Rrëfimi fillon në një mënyrë mjaft të zakonshme. Muhamedi kishte vajtur në Qabe për të kryer namazin e natës. Ai e admironte vetminë dhe natyrën paqësore të Qabes në orët e vona dhe shpesh e përdorte si një vend për strehim shpirtëror. Këtë natë, ai do të vizitohej nga engjëlli Xhebrail, i cili do e shoqëronte atë në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm. Ky udhëtim nuk do e drejtonte atë direkt "në parajsë" nga Meka, por si fillim do e çonte në Jeruzalem. Kështu, para ngjitjes direkte në qiell (miraxhit) nga Jerusalemi në parajsë, si fillim është udhëtimi i natës (isra) që çon Muhamedin (s.a.s) nga Meka në Jerusalem.
Isra thekson zbulesat e përbashkëta të Muhamedit (s.a.s), Isait dhe Musait dhe më pas përsërit shenjtërinë e të gjithë besimeve abrahamike. Jerusalemi fillimisht ka shërbyer si drejtimi i lutjeve për myslimanët, para vendimit për të ndryshuar atë tek Meka. Zgjedhja e Jerusalemit si vend fillestar dhe drejtimi i fundit para Mekës tregon origjinën e përbashkët të islamit si pjesë e familjes abrahamike si dhe veçantinë e islamit. Isra është përmendur në Kur‘an në rrëfimet e mëposhtme:
“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej vendit më të shenjtë të lutjeve (Mesxhidi Haramit) gjer në vendin më të largët të lutjeve (Mesxhidi Aksa), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona.” (Kur‘an 17:1)
―Vendi i shenjtë i lutjeve‖ (masjid al-Haram) është përreth Qabes, ndërsa ―vendi më i largët i lutjeve‖ (masjid al-Aqsa) është i njohur si Mesxhidi Aksa, e cila sot ndodhet ngjitur me kupolën e shkëmbit në Jerusalem. Ky rrëfim lidh Mekën, qytetin e Qabes, të themeluar nga Ibrahimi dhe rindërtuar nga Muhamedi, deri në Jerusalem, qytetin biblikë të mbretit Sulejman.
Gjatë kohës së Muhamedit (s.a.s), tempulli i Sulejmanit në Jerusalem kishte kohë që ishte shkatërruar. Palestina ka kaluar dorë më dorë duke filluar nga persët, dinastia Ptolemaike, perandoria Seleucide, romakët si dhe bizantinet kanë pushtuar me radhë tokët e Palestinës. Në këtë moment të historisë, shumica e çifutëve ishin dëbuar nga Palestina.
Jerusalemi luajti një rol qendror spiritual në jetën religjioze të fesë çifutë, megjithëse shumica e çifutëve në mënyrë politike dhe kulturore ishin shkrirë në kulturat e tyre lokale jashtë Palestinës. Jerusalemi dhe zonat përreth, sigurisht, do të ishin të shenjta për çifutët dhe të krishterët dhe plani i Zotit në transportimin e Muhamedit (s.a.s) nga Meka në parajsë përmes Jerusalemit ishte të lidhte përjetësisht myslimanët me trashëgiminë biblike. Për mirë apo për keq, fati spiritual i myslimanëve, çifutëve dhe të krishterëve do të lidhej në një vend të vogël të botës- një vend në madhësi të Rhode Island.
Udhëtimi nga Qabja në Jerusalem u bë një ndër udhëtimet e preferuara të artistëve myslimanë, të cilët shpesh përshkruanin Muhamedin (s.a.s) hipur në një që mund të përshkruhet si engjëll kalë (Burak). Disa nga miniaturat e jashtëzakonshme madje e pikturojnë edhe fytyrën e Profetit.
Më të përhapurat janë versionet në të cilat fytyra e tij dhe e tërë pamja janë të përfshirë nga një aureolë drite dhe flake. Ne e përmendëm edhe në kapitullin e mëparshëm se myslimanët nuk lejojnë imazhe të gdhendura të shfaqen në vendet e adhurimit. Në shumë vende të botës, si Persi, Turqi, Azinë Qendrore dhe Indi prodhimi i miniaturave që përshkruajnë këto ngjarje të shenjta kanë qenë gjithnjë një art i çmuar elegant.
Sipas biografisë së Muhamedit (s.a.s) të Ibn Is‘hak, kur Muhamedi u dërgua në Jerusalem, ai u bashkua me Ibrahimin, Musain, Isain dhe profetët e tjerë. Ky nuk ishte asgjë më pak se një ribashkim i profetëve monoteistë. Profetët u bashkuan të gjithë në lutje, duke pohuar sërish se, nga pikëpamja islamike, të gjitha traditat profetike janë një dhe të gjitha vijnë nga një.
Muhamedi, në pozitën e tij si Vula e Profetëve, drejtoi profetët e tjerë në namaz, në rolin e Imamit (udhëheqësit të namazit). Pasi u takua me profetët gjatë takimit në Jerusalem ashtu siç secili ishte shfaqur në tokë- megjithëse jo në format e tyre tokësore por më tepër në realitetin e tyre spiritual dhe kozmik- Muhamedi filloi fazën tjetër të udhëtimit të tij: hap pas hapi ngjitjen në parajsë, fillimin e Miraxhit të vërtetë. Pasi takoi dhe fali namazin me profetët në Jerusalem, Muhamedi sërish përjetoi një ndjenje profetike të miqësisë kur ai vizitoi profetët e ndryshëm në secilën pjesë të parajsës. Në antikitet shumë persona besonin se qiejt përbëhen nga shtatë shtresa dhe se toka në të cilën ne jetojmë zë vend në shtresën nën atë të hënës. Gjatë ngjitjes nga toka, Muhamedi u ngjit shtresë më shtresë të parajsës: Ademi ishte në shtresën e parë të parajsës, duke përshëndetur shpirtrat e njerëzimit. Jezusi (Isai) dhe Xhon Pagëzori ishin në shtresën e dytë të parajsës. Në të tretën, Muhamedi takoi Jusufin, i cili është përshkruar si një burrë shumë i pashëm, fytyra e të cilit ishte si hëna e plotë. Në nivelin e katërt ishte Idrizi (Enoku), dhe në të pestin Haruni. Musai ishte në sferën e gjashtë të parajsës, dhe në të shtatën, para portës së parajsës ishte Ibrahimi. Duke nënvizuar lidhjen me Ibrahimin, Muhamedi tha: "Nuk kam parë kurrë një njeri më shumë se vetja ime. Ky ishte babi im Ibrahimi."
Ne kemi parë pamje të Muhamedit (s.a.s) duke përsëritur monoteizmin e sjell nga Ibrahimi; në parajsë Muhamedi erdhi ballë për ballë me paraardhësin e tij spiritual- dhe gjenealogjikë. Siç do e shikojmë edhe në kapitullin tjetër, myslimanët shpesh do të lidhin Muhamedin (s.a.s) dhe Ibrahimin, duke dërguar paqe në mënyrë të devotshme për të dy.