Përpjekja jonë për të kuptuar nuancën e matricës kulturore të Arabisë para islamike pengohet nga mungesa e burimeve si dhe nga shtresa të shumta të njëanshmërisë në skolastikën myslimane dhe atë perëndimore. Arabia para dhe pas lindjes së islamit ka poseduar një kulturë të pasur letrare, edhe pse gjatë periudhës para islamike kjo kulturë ka qenë kryesisht gojore. Me fjalë të tjera, kjo paraqiste një letërsi megjithëse jo një kulturë të shkruar.
Kur‘ani, ashtu si pjesa tjetër e literaturës arabe, i ishte besuar zemrës së atyre që ishin të shquar për aftësinë e të mësuarit përmendësh. Megjithëse arabët para islamik kishin krijuar një seri poezish mjaft të mrekullueshme, ky material është ruajtur vetëm në botimet e prodhuara nga myslimanët disa shekuj më vonë, duke e bërë paksa të vështirë të dallohej se çfarë i përkiste në të vërtetë periudhës para islamike dhe çfarë ishte projektuar nga myslimanët e mëvonshëm mbi të kaluarën e tyre.
Një nga burimet më të pasura për të fituar një kuptim më të mirë mbi botën para Muhamedit (s.a.s), për ironi, është vetë Kur‘ani.
Pavarësisht nëse një person zgjedh të pranojë apo të refuzojë Kur‘anin si një shpallje e drejtpërdrejtë nga Zoti një, prap se prap Kur‘ani është tipik një dokument arabik i shekullit të shtatë.
Në të vërtetë, është i vetmi dokument ekzistues i shkruar në shekullin e shtatë në gjuhën arabe. Pas shqyrtimit të tensionit mes Muhamedit (s.a.s) dhe komunitetit të tij ashtu siç thuhet në Kur‘an, ne mund të mësojmë shumë rreth strukturës së shoqërisë së Muhamedit (s.a.s).
Sfida e parë e studimit të Arabisë para islamike është përballja me tendencën e skolastikëve perëndimor që përpiqen të paraqesin Arabinë si një kulturë të humbur. Në Azinë Perëndimore në atë kohë dy perandoritë më të fuqishme kanë qenë Perandoria Perse dhe ajo Bizantine.
Duke krahasuar këto dy qytetërime, Arabia shpesh imagjinohej të ishte një rajon moçalorë i paaftë për asnjë lavdi apo bukuri. Kjo shpjegon se pse narrativat dominante perëndimore përpiqen të përfshijnë këto super fuqi nga ana e qytetërimit islamik që u rrit në këtë rajon vetëm duke atribuuar përhapjen e islamit në forcën brutale.
Krahas tendencës perëndimore për të shikuar Arabinë si një zonë të prapambetur që ishte inferiore ndaj qytetërimeve superiore përreth, pjesë e vështirësisë sonë në depërtimin e atmosferës para islamike vjen si pasojë e njëanshmërisë së burimeve islame.
Duke marrë parasysh polemikat e Kur‘anit rreth shthurjes etiko-fetare të Arabisë para islamike, myslimanët në përgjithësi përshkruanin kohën para islamit si periudhën më të zymtë të mundur për të formuar kështu kontrastin më të fuqishëm me shkëlqimin e shpalljes së Kur‘anit. Myslimanët e hershëm, për pjesën më të madhe, nuk ishin të interesuar në thjesht kalimin e kulturës së periudhës para islamike për hir të pasardhësve.
Për më tepër, ata kërkonin të përshkruanin zbulesën Kur‘anore si një kulturë të pastër që ishte plotësisht ndryshe me të shkuarën. Në të vërtetë, historia nuk përmban një shkëputje të papritur, por zakonisht përmban procese graduale të asimilimit, diskutimit, angazhimit si dhe refuzimit.
Me fjalë të tjera, në vend që të përdoren shprehjet "para islamike‖ dhe "islamike" për t‘iu referuar qartazi periudhës së caktuar, është më e preferuar të pyetet sesi revolucioni Muhamedan filloi të merrej me trashëgiminë e pasur dhe të vazhdueshme të kulturës arabe, gjë që krijoi kontekstin e shpalljes.
Ka shumë fusha në të cilat kritikat myslimane të kulturës para islamike do të dukeshin të merituar më së miri- si p.sh., në sferën e politeizmit dhe mizogjinisë. Megjithatë, siç është thënë më parë, asnjë racë apo besim nuk e ka gjithmonë monopolin në mirësi dhe bukuri dhe pjesë e detyrës sonë është të zbulojmë pasurinë e mjedisit në të cilin është shpallur Kur‘ani.
Një aspekt tjetër i qasjes sonë është të identifikojmë temat dhe elementët e shoqërisë para islamike që vazhduan të formojnë mënyrat në të cilat diskurset dhe praktikat islamike shprehnin vetveten.
Me fjalë të tjera, vazhdimësia dhe shkëputja të dyja do të formojnë kërkimin tonë këtu. Për të kuptuar diçka në lidhje me vazhdimësinë mes Arabisë para islamike dhe kulturave përreth saj, është jetike të dini diçka në lidhje me rrjetin e tregtisë dhe devetë e tregtisë në shkretëtirë që kanë qenë mjaft të rëndësishme për jetën nomade arabe.