Nëse Miraxhi përfaqëson kulmin e eksperiencës spirituale të Muhamedit (s.a.s) dhe nëse pushtimi i Mekës përfaqëson përfundimin tokësor të revolucionit Muhamedan siç ndodhi me traditën pagane të xhahilijja (Arabisë politeiste para islamike), pyetja më e madhe mbetet:
Cila është natyra e marrëdhënies komplekse të revelatës së Muhamedit (s.a.s) me traditat e mëparshme në familjen Ibrahimiane, judaizëm dhe krishterim? Tani do të trajtojmë pikërisht këtë marrëdhënie.