Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?

 

Duke shqyrtuar dy brezat e trazuar pas periudhës së Muhamedit (s.a.s) që panë se ngjarjet formuese do të çonin në krijimin e një identiteti islamik të ndarë suni dhe shia, le t‘i rikthehemi edhe një herë tjetër kësaj çështjeje sesi myslimanët e kuptojnë themelimin e ndarjeve të këtyre sekteve në islam pas Muhamedit (s.a.s) dhe vdekjes së Huseinit.

 

 Ndryshe nga tradita e krishterë, e cila pa shkëputjen e traditës protestante nga tradita ekzistuese katolike (dhe ortodokse), apo njëlloj si tradita hebrenje, e cila shikoi krijimin e traditave reformuese dhe konservatore nga zemra e traditës ortodokse, në islam traditat sunite dhe shiite u shfaqën njëkohësisht. Me fjalë të tjera, pavarësisht lidhjes së shpeshtë të ―tradicionales‖ me interpretimet sunite të islamit, është një gabim të identifikohet doktrina islamike në një mënyrë ekskluzive me traditën sunite apo shiite. Padyshim, ka zëra të veçantë në të dy anët që pëlqejnë të zotërojnë të gjithë tradicionalitetin për veten e tyre dhe të shikojnë të tjerët jashtë grupit. Megjithatë, sipas një perspektive historike, është e rëndësishme të pohojmë se doktrina e plotë sunite dhe doktrina e plotë shiite janë formuar pak a shumë njëkohësisht.

 

Të dy këto tradita arritën të përfitojnë nga mirësia e shpalljes së Kur‘anit dhe qenia spirituale e Profetit. Pavarësisht se njëra mund të privilegjojë trashëgiminë e haditheve të Profetit dhe tjetra trashëgiminë e Ehlul Bejtit të të Dërguarit, të dy traditat paraqesin kuptimet e doktrinës së islamit që, nëse ndiqet siç duhet, mund dhe në fakt udhëheq njerëzimin drejt hyjnores. Dhe kjo, nëpërmjet islamit apo nëpërmjet ndonjë tradite teiste tjetër, është dhe ka qenë gjithnjë detyra e fesë- të jetë një rrugë që të udhëheq drejt shtëpisë qiellore, vendit që është njëkohësisht origjina dhe destinacioni ynë.

 

Të dy traditat e mëvonshme sunite dhe shiite përmbajnë një diversitet të brendshëm të thellë dhe me siguri secili mund të gjejë fijen e përbashkët që qëndron më afër me njëra-tjetrën sesa në pikëpamje të tjera në secilën shkollë. Por, ende secila paraqet një botëkuptim themelor të rëndësishëm. Brenda islamit, këto dallime ndoshta nuk janë një çështje e të vërtetës absolute apo të gabuarës, apo që një shkollë përmban të gjithë të vërtetën, por për më tepër është një kujtesë se realiteti i ekzistencës është shumë i madh për tu përfshirë i gjithë nga një pikëpamje apo shkollë e besimit. Këtu mund të na vijë ndër mend tregimi, shumë i dashur për myslimanët (indianët, budistët dhe të tjerët), i elefantit që endet në qytetin e të verbërve. Qytetarët e qytetit iu afruan krijesës, duke u përpjekur ta identifikojnë atë nëpërmjet ndjenjave.

 

Secili person ndjeu një pjesë të elefantit dhe u përpoqën ta kombinonin atë që ndjenë me atë që ata vetë dinin. Ai i cili e ndjeu barkun mendoi se krijesa ishte e ashpër si një çilim leshi, ai që ndjeu lëkurën mendoi se ishte e butë, ai që ndjeu bishtin e imagjinoi atë si gjarpër dhe ai që preku këmbët e mendoi atë si një shtyllë të madhe.

 

Në të vërtetë, tërësia e tejkalonte secilën pikëpamje që dikush mund të arrinte. Të gjithë eksperiencat rreth elefantit ishin të vlefshme, por askush nuk arriti të paraqiste një pamje të plotë.

 

Po kështu ndodh edhe me islamin, kur tërësia tejkalon theksin kryesor në secilën traditë. Tradita sunite thekson nocionet e rendit publik dhe sundimin e ligjit. Rebelimi si gjithnjë shikohet me njëfarë dyshimi, siç shkelja e ligjit mund të çojë lehtë në kaos dhe çrregullim, që nga ana tjetër vërehet shpesh si një hapje e terrenit për herezi.

 

Po kështu, sunitë rrënjësisht besojnë se historia, veçanërisht historia e shenjtë, pak a shumë shpaloset sipas vullnetit të Zotit. Tek-tuk mund të jetë ndonjë mister, por diçka aq thelbësore sa vazhdimësia e të Dërguarit të fundit të Allahut konsiderohet aq e dashur dhe aq e shtrenjtë saqë mund të ketë shkuar plotësisht mbrapsht.

 

Në traditën shiite, nga ana tjetër, theksi vihet krejtësisht në drejtësi dhe në nevojën kozmike për të qëndruar për drejtësi, madje edhe nëse është e nevojshme të ngrihen kundër vetë besimit të tyre njëfetar, kundër vetë komunitetit të tyre. Në këtë traditë, ka diçka shpenguese rreth vetë procesit të ngritjes kundër padrejtësisë, edhe nëse dikush nuk arrin sukses të menjëhershëm. Kur‘ani u rikujton myslimanëve se e Vërteta ka ardhur, dhe gënjeshtra është në të vërtetë e destinuar të zhduket.

 

Të gjithë traditat me një mesazh emancipues kundërshtojnë padrejtësinë dhe tiraninë, madje edhe kur ata nuk mbajnë ndonjë fuqi politike. Vetë akti i rezistencës është shpengues. Ashtu si ata që kanë luftuar kundër padrejtësisë na përkujtojnë se, "asnjë gënjeshtër nuk mund të zgjasë përgjithmonë." Shiitët myslimanë të Azisë Jugore e kanë përmbledhur bukur rëndësinë e martirizimit të Imam Huseinit:

 

Masakra e Huseinit në të vërtetë është vdekja e Jezidit.

Islami ringjallet pas çdo Qerbelaje. 

 

Për këto myslimanë, Qerbelaja nuk është një ngjarje e një periudhe historike, por është një ngjarje spirituale që bën jehonë këtu dhe tani. Po kështu, islami nuk është një rrjedhë konstante, por një baticë-zbaticë spirituale dhe ka nevojë për rigjallërim të rastit. Myslimanët suni dhe shia janë përpjekur të trokasin lehtë në forcat e fuqishme ri-gjeneruese për të ringjallur islamin në çdo gjeneratë.

 

Myslimanët suni kanë arritur këtë gjë duke mbajtur lart trashëgiminë e Profetit siç është përcjell besnikërisht nga shokët e Muhamedit (s.a.s). Për myslimanët shia, përpjekja ka qenë mbi të gjitha për të mbajtur gjallë kujtimin e Muhamedit (s.a.s) duke lidhur veten pas Profetit nëpërmjet familjes së të Dërguarit. Në kapitullin e ardhshëm, ne do të shqyrtojmë disa nga mënyrat në të cilat përkushtimi ndaj Profetit ka lejuar myslimanët të vazhdojnë t‘i bashkëngjiten mëshirës së Muhamedit (s.a.s).

 

 

  • Hyrje
  • “Problemi Muhamedan”
  • Fantazmat e polemikave mesjetare
  • Polemikat ndaj Muhamedit sot
  • Burimet rreth jetës së Profetit
  • Muhamedi Profeti Biblik
  • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
  • Muhamedi i kujt?
  • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
  • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
  • KAPITULLI I PARË
  • KAPITULLI I DYTË
  • KAPITULLI I TRETË
  • KAPITULLI I KATËRT
  • KAPITULLI I PESTË
    • Jeta pas Profetit
    • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
    • Vdekja e Profetit
    • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
    • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
    • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
    • Nga Aliu tek Huseini
    • Përkujtimi i Huseinit
    • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
    • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
    • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
  • KAPITULLI I GJASHTË

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top