Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike

 

Muhamedi duhej të merrej me realitetin e shumë feve, audiencën multietnike. Ndërkohë që shumica e polemikave të Kur‘anit ishte kundër politeistëve arabë para islamik, Arabia ishte foleja e një grupi të shpërndarë të të krishterëve dhe çifutëve, të cilët gjithashtu formonin një pjesë të matricës fetare të kësaj shoqërie komplekse. Siç do të shohim në vazhdim, prezenca e çifutëve dhe e krishterëve luajti një rol të rëndësishëm në rritjen e nivelit të njohjes me rrëfimet biblike në Arabi. Të krishterët e Lindjes së Mesme në këtë periudhë ishin të përçarë në vetvete, të cilët përbëheshin nga ortodoksët grek, monofizitët egjiptianë dhe abisinian, nestorianët persianë etj.

 

Krishterimi në këtë epokë u nda në dysh nga tensionet teologjiko politike të cilat shpesh ishin artikuluar në pikëpamjet konkurruese të natyrës së Krishtit- nëse ai kishte një natyrë që ishte njëkohësisht hyjnore dhe njerëzore (doktrina Monofizite), apo nëse kishte një natyrë të veçantë njerëzore dhe një tjetër hyjnore (mendimi Nestorian). Megjithëse pikëpamja Nestoriane ishte disi e ngjashme me atë që u bë rrjedha përfundimtare e doktrinës së krishterë, Nestorianët nuk pranuan nocionin e ―bashkimit hipostatik‖ të hyjnores dhe njerëzores tek Krishti. Sa të lodhshëm dhe të kapur pas vogëlsirave na duken disa nga këto debate sot, por ato ishin të vërtetë në shekullin e shtatë duke krijuar kështu një përçarje të hidhur të krishterimit. Mendimi Nestorian u refuzua nga Këshilli i parë i Efesit në vitin 431 të e.s dhe më vonë në vitin 451 të e.s pikëpamjet Monofizite pësuan të njëjtin fat në Këshillin e Kaqedonit.

 

Për të miratuar një pikëpamje të veçantë të këtyre përçarjeve teologjike gjithashtu nënkuptonte të anojmë në njërën anë të gjuhës, politikës dhe përçarjeve fetare. Ortodoksët e krishterë, të cilët ishin në një pozitë të privilegjit politik dhe teologjik, me hidhërim kanë përndjekur njëfetarët e tyre të cilët pajtoheshin me pikëpamjet alternative teologjike. Këto ndasi mes sekteve të krishtera si dhe persekutimi i opinioneve minorene bënë që një pjesë e madhe e të krishterëve në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut të mirëpresin thirrjen e islamit bashkë me zgjerimin e ushtrive arabe. Është e rëndësishme të theksohet se islami u përhap fillimisht në shumë rajone të tilla si Siria, Levanti dhe Persia, të cilët ishin të dominuar nga këto minoritete të persekutuara kristiane.

 

Pushtimi përfundimtar arab që themeloi perandorinë islamike në Lindjen e Mesme të sotme dhe Afrikën e Veriut ishte me siguri një kombinim i pushtimit ushtarak dhe migrimeve fisnore, pra elementi i pushtimit nuk duhet minimizuar. Por as nuk duhet anashkaluar fakti se shumë komunitete të krishtera që kanë qenë të persekutuar nga të krishterët e tjerë, mirëpritën kushtet më të favorshme të ofruara  nga pushtuesit e tyre mysliman, të cilët dukeshin po aq të interesuar në themelimin e një perandorie sa edhe në tatimin e popullsisë sikur të ishin konvertuar plotësisht.

 

Në fakt, në shumë zona zgjati deri në treqind vite konvertimi i vetëm gjysmës së popullsisë në fenë islame. Me fjalë të tjera, miti i konvertimit me forcë në islam nëpërmjet shpatës është vetëm: një mit. Është me e saktë të themi që historikisht perandoria arabe ishte themeluar nëpërmjet shpatës, por konvertimi i njerëzve në islam ka qenë gradual, proces shekullor. 

 

Fiset arabe të krishtera afër perandorisë Bizantine, të tilla si fisi Ghasan, ishin nga pikëpamja kulturore nën ndikimin e kësaj zone dhe të regjistruar nën pikëpamjet Monofizite të Krishtit. Al Hira, krahina persiane e pavarur, ndoqi pikëpamjen konkurruese të Nestorianëve. Me fjalë të tjera, krishterimi ishte tashmë i njohur dhe praktikohej në mesin e shumë fiseve në Arabi. Më e rëndësishme për rrëfimet islamike ishte kisha e themeluar shumë kohë më parë në Abisini (Etiopinë moderne), e udhëhequr nga Nexhashiu.

 

Siç e kemi parë edhe në faqet e para të kapitullit, ka qenë mbrojtja e mbretit të krishterë në Abisini që çoi në mbijetesën e komunitetit të sapolindur mysliman. Një tjetër lidhje me Abisinian ishte nëpërmjet ish skllavit të zi Bilal, i cili u bë një nga shokët më të ngushtë të Muhamedit (s.a.s) dhe fitoi nderin e shërbimit si myezini i parë (Mu‟adh dhin), personi i cili thërret ezanin për lutje. Bilali ishte thuthuq, por Muhamedi e pëlqente shumë zërin e tij të ëmbël dhe melodioz dhe shpesh i thoshte atij na fresko, o Bilal,me thirrjen për lutje.

 

Muslimanët mbajnë gjallë kujtimin e pak personave të krishterë në Mekë. Ndryshe nga çifutët, identiteti i të cilëve ishte shpesh fisnor, të krishterët në Hixhaz (rajon në Arabi që përbën Mekën dhe Medinën) zakonisht përshkruhen në burime si individë të izoluar. Dy prej tyre mendohet të kenë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e Muhamedit (s.a.s).

 

Njëri prej tyre ishte një murg sirian i quajtur Bahira. Kur Muhamedi ishte djalë i ri, xhaxhai i tij, Ebu Talibi e mori me vete në një udhëtim në Siri. Atje karvani udhëtoi drejt një të krishteri të vetmuar, ku studimet e tij mbi shkrimet e lashta kishin udhëhequr atë të priste një profet të ri i cili do të dërgohej nga Zoti për arabët. Kur pa afrimin e karvanit, ai ndjeu praninë e një shpirti të jashtëzakonshëm në mesin e udhëtarëve dhe i ftoi ata për ushqim. Udhëtarët e lanë Muhamedin (s.a.s), një djalë të thjeshtë dymbëdhjetë vjeçar, prapa të kujdesej për bagazhet.

 

Bahira, duke qenë se në mesin e të rriturve nuk ndjeu asnjë lidhje me përshkrimin që kishte lexuar, kërkoi që Muhamedin (s.a.s) ta sillnin brenda pranë tij. Atëherë, murgu i devotshëm filloi të angazhojë djalin e ri, i cili nuk ishte ende një profet, apo Profeti, në një bisedë në lidhje me zakonet e tij. Ai madje kërkoi të shqyrtojë edhe fytyrën dhe trupin e djalit, ku- siç e përmend tradita, mes shpatullave të tij- Bahira gjeti shenjën e vulës së profetëve mbi të cilën ai kishte lexuar në tekstet e krishtera. Ai ia besoi Muhamedin (s.a.s) xhaxhait të tij dhe i kërkoi Ebu Talibit të kujdesej për djaloshin e ri si dhe ta mbrojë nga armiqtë e tij. 

 

Përse burimet myslimane përfshijnë tregime të tilla? Një përgjigje e thjeshtë mund të jetë për shkak se ato kanë ndodhur dhe në të vërtetë, nuk ekziston asnjë arsye të dyshojmë mbi të kundërtën. Siç shtojnë tradicionalisht burimet myslimane, Allahu A‘lim (Zoti e di më së miri).

 

Po aq i rëndësishëm është edhe fakti se burimet myslimane përfshijnë këto tregime për të nënvizuar faktin se disa të krishterë kishin parashikuar ardhjen e një profeti

 dhe për të treguar se mesazhi i këtij profeti do të përfaqësonte një ripohim dhe vazhdimin e profecisë biblike. Së fundi, ne e dimë se disa të krishterë rreth Mekës janë integruar në mjedisin politeist rreth Qabes.

 

Tradita shënon prezencën e ikonave të Virgjëreshës dhe Fëmijës në mesin e idhujve të Qabes. Në kapitullin tjetër do të shohim që reagimi i Muhamedit (s.a.s) ndaj këtyre dy ikonave ka qenë një kujtim i qëndrueshëm për takimin e myslimanëve me të krishterët.

 

Nëse të krishterët në jetën e Muhamedit (s.a.s) shpesh përshkruhen si individë të izoluar (të ditur dhe të devotshëm), çifutët, të cilët ishin shumë më shumë në numër, përfaqësohen në mënyrë kolektive. Fise të rëndësishme çifute kanë qenë Khajber, Fadak, Tajma‘, Wadi al-Kura dhe më i rëndësishmi, Jethrib. Ky qytet i fundit, që përgjithmonë do të transformohej në Qytetin e Pejgamberit (Madinat al-Nabi), ishte vendi i të dy ndërveprimeve të frytshme dhe të diskutueshme në mesin e bashkësisë myslimane të sapolindur dhe fiseve çifute.

 

 Një ngjashmëri mes çifutëve dhe të krishterëve lokalë ishte se të dy grupet flisnin arabisht. Si e tillë, sa herë që çifutët dhe të krishterët i referoheshin Zotit Një që ata adhuronin, termi që ata përdornin në arabik ishte Allah, që rrjedh nga Al-ilah. Al është nyjë e trajtës së shquar, dhe ilah në arabisht do të thotë ―hyjni‖. Sot ashtu si në të kaluarën, arabët (mysliman apo të krishterë) përdorin termin "Allah" për t‘iu referuar Zotit Një. Përkundrazi disa pohimeve, Allah nuk është disi Zoti "islamik" që dallon nga Zoti çifut apo i krishterë. Të gjithë arabisht folësit, në të shkuarën dhe në të tashmen, qofshin të krishterë, çifutë apo myslimanë, përdorin termin ―Allah‖ për t‘iu referuar Zotit.

 

Pas shkatërrimit përfundimtar të Tempullit të Dytë në Jerusalem nga ushtria romake në vitin 70 e.s, çifutët u shpërndanë në mënyrë masive nëpër Euro Azi. Një pjesë e çifutëve qëndruan në Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore. Arabia veçanërisht ishte vendi që shumë fise çifute e quanin shtëpi, ku Arabia Jugore ka pasur një prezencë të lashtë të çifutëve.

 

Siç ishte rasti me shumë komunitete të tjera çifute në diasporë, shumica e çifutëve ishin asimiluar në bashkësitë e tyre të menjëhershme, deri në pikën që kanë miratuar arabishten, ose të paktën një dialekt të arabishtes të njohur si Yahudiyya (në arabisht çifutë), për gjuhën e tyre të përditshme. Disa nga fiset çifute të Arabisë kanë pasur veçanërisht marrëdhënie të mira me Perandorinë Persiane, ku ekzistojnë raporte të çifutëve se Banu Kurejdha dhe Banu an Nadir kanë shërbyer si taksa mbledhës në Medine për Persianët.

 

Ky fakt përbën ende një tjetër kujtesë të mënyrave të shumta në të cilën shoqëria arabe ishte e lidhur tashmë me qytetërimet përreth.

 

 Ndoshta një aspekt më i rëndësishëm i pranisë së çifutëve dhe të krishterëve ishte se Arabia ka qenë një kulturë jashtëzakonisht gojore, me shkrim e këndim kryesisht të kufizuar për murgjit, rabinët dhe biznesmenët e rastit. Anëtarët më të ditur të komunitetit çifut, natyrisht, mbajtën gjallë traditën çifute. Siç do e shohim në vijim, një pjesë e madhe e këtyre çifutëve të ditur përfundimisht do të konvertohen në islam dhe do të sjellin me vete urtësinë e traditës biblike në arenën islamike. Madje edhe gjatë jetës së Muhamedit (s.a.s) këto komunitete kanë luajtur një rol të rëndësishëm.

 

Duke pasur parasysh shkallën e ulët të arsimimit, shumica e edukimit fetar, duke përfshirë edhe atë të çifutëve dhe të krishterëve, u organizua gojarisht. Rrëfime biblike,të paktën në vija të gjëra, ishin të njohura për publikun arab, madje edhe për ata që nuk ishin çifutë apo të krishterë.

 

Kjo pjesërisht shpjegon se përse në rrëfimet kur‘anore tregimet e Nuhut, Ibrahimit, Musait dhe Isait janë paraqitur në një mënyrë të tillë të shkurtuar: pritej që publiku të ishte i njohur me pjesët kryesore të rrëfimeve dhe kështu përqendrohej më tepër në moralin e tregimeve. Mjaft të zakonshme janë tregimet në të cilat ngjarjet historike janë kristalizuar në thelbin e tyre, duke i kushtuar vëmendje mësimeve që tejkalojnë kohën dhe hapësirën. Një shembull nga jeta e Nuhut ilustron këtë:

 

“(Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen) e atë dhe familjen e tij e shpëtuam nga ai tmerri i madh. Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që i përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë.” (Kur‘an 21:76-77)

 

 I njëjti episod ritregohet në shumë rrëfenja, çdo herë nga një perspektivë paksa ndryshe. Kjo përsëritje e rrëfimeve shpesh është shpesh mjaft e çuditshme për lexuesit që i afrohen për herë të parë Kur‘anit.

 

Një dijetar mysliman i kohëve të fundit, Seyyed Hossein Nasr, ka justifikuar këtë përsëritje duke nënvizuar se duket sikur ne jemi distancuar aq shumë nga rrënjët tona hyjnore saqë e njëjta melodi duhet të luhet në nota të ndryshme, derisa njëra prej tyre të mund të ndikojë tek ne që në këtë mënyrë të na kthejë sërish në gjendjen e unitetit.

 

Ajo që bashkon mendimet e ndryshme është se fokusi i rrëfimeve kur‘anore që ka të bëjë me tregimet biblike mbetet në nivelin e "moralit të tregimit" në vend që të konkretizojë sa kube të gjerë kishte anija e Nuhut apo emrat e saktë të specieve që ishin në bord.

 

Me fjalë të tjera, madje edhe kur i drejtohet publikut arab para islamik që nuk ishin as çifutë dhe as të krishterë, shpallja Kur‘anore ende supozon se ata kanë qenë gojarisht të informuar mbi tregimet kryesore. Kur‘ani pozicionin veten si pjesë e shpalosjes së profecisë biblike.

 

 

  • Hyrje
  • “Problemi Muhamedan”
  • Fantazmat e polemikave mesjetare
  • Polemikat ndaj Muhamedit sot
  • Burimet rreth jetës së Profetit
  • Muhamedi Profeti Biblik
  • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
  • Muhamedi i kujt?
  • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
  • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
  • KAPITULLI I PARË
    • Bota para Muhamedit (s.a.s)
    • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
    • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
    • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
    • E vërteta kundrejt injorancës:
    • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
    • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
    • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
    • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
    • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
  • KAPITULLI I DYTË
  • KAPITULLI I TRETË
  • KAPITULLI I KATËRT
  • KAPITULLI I PESTË
  • KAPITULLI I GJASHTË

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top