrova atij, një rafraf (copë mëndafshi) i gjelbër u hodh mbi mua, diçka mjaft e bukur për t‟u përshkruar, ku Xhebraili u afrua dhe më uli në të. Më pas atij i duhej të largohej nga unë, duke vendosur duart mbi sytë e tij, i frikësuar se mund t‟i dëmtohej shikimi nga drita vezulluese e Arshit dhe filloi të qante me zë të lartë, duke i bërë tesbih, tehmid dhe tethnijeh [fjalë lavdërimi] Allahut. Me lejen e Allahut, në shenjë mëshire dhe përsosjeje të mirësisë së Tij mbi mua, rafrafi më dërgoi në [praninë e] Zotëruesit të Arshit, diçka tepër mahnitëse që gjuha ta tregojë apo imagjinata ta përfytyrojë. Shikimi im ishte i magjepsur prej tij, sa u frikësova se mos verbohesha. Prandaj i mbylla sytë, gjë që erdhi prej mirësisë së vet Allahut. Kur e mbulova kështu shikimin, Allahu ma lëvizi shikimin [nga sytë] tek zemra, kështu që nisa të shoh me zemër atë që kisha parë deri tani me sytë e mi.

 

 Ishte një dritë aq e shndritshme në vezullimin e saj, saqë dëshpërohem nga paaftësia për t‟ua përshkruar ndonjëherë atë që pashë nga madhështia e tij. Më pas iu luta Zotit tim të plotësonte mirësinë e Tij mbi mua duke më dhuruar nderin që të kem një vizion të palëkundur të Tij, në zemrën time. E bëri këtë gjë Zoti im dhe më dhuroi atë mirësi, ndaj unë e vështrova me zemrën time, derisa vizioni u bë i palëkundur dhe unë pata një vegim të qëndrueshëm të Tij.

 

Një aspekt kyç i kësaj narrative ka të bëjë me mënyrën si Xhebraili e merr Muhamedin (s.a.s) nga toka përmes shtresave të parajsës, por është i paaftë të hyjë në prezencën e drejtpërdrejtë hyjnore.

 

Atje intensiteti i dritës hyjnore dhe dashurisë është tepër i madh për Xhebrailin, i cili, sipas disa poetëve myslimanë të mëvonshëm, frikësohet se intensiteti i dashurisë hyjnore mund të djegë pendët e tij. Muhamedi i vetëm afrohet dhe hyn në prezencën hyjnore. Këtu është premtimi i plotë i asaj që do të thotë të jesh njeri: ne mund të ngjitemi në lartësi dhe në një nivel të intimitetit me Zotin që engjëjt nuk guxojnë ta provojnë. Ky është kthimi në origjinë- të transformohemi në vetë dritën e Zotit në thelbin e fitras sonë (natyrës primitive).

 

Vetëm drita mund të hyjë në dritë- vetëm ajo që vjen nga Zoti mund të hyjë në prezencën hyjnore. Miraxhi ilustron aftësinë mahnitëse të njerëzimit për të hyrë në këtë lidhje shpirtërore, këtë përvojë mistike me Zotin. Ashtu siç ngjitet Muhamedi, ashtu dëshiron të ngjitet edhe komuniteti i Muhamedit (s.a.s). Ashtu siç vete Muhamedi, ashtu shkon edhe komuniteti i tij.

 

 Mbrojtja e syve nga ana e Xhebrailit dhe mahnitja e Muhamedit (s.a.s) korrespondojnë në atë që disa dijetarë fetarë e kanë cilësuar misteri i jashtëzakonshëm. Ne e kemi parë të njëjtën gjë që ndodh në Bibël kur Ishija bërtet se është i padenjë të mbart hyjnoren.

 

Para se dikush të hyjë në prezencën e dashur të Zotit, duhet të ketë vetëdije ndaj cilësisë mahnitëse të Zotit (misterit të jashtëzakonshëm) si dhe cilësisë plotësuese të misterit magjepsës që tërheq dikë drejt dhe në hyjnoren. Pa cilësinë madhështore dhe magjepsëse të Zotit, hyjnorja nuk është asgjë më shumë se një Plak kozmik i Vitit të Ri. Me ato cilësi, kërcimi kozmik i madhështisë dhe intimitetit vazhdon.

 

Këto cilësi të dyfishta të hyjnores janë ata që myslimanët i kanë përmendur si cilësitë e Xhalal (madhështisë, lavdisë, forcës, fuqisë, frymëzimit) dhe Xhamal (bukurisë, mëshirës, dhembshurisë dhe butësisë). Çelësi, si gjithnjë është të mos braktiset xhalal (madhështia) apo xhamal (bukuria)- jo të lartësohet misteri i jashtëzakonshëm apo misteri magjepsës- por për më tepër të analizojmë dhe të harmonizojmë ato, për të arritur në atë që myslimanët e kanë quajtur kamal (përsosmëri).

 

Harmonia e xhalal dhe xhamal çon në kamal- një tjetër seri e fjalëve rimuese, rima e të cilave jehon në kuptim. Siç e kemi thënë më parë, për myslimanët qëllimi i krijimit të njeriut është që njerëzimi të reflektojë cilësitë hyjnore në këtë botë. Nëse Zoti është perfekt, atëherë ekziston një mënyrë që njerëzit të reflektojnë përsosmërinë e Zotit në këtë tokë.

 

Është kjo cilësi e përsosmërisë që më vonë mistikët do ta përmblidhnin si atributet e Insan al-Kamil (njeriut të përkryer dhe të plotësuar), ai i cili zotëron të gjitha kualitetet dhe atributet hyjnore. Dhe natyrisht, në traditën islamike vetë modeli i qenies së përkryer dhe të plotësuar njihet si Muhamedi. Ngjitja e Muhamedit (s.a.s) performon sërish këtë takim të përsosur dhe të kompletuar me hyjnoren. Ndërkohë që Kur‘ani ia lë imagjinatës takimin e Muhamedit (s.a.s) me Zotin, tradita biografike e nxjerr atë në pah.

 

Rrëfimi i miraxhit vazhdon të shtjellojë ajetet përkatëse të Kur‘anit. Ia vlen të përmendet se vetë fjala që nënkupton komentin, sharh, fjalë për fjalë do të thotë "të hap." Këto tradita komentuese janë parë si hapëse të kuptimeve të brendshme të shkrimeve të shenjta:

 

“Ja ku ishte Ai, me mbulesën që ishte hequr prej Tij, i ulur në Arshin e Tij, në dinjitetin e Tij, fuqinë e Tij, lavdinë e Tij, lartmadhërinë e Tij, por për më tepër nuk më lejohet t‟ua përshkruaj Atë juve. I lavdëruar qoftë Ai! Sa madhështor që është! Sa bujare janë veprat e Tij! Sa e lartësuar është pozita e Tij! Sa e shkëlqyer është drita e Tij! Pastaj, Ai e uli disi dinjitetin e Tij për mua dhe më afroi pranë Vetes, siç ka thënë në Librin e Tij, duke ju treguar se si do të vepronte me mua dhe si do të më nderonte: Me një fuqi të madhe, Ai u ngrit ndërkohë që ishte në pikën më të lartë të horizontit. Pastaj u lëshua dhe u afrua e ishte afër sa dy harqe, apo edhe më afër.” (Kur‘an 53:5-9).  

 

Kjo do të thotë se kur Ai u përkul në drejtimin tim, më afroi pranë Vetes sa largësia mes dy skajeve të harkut, jo madje, më afër se largësia midis bigëzimit të harkut dhe skajeve të tij të lakuara. “Dhe atëherë i shpalli robit të Tij atë që i shpalli” (Kur‘an 53:10), d.m.th. ato çështje të cilat Ai kishte vendosur të më urdhëronte mua.9

 

Në këtë rrëfim të ngjitjes, narrativa ka identifikuar tashmë "një nga fuqitë e mëdha" direkt me Zotin. Ja një disavantazh i mundshëm i këtyre rrëfimeve që zgjeron paqartësinë dhe nuancën e Kur‘anit: disa nga mundësitë duhet të mënjanohen që në këtë mënyrë të qartësohen mundësitë e tjera. Megjithëse, këto tekste në përgjithësi nuk kanë si synim të anashkalojnë mundësitë e tjera; në vend të kësaj, secili ofron një pikëpamje të mundshme. Ky rrëfim vazhdon të regjistrojë detaje të tjera edhe më të mahnitshme të takimit më personal të Muhamedit (s.a.s) me Zotin:

 

Atëherë, kur Ai - i lavdëruar qoftë - e uli madhështinë e Tij për mua, Ai vendosi njërën nga duart e Tij mes shpatullave të mia dhe unë ndjeva ftohtësinë e majave të gishtave të Tij për pak çaste në zemrën time dhe ndërkaq përjetova një kënaqësi të tillë, një parfum aq kundërmues, një freski aq të këndshme, një ndjenjë të tillë nderimi në [të lejuarit e] vizionin e Tij, saqë të gjitha tmerret e mia u shuan dhe frikërat u larguan tutje, dhe kështu zemra mu qetësua. Atëherë u mbusha me gëzim, sytë mu rifreskuan e më përshkoi një kënaqësi dhe lumturi e tillë, saqë fillova të përkulem dhe të lëkundem majtas e djathtas - si ai që zhytet në dremitje. Me të vërtetë, më dukej sikur gjithkush në qiell e në tokë kishte vdekur, kur nuk dëgjova asnjë zë engjëjsh gjatë vizionit të Zotit tim nuk pashë madje as një trup të errët. Zoti im më la atje për sa kohë që dëshiroi, pastaj më solli në vete dhe ishte sikur të kisha fjetur e të isha zgjuar. Mendja më erdhi dhe isha i qetë, duke e kuptuar se ku ndodhesha dhe si po shijoja nderin e jashtëzakonshëm e po përfitoja parapëlqim të sigurtë.

 

Freskia dhe gëzimi në zemrën e tij që Muhamedi përshkruan gjatë takimit me Zotin- të kujtojmë se në arabisht freskia e zemrës dhe syve paraqesin gëzimin maksimal, ndërkohë që në anglisht flitet për "ngrohtësinë" e zemrës- mishëron ekstazinë dhe lumturinë shpirtërore. Mistikët e mëvonshëm që u morën me përvojat intensive shpirtërore përmendin madje edhe vetë valëzimet e tyre sipas lëvizjeve të Muhamedit (s.a.s). Sa për veten, Muhamedi përmbledh këtë "kohë‖"me Zotin duke thënë: "Në të vërtetë kam një moment (waqt) me Zotin tim." Vini re se ai nuk thotë "kisha" një çast me Zotin tim, por për më tepër, "kam" një moment. Ky takim me Zotin- ky moment- shndërrohet në një lidhje që asnjëherë nuk zhduket tërësisht. Muhamedi rikthehet tek çasti (uakt), dhe po ashtu rikthehen edhe mistikët e mëvonshëm të islamit, të cilët identifikojnë veten e tyre si Ibn al-Uakt, Bijtë e Momentit. Të gjithë shtigjet mistike flasin në lidhje me nevojën për të ―jetuar momentin‖- që do të thotë, të mos prekesh nga vuajtjet e të shkuarës si dhe të qëndrosh i qetë ndaj shqetësimeve dhe shpresave të së ardhmes. Për mistikët Muhamedanë, një synim i rrugës shpirtërore është të jesh me Zotin këtu dhe tani- në këtë moment, siç thonë vetë ata, kur fryma ka hyrë në kraharor dhe nuk ka dal akoma.

 

 

  • Hyrje
  • “Problemi Muhamedan”
  • Fantazmat e polemikave mesjetare
  • Polemikat ndaj Muhamedit sot
  • Burimet rreth jetës së Profetit
  • Muhamedi Profeti Biblik
  • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
  • Muhamedi i kujt?
  • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
  • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
  • KAPITULLI I PARË
  • KAPITULLI I DYTË
  • KAPITULLI I TRETË
    • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
    • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
    • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
    • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
    • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
    • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
    • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
    • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
    • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
    • Kthimi tek njerëzimi
  • KAPITULLI I KATËRT
  • KAPITULLI I PESTË
  • KAPITULLI I GJASHTË

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top