Disa vite pasi profeti arab Muhamed (s.a.s) filloi shërbesën e tij publike në vitin 610, aristokracia e pasur dhe e fuqishme e Mekës filloi persekutimin e ndjekësve më të varfër dhe më të pambrojtur të Muhamedit (s.a.s). Shoqëria arabe në shekullin e shtatë ka qenë e ndarë në fise: identiteti i dikujt ishte i pandashëm nga fisi dhe klani i tij si dhe treguesi i karakterit ishte i lidhur në mënyrë direkte me fisnikërinë e fisit të atij personi.
Aristokracia mekase ishte e shqetësuar jo vetëm për mesazhin e besimit në Zotin një dhe përgjegjshmërinë e veprave të secilit sipas besimit që po praktikonte Muhamedi (s.a.s). Këta tregtar të pasur dhe të fuqishëm ishin të përkushtuar me mjaft zell ndaj besimeve politeiste të të parëve të tyre si dhe modelit të përshkallëzuar të shoqërisë së asaj kohe, e cila i kishte vendosur ata në një pozitë mjaft të privilegjuar.
Barazia radikale e Muhamedit (s.a.s), i cili predikoi se dallimi i vetëm në sytë e Zotit bazohet në devotshmërinë e një personi, jo në prejardhjen e tij, përbënte një sfidë jo vetëm për pamjen e tyre politeiste, por gjithashtu edhe për vetë shoqërinë e tyre. Nëse do të dëmtonin vetë Muhamedin (s.a.s) do të ishte mjaft e rrezikshme, pasi ai vinte nga fisi i njohur i Kurejshëve.
Kështu, fuqitë Mekase u përgjigjen duke identifikuar dhe persekutuar të gjithë pasuesit e Muhamedit (s.a.s) që ishin skllevër apo të shpërndarë si dhe ata të cilët vinin nga fise jo të njohura që gjithsesi nuk do ti mbështesnin ato. Në një kohë Muhamedi (s.a.s) dhe komuniteti i tij u dëbuan nga vendi i tyre Meka në një luginë shterpë. Dukej që revolucioni Muhamedan do të përfundonte para se të kishte filluar.
I refuzuar nga shumica e fisit të tij dhe pa strehë të sigurte në Arabi, Muhamedi dërgoi rreth tetëdhjetë pasuesit e tij në Abisini për të jetuar nën mbrojtjen e mbretit të krishterë, Nexhashiu, i cili ishte i njohur për drejtësinë dhe dhembshurinë e tij. Gjatë viteve që jetuan në tokën e krishterë, ata as nuk u konvertuan në të krishterë dhe as nuk u përpoqën të konvertonin vendasit në fenë e tyre.
Përkundrazi, ata ishin në gjendje të jetonin në paqe dhe qetësi në Abisini, ku ishin të lirë për të adhuruar sipas besimit të tyre. Në një kohë të shkurtër, politeistët mekas arritën të kuptojnë rrezikun që i kanosej atyre pas lejimit të komunitetit të ri mysliman të adhuronin diku dhe u përpoqën të rikthejnë refugjatët në Mekë.
Të armatosur me gjuhët më elokuente arabe për të krijuar përshtypje të mirë tek Nexhashiu (dhe me mallrat më të mirë lëkure për tu dhënë ryshfet këshilltarëve të tij), mekasit kërkuan që emigrantët të rikthehen në atdheun e tyre.
Ky ishte momenti themelor për lëvizjen e sapolindur të islamit: nëse refugjatët do të dorëzohenin, flaka e re e islamit do të mund të ishte fikur për momentin. Udhëheqësi i krishterë pyeti liderin e myslimanëve se përse ata kishin braktisur fenë e paraardhësve të tyre, ndërsa nuk pranonin as besimin e krishterë të kombit pritës.
Përgjigja e dhënë nga lideri i refugjatëve myslimanë, një kushëri i Muhamedit (s.a.s) i quajtur Xhafar, u konsiderua mjaft e rëndësishme për ta sjell këtu fjalë për fjalë:
O mbret i nderuar e fisnik!...Ne ishim një popull i padijshëm e injorant. Adhuronim idhujt, hanim cofëtinat, bënim çdo të keqe, shkëputnim lidhjet farefisnore, i keqtrajtonim fqinjët dhe i forti e keqtrajtonte të ligun. Vazhduam kështu në këtë gjendje derisa Allahu xh.sh. na e dërgoi një Pejgamber nga mesi ynë, të cilit ia dimë prejardhjen, drejtësinë, besnikërinë dhe dëlirësinë e tij. Na thirri t‟i besojmë dhe ta adhurojmë vetëm një Zot, Allahun xh.sh., dhe të largohemi nga adhurimi i gurëve dhe i idhujve të pashpirte, të cilëve u besonim ne dhe të parët tanë.
Na urdhëroi që ta flasim të vërtetën, t‟i çojmë në vend amanetet, t‟i mbajmë lidhjet farefisnore, të sillemi mirë ndaj fqinjëve, të përmbahemi nga të ndaluarat dhe gjakderdhja. E ne iu përgjigjëm thirrjes së tij dhe e pasuam në atë që i erdhi nga ana e Allahut duke iu përmbajtur me përpikëri hallallit dhe haramit. Populli ynë, o mbret i nderua, u soll armiqësisht ndaj nesh, na mundoi me mundimet më të rënda, vetëm e vetëm që të na largojnë nga kjo fe dhe të na detyrojnë që prapë t‟u kthehemi e t‟i adhurojmë idhujt, që as nuk flasin e as nuk shohin.
Pas tërë këtyre vuajtjeve e mundimeve, ia mësymë vendit tuaj dhe zgjodhëm fqinjësinë tënde me shpresë se këtu do të gjejmë prehje e qetësi.
Kjo ishte sesi pasuesit e Muhamedit (s.a.s) filluan të karakterizonin botën e tyre para Muhamedit (s.a.s), para shpalljes së Kur‘anit nga ana e Allahut. Ata e shihnin shoqërinë e tyre si një shoqëri ku i forti shtyp të dobëtin dhe "rrugët e të parëve" ishin bërë më të shenjta se rrugët e Allahut.
Përkundrazi, ata erdhën të pasonin një profet të cilin e kishin njohur, besueshmëria e të cilit ishte tashmë temë e legjendave dhe një i cili i udhëhoqi ata tek besimi i sinqertë në Zot. Bota e tyre, bota para Muhamedit (s.a.s), ishte ajo që ata e konsideronin si "të paditur" (jahil) dhe të pa civilizuar.
Në këtë libër, ne do të ndjekim trashëgiminë e revolucionit social dhe shpirtëror që ka sjell Muhamedi (s.a.s). Fjala revolucion‖ përdoret shumë lehtë, por duket se është fjalë e përshtatshme në rastin e Muhamedit (s.a.s). Kjo ka qenë një pjesë e botës që ishte e rrethuar nga dy qytetërime mjaft të gjëra dhe superiore, Persia dhe Bizanti.
Në më pak se njëqind vite, qytetërimi që ishte përqendruar në mësimet e Muhamedit (s.a.s) do të qeveriste nga India në Spanjë, një zonë më e madhe sesa Roma në kulmin e saj. Edhe më e rëndësishme sesa përhapja e shpejtë e kësaj perandorie, megjithatë, ishte tradita spirituale në qendër të revolucionit Muhamedan.
Pasuesit e Muhamedit (s.a.s) identifikonin mesazhin e tyre si mesazhin e njëjtë që është sjellë më parë nga Ibrahimi, Musai dhe Isai, një mesazh që tashmë po u drejtohej njerëzve të cilët nuk kanë pasur më parë profetin e tyre. Pra çfarë ishte kaq revolucionare për ta në lidhje me këtë mesazh në këtë kontekst?
Siç do e shikojmë në vazhdim, në botën para Muhamedit (s.a.s) "mënyrat e të parëve" kishin ofruar një model për sjellje që ishte autoritar. Këto mënyra ishin zakonet dhe feja, tradita dhe autoriteti, të gjitha ndërthurur në një.
Më pas, megjithatë, pasuesit e Muhamedit (s.a.s) do të hiqnin nga mendja këto norma sociale dhe teologjike, duke u kapur përkundrazi në mesazhin e Zotit që paraardhësit e kishin supozuar të heshtur dhe të mbyllur.
Muhamedi (s.a.s) vetë kishte dëshirë të krahasonte disa nga pasuesit e tij me yjet që ndriçojnë natën spirituale. Nëse duam të kuptojmë pse mesazhi i besuar Muhamedit (s.a.s) dukej kaq i shndritshëm për ta, së pari duhet të kuptojmë pse "nata" e tyre dukej kaq e errët.
Para se ti hedhim një vështrim mesazhit të Muhamedit (s.a.s), duhet të vështrojmë më me kujdes këtë botë - botën para Muhamedit (s.a.s).
Para se të vazhdojmë me studimin e botës së Muhamedit (s.a.s), ia vlen të mendojmë në lidhje me jehonën e këtij episodi sot. Në kohën tonë, shumë myslimanë akoma jetojnë si emigrantë apo refugjatë në tokat e huaja që janë (kryesisht) të krishtera. ShBA-ja p.sh. është një vend i cili u ka ofruar këtyre refugjatëve një mundësi për të praktikuar besimin e tyre në liri relative.
Shumë myslimanë në ShBA, kështu, janë pasardhës të afrikanëve të vjedhur nga bregu tjetër i të njëjtit kontinent që myslimanët ikën në kohën e Profetit Muhamed.
Ashtu si emigrantët në Abisini, myslimanët në këtë vend gjithashtu po kërkojnë të vendosin vizionin e tyre të një bashkësie të drejtë, një bashkësi në të cilën të mund të jetojnë krah për krah me fqinjët e tyre si qytetarë të plotë.
Ashtu siç ndodhi në shoqërinë e Abisini, ekzistojnë forca të fuqishme dhe tiranike sot të cilat kërkojnë ose të kthejnë këtë valën e fundit të emigrantëve dhe ti kthejnë në disa brigje të persekutuara ose kërkojnë t‘ua heqin lirinë e tyre të jetojnë të qetë dhe të praktikojnë besimet e tyre në paqe. Kujtimet e këtyre episodeve janë mjaft reale edhe në ShBA:
Shumë myslimanë afrikano amerikan në vitet ‘70 i quanin organizatat apo xhamitë e tyre Bilal, një ish skllav abisinian, pasues i Muhamedit (s.a.s) i cili ishte në mesin e torturave më të egra të aristokracisë së Mekës, rreth të cilës do të flasim në kapitullin në vazhdim.
Përvojat e pasuesve të Muhamedit (s.a.s) në Abisini bëjnë jehonë ende në ditët e sotme, ku për këto tema do të flasim në fund të Por tani për tani, le të fillojmë me pozicionimin e revolucionit Muhamedan në kontekstin e të dyja Arabisë para islamike dhe traditës biblike që i parapriu Muhamedit (s.a.s).