Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)

 

Madje edhe detajet më të vogla të ngjitjes së Muhamedit (s.a.s) do të imitohen nga këto Bijtë e Momentit të cilët ndoqën rrugën e mirësisë së Muhamedit (s.a.s). Njëri ndër detajet e fundit të ngjitjes së Muhamedit (s.a.s) të përmendur në Kur‘an është se “Shikimi i tij as nuk u lëkund e as nuk u tremb. Me të vërtetë ai pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet” (Kur‘an 53:17 18). Këtu Muhamedi zbulohet si një qenie e pjekur spirituale, sytë e zemrës së të cilit mund të shikojnë Zotin dhe kthehen tutje e as nuk hutohen nga mrekullia e momentit. Ashtu sic myslimanët përgjatë shekujve kanë imituar Muhamedin (s.a.s) në jetët e tyre spirituale, kjo cilësi është një që ata janë përpjekur ta kopjojnë dhe ta përsërisin. Që kur Muhamedi u ngjit në parajsë, një grup i zgjedhur i qenieve të shenjta, që njihen në traditën islame si miqtë e Zotit (Aulija), kanë pasur gjithashtu përvoja spirituale të ngjitjes. Një ndër miqtë e hershëm të Zotit, fama e të cilit ka udhëtuar përmes shekujve ishte Bajazid (Ebu Jazid) Bistami, mistiku mysliman i shekullit të nëntë nga Persia. Bajazidi ishte ndër të parët që formuloi eksperiencën e tij spirituale të ngjitjes pas Muhamedit (s.a.s) dhe përshkroi historinë e tij si një ndër historitë e asgjësimit të vetë-egos së vet në Zot, me qëndrueshmërinë e vetëm të asaj që është Zoti. Duke përsëritur kozmologjinë e përbashkët të kohës së tij, Bajazidi përshkruan të jetë ngjitur mes shtatë shtresave të parajsës. Në çdo shtresë të parajsës, ai takohet me një profet apo figurë engjëllore të ndryshme në kozmosin islam të populluar spiritualisht. Secili jashtëzakonisht i bukur, këta engjëj i ofrojnë mikut të Zotit (uali) "dhurata të çdo lloji" dhe "sundim mbi çdo parajsë." Dhe kështu duke ndjekur gjurmët e Muhamedit (s.a.s), Bajazidi mohon këto oferta duke thënë: "o i dashuri im, synimi im është tjetër nga çka ju po më tregoni mua." Bajazidi ngjitet ashtu siç u ngjit Muhamedi, në gjurmët e Profetit, derisa ai arrin tek Zoti, i cili i drejtohet atij, ashtu siç i ishte drejtuar Muhamedit (s.a.s):

 

Pranë meje, pranë meje!

O i zgjedhuri im,

Afrohu pranë meje, 

Dhe vështro fushat e madhështisë sime dhe sferat e shkëlqimit tim

Ulu mbi qilimin e shenjtërisë sime...

Ti je i zgjedhuri im, I dashuri im...

 

Madje edhe përgjigja e Bajazidit është e njëjtë me atë të Muhamedit (s.a.s): "kur dëgjova atë, më dukej sikur po shkihesha i tëri. Atëherë, ai më dha një pije nga burimi i mëshirës me kupën e intimitetit."

 

Duke pohuar lidhjen me Profetin, në frazën e fundit Bajazidi është pritur nga shpirti i çdo profeti, në veçanti nga ai i Muhamedit (s.a.s), i cili e pret atë, e mirëpret dhe e bekon të shenjtin i cili ka ndjekur hap pas hapi gjurmët e tij për të arritur Allahun. Ky është një ndër aspektet unike të spiritualitetit islamik: një kombinim i ftesës për të ndjekur gjurmët e Muhamedit (s.a.s) me domosdoshmërinë e ngjitjes për të takuar direkt Zotin. Në mënyrë paradoksale, ndjekja e gjurmëve të Muhamedit (s.a.s) është ajo që mund të çojë secilin të ketë një takim të menjëhershëm dhe të pa ndërmjetësuar me hyjnoren.

 

 Le të kthehemi për herë të fundit tek vetë narrativa e Muhamedit (s.a.s), siç është treguar në biografitë e mëvonshme. Disa flasin për një bisedë mes Zotit dhe Muhamedit (s.a.s) rreth "gradave "dhe "përsosmërisë‖ spirituale. Zoti zbulon se grada e zhvillimit spiritual të secilit është një reflektim sipas mënyrës sesi kryen ritet fetare, si namazin dhe abdesin, edhe në kohë të vështirësive. Në artikulimin e plotë të traditës islamike, dimensionet ligjore dhe spirituale gjithnjë ekzistojnë krah për krah, si dy flatra të krijesës engjëllore që shoqëroi Profetin në praninë e Zotit. Ritet fetare nuk karakterizohen si akte të pavëmendshme dhe të përsëritura, siç kanë pohuar kritikët modernë të fesë, por më tepër si vetë substanca dhe struktura që kërkon një rrugë spirituale.

 

Përsa i përket "përsosmërisë" që Zoti i zbulon Muhamedit (s.a.s), ka te bëjë më tepër me aktet e rëndësishme shoqërore të tilla si të ushqyerit e të uriturit dhe përhapja e paqes. Madje edhe në momentet madhështore të eksperiencës më të madhe mistike, shqetësimi për drejtësinë sociale nuk zhduket asnjëherë. Vargjet përfundimtare të narratives së Miraxhit vendosin Muhamedin (s.a.s) në kontekstin e zinxhirit profetik të lajmëtarëve dhe tregojnë hollësisht begatitë që Zoti do t‘i dhurojë komunitetit të Muhamedit (s.a.s):

 

Asnjëherë nuk kam dëgjuar gjë më të ëmbël ose më të këndshme se tingulli melodioz i zërit të Tij. Aq e mrekullueshme ishte ëmbëlsia e zërit të Tij melodioz, saqë më dha zemër dhe kështu i fola Atij për nevojën time: “O Zot, Ti e zgjodhe Ibrahimin për mik, I fole Musait drejtpërdrejt, E ngrite Idrizin në pozitë të lartë, I dhe Sulejmanit një mbretëri, që askush pas tij nuk të mund ta arrijë dhe Davudit i dhe Psalmet.

Çfarë ka atëherë për mua, o Zot?” Ai u përgjigj: “O Muhammed, Unë të zgjedh ty për mik siç zgjodha Ibrahimin. Po flas me ty ballë për ballë siç i fola Musait. Po të jap Fatihanë [suren e parë të Kur‟anit] dhe vargjet përmbyllëse të el-Bekaresë [Kur‟an 2:284-286], të cilat janë të dyja prej thesareve të Arshit Tim dhe të cilat nuk ia kam dhënë asnjë profeti para teje. Po të dërgoj ty si profet për njerëzit e bardhë të tokës dhe njerëzit e zinj dhe njerëzit e kuq, për xhinnët dhe njerëzit në të, ndonëse përpara teje nuk kam dërguar kurrë ndonjë profet për të gjithë ata.” Pas premtimit të suksesit të komunitetit të Muhamedit (s.a.s) në Tokë, Zoti dërgon poshtë një premtim për të lartësuar famën e Muhamedit (s.a.s), " deri në atë shkallë sa të ta bashkoj me emrin Tim, kështu që asnjë prej rregullave të fesë Sime nuk do të përmendet kurrë pa u përmendur edhe ti me Mua."

 

 

Dhe kështu ka mbetur i bashkuar emri i Muhamedit (s.a.s) me emrin e Allahut për 1400 vite. Myslimanët në shumicën e nderimeve që i japin profetit, e lidhin emrin e tij me emrin e Allahut: Muhamedi është i Dërguari i Allahut (Rasul Allah), Profeti i Zotit (Nabi Allah), i Dashuri i Allahut (Habib Allah), shërbëtori i Zotit (‗Abd Allah), ndërmjetësuesi para Allahut (Shafi‟ Allah) dhe kështu me radhë. Myslimanët shpesh përshkruhen si pranues të Shahadatayn- dy dëshmive, dy shahadas- që dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut Një dhe se Muhamedi është i dërguari i Zotit. Me fjalë të tjera, islami nuk lidhet vetëm me ekzistencën e Zotit absolut (la ilaha illah Allah), por gjithashtu ka të bëjë edhe me faktin që ky Zot lidhet me njerëzimin përmes dërgimit të profetëve (Muhammadun Rasul Allah). Ashtu siç deklarata la ilaha illah Allah është shumë më tepër se një monoteizëm i thjeshtë; duke iu referuar edhe Teuhidit (njëshmërisë, unitetit) në të gjitha ngjyresat e saj teologjike dhe mistike, ideja e Muhammadun Rasul Allah përfshin të gjithë mënyrat në të cilat Muhamedi, si mishërimi i njeriut të përkryer, vetë është i lidhur me Allahun dhe nga ana tjetër lidh njerëzimin me Allahun.

 

 

  • Hyrje
  • “Problemi Muhamedan”
  • Fantazmat e polemikave mesjetare
  • Polemikat ndaj Muhamedit sot
  • Burimet rreth jetës së Profetit
  • Muhamedi Profeti Biblik
  • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
  • Muhamedi i kujt?
  • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
  • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
  • KAPITULLI I PARË
  • KAPITULLI I DYTË
  • KAPITULLI I TRETË
    • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
    • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
    • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
    • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
    • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
    • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
    • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
    • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
    • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
    • Kthimi tek njerëzimi
  • KAPITULLI I KATËRT
  • KAPITULLI I PESTË
  • KAPITULLI I GJASHTË

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top