Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Islami dhe Ithtarët e Librit

 

Ashtu si çdo komunitet tjetër fetar, myslimanët e hershëm duhej të krijonin identitetin e tyre të veçantë. Kjo do të thotë se ata nuk mund të ishin thjesht ―Ibrahimianët‖ e përgjithshëm. Ata duhej të kishin dallimet e tyre të veçanta që i demarkon nga çifutët, të krishterët si dhe komunitetet e tjera monoteiste. Ky lloj caktimi kufijsh gjendet shpesh edhe në tradita të ndryshme. Tradita e hershme çifute pohon një marrëveshje të veçantë që veçon popullin e Izraelit nga pjesa tjetër e krijimit të Allahut, ku madje i favorizon ata mbi pjesën tjetër të njerëzimit. Në disa lexime të traditës së hershme të krishterë, nga ana tjetër, shikojmë një përpjekje (veçanërisht nëpërmjet Palit) për të dalluar komunitetin e sapolindur kristian nga komunitetet çifute dhe helenistike përreth. Mësimet e Budës gjithashtu diferenconin rrugën e tij nga format më të rënda të asketizmit hindu. Rasti i islamit nuk është shumë ndryshe dhe në demarkimin e vetes nga komunitetet e hershme, veçanërisht nga ata që kanë qenë më të ngjashëm teologjikisht, islami po ndiqte modelin e përgjithshëm të historisë njerëzore të fesë. Në mënyrë të konsiderueshme, megjithatë, Kur‘ani nuk ndërmerr asnjë hap për të mohuar revelatat e mëparshme.

 

Në fakt, Kur‘ani kritikon komunitetet çifute dhe të krishtera rreth Muhamedit (s.a.s) se përsa janë aq përjashtuese dhe mohojnë të vërtetën e shpalljeve të tjera. Përgjigja e Kur‘anit duket sikur ka qenë për të lidhur shembullin e Muhamedit (s.a.s) me atë të Ibrahimit, profetit klasik dhe monoteist:

“Ata (ithtarët e librit) thanë: Bëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtë! Thuaj: Jo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga idhujtarët”. (Kur‘an 2:135)

 

Në kapitullin e mëparshëm, ne kemi parë se mësimet e Profetit rridhnin nga nocioni i monoteizmit primordial të Ibrahimit. Në ajete të tjera, Kur‘ani pozicionin vetveten kundrejt polemikave të çifutëve dhe të krishterëve ndaj njëri- tjetrit:

 

"Jehuditë thanë se të krishterët nuk janë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fé të vërtetë). Edhe të krishterët thanë se jehuditë nuk janë të mbështetur në asgjë, e duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin.” (Kur‘an 2:113) 

 

Në një model tipik kur‘anor, vlerësimi i fundit i takon vetë Allahut:

"Po në ditën e gjykimit për atë që ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon ndërmjet tyre.” (Kur‘an 2:113) 

 

Disa nga refuzimet më të inatosura kur‘anore bazohen në pretendimet që secili komunitet religjioz mund të ofrojë shpëtim të veçantë ndaj neglizhimit të të tjerëve:

"Ata edhe thanë: Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishter! Ato janë fantazi të tyre! Thuaju: Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë.” (Kur‘an 2:111)

 

Në botëkuptimin kur‘anor, portat e shpëtimit janë të hapura për të gjitha komunitetet religjioze dhe asnjë grup- përfshirë edhe myslimanët- nuk mund të pretendojnë për shpëtim të veçantë:

 

"Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.” (Kur‘an 2:112) 

 

Sipas pikëpamjeve kur‘anore, "islami" nuk është emër i një tradite aq të re fetare, siç është cilësia e dorëzimit të vetes me gjithë zemër para Zotit. Ajeti i lartpërmendur, për shembull, përmend dorëzimin e "qenies thelbësore" (uexhh, që fjalë për fjalë do të thotë "fytyrë") para hyjnores. Vargu karakteristik që Kur‘ani përmend shpesh për shpëtim është "për ata nuk ka frikë, e as nuk kanë pse të mërziten." Porta e shpëtimit do të qëndrojë e hapur për atë që i është dorëzuar Allahut me gjithë zemër dhe është i mirë e i bukur (muhsin).

 

Thënë ndryshe, për pjesën më të madhe në Kur‘an fjala "islam" është folje dhe jo emër. Individë të ndryshëm flasin rreth "islamizimit"- që do të thotë, i janë dorëzuar Allahut me gjithë zemër.

 

Një tjetër mendim kur‘anor ishte një nocion radikal që do të shfaqej kudo në mendimin islamik. Myslimanët, ashtu siç besimtarët e feve të tjera, flasin në kuadër të së vërtetës absolute.

 

Megjithatë, nga ky këndvështrim, i artikuluar në Kur‘an dhe më tepër ngacmues në kontekstin e misticizmit islamik, e vërteta e tillë mund të identifikohet jo nëpërmjet traditës religjioze, por vetëm me Zotin. Fjala e Vërtetë (Hakk) është në fakt një emër i Allahut: kur vjen momenti për t‘iu referuar të vërtetës në tekstet islamike, i referuari është gjithnjë Allahu. Kështu e lexojnë këta myslimanë ajetin kur‘anor rreth hyjnores së shpallur në tre vende: në shkrimin e shenjtë, në fushën natyrore si dhe brenda vetë shpirtrave të njerëzimit. Si e tillë, studimi i shkrimit të shenjtë na udhëzon drejt Allahut. Studimi shkencor në fushën natyrore mund të na çojë drejt magjepsjes ndaj madhështisë dhe kompleksitetit të planit të Allahut. Dhe ajo që është më e rëndësishme, për këta lexues të Kur‘anit, të kuptuarit sesi zemrat dhe shpirtrat tanë funksionojnë, vetë aftësia e etikës mistike dhe sociale, lidhet gjithashtu me qasjen e hyjnores. Ja si i kanë lexuar këta myslimanët ajetet kur‘anore:

 

“Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri sa t'u bëhet e qartë se Allahu është i Vërteti.” (Kur‘an 41:53)

 

Kjo është një ndër mënyrat sipas të cilave fjala "shenjë‖ (aje) funksionon në Kur‘an. E njëjta fjalë që është përdorur për çdo ajet të Kur‘anit (aje) gjithashtu do të thotë shenjë apo simbol. Një shenjë është diçka që tregon rreth një kuptimi përtej vetes dhe kështu vepron çdo ajet i Kur‘anit. Çdo ajet mund të shikohet gjithashtu si një ftesë për të menduar dhe medituar. Dhe madje shenjat e Allahut nuk janë vetëm në shkrimin e shenjtë, por gjithashtu edhe në sferën natyrore dhe brenda njerëzimit. Ky është një botëkuptim religjioz sipas të cilit leximi i shkrimit të shenjtë, meditimi, studimi i fushës natyrore dhe misticizmi të gjitha gërshetohen për të udhëzuar njerëzimin drejt hyjnores. Nga ky këndvështrim, islami është rruga e vetme që të çon tek e vërteta, por nuk është vetë e Vërteta.

 

E vërteta mund të barazohet vetëm me origjinën dhe destinacionin- vetëm me Allahun. Ajo që vjen nga Allahu mund të jetë e vërtetë dhe myslimanët padyshim e konsiderojnë revelatën kur‘anore dhe islamin të jenë të vërteta, por feja gjithsesi nuk mund të quhet e vërtetë në të njëjtën mënyrë siç Zoti është e Vërteta. Edhe kjo është pjesë e monoteizmit radikal të islamit.

 

 Megjithatë, jo të gjithë myslimanët mund të quhen pluralistë; ashtu siç disa çifutë dhe disa të krishterë edhe disa myslimanë e shikojnë traditën e tyre si kulmin e angazhimit të Zotit me njerëzimin. Këto myslimanë përqendrohen në ajete të tjera në Kur‘an- në mënyrë specifike ato të cilat përdorin ―islamin‖ jo si folje të dorëzimit të Zotit, por më tepër si emër. Këtu, mund të jetë e nevojshme të dallojmë përdorimin e përgjithshëm dhe atë specifik të termit ―islam‖ dhe ―mysliman‖ në kontekstin e Kur‘anit.

 

Për pjesën më të madhe, Kur‘ani nuk përfytyron fenë çifute, të krishterë apo madje edhe vetë islamin, por thjesht përcakton nocionin e një Zoti dhe një udhëzimi të dërguar nëpërmjet pejgamberëve të shumtë për të adresuar shumëllojshmërinë e njerëzimit. Kështu, shumica e përdorimit të fjalëve që vijnë nga rrënja e fjalës "islam" kanë të bëjnë, jo me revelatën e Profetit, por thjesht me dorëzimin e vetes me gjithë zemër tek Allahu. Në këtë mënyrë figurat profetike para Muhamedit (s.a.s) gjithashtu e identifikonin vetveten si ―myslimanë‖ në Kur‘an. Në Kur‘an, Ibrahimi njihet si i pastri i cili me gjithë zemër i dorëzohet Allahut: “Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte mysliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.” (Kur‘an 3:67) 

 

Po kështu, në Kur‘an, i biri i Jakubit, Jusufi, i cili gjithashtu njihet si profet i lutet Zotit: "Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, ma mësove mua komentimin e ëndrrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në Dunja e në Ahiret, më bëj të vdes mysliman dhe më bashko me të mirë!” (Kur‟an 12:101) 

 

Në angazhimin- dhe herë pas here përballjen- e Ithtarëve të Librit (Ahl al-Kitab, duke përfshirë çifutët dhe të krishterët), myslimanët janë udhëzuar të mos merren me qortime të pafund, por më tepër të ndjekin një rrugë që është e bukur: ―Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.” (Kur‟an 29:46)

 

 Së fundmi, ia vlen të vëmë në dukje se në kontekstin e Kur‘anit, dishepujt e Jezusit i tregojnë atij se do të jenë ndihmësit e tij (Asnar Allah) në rrugën e Zotit dhe se ata kanë besim në Zot. Në mënyrë të konsiderueshme, ata i kërkojnë Jezusit për të dëshmuar se kanë ―dorëzuar veten e tyre në‖ Zot- që do të thotë janë bërë myslimanë pranë Zotit- dhe i ata i kërkojnë Zotit ti bëjë ata një me të gjithë ata që dëshmojnë për hyjnoren. Pra çfarë do të thotë nëse personalitetet si Ibrahimi, Jusufi dhe dishepujt e Jezusit janë identifikuar si ―myslimanë‖? Sigurisht, ata sipas asnjë lloj konceptimi të zakonshëm historik, nuk mund të kenë ndjekur praktikat e Muhamedit (s.a.s), profetit arab të shekullit të shtatë. Megjithëse arabishtja nuk bën dallime mes koncepteve në këtë mënyrë, ne mund të bëjmë dallimin mes ―myslimanit/es‖ si identiteti i një personi që ndjek traditën islame të Muhamedit (s.a.s) dhe ―myslimanit/es‖ që i dorëzohet me gjithë zemër Zotit, pa marrë parasysh cilin profet ndjek. Po kështu, ne mund të bëjmë dallime mes ―islamit‖ si një traditë religjioze Muhamedane dhe "islamit" si një model universal dhe primordial i parashtrimit të vetes me gjithë zemër tek Zoti. Mbi bazë të këtij kuptimi të dytë,Kur‘ani i referohet figurave profetike të cilët kanë jetuar para Muhamedit (s.a.s). Megjithëse çdo traditë- sidomos një traditë në zhvillim- përfundimisht ka nevojë të caktojë disa kufij. Ujit që rrjedh i nevojitet një shtrat që të përcaktohet si lum. Shumë pak pjesë në Kur‘an përmendin "islamin‖ si diçka të afërt me nocionin tonë të sistemit religjioz- sidomos një ajet i njohur që shpesh konsiderohet si ajeti i fundit që i është shpallur Muhamedit (s.a.s):

 

“Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësojuni atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë (din) tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe (din). (Kur‘an 5:3)

 

Fjala din afrohet me nocionin tonë të fesë, megjithëse përfshin një mori të tërë kuptimesh, duke filluar nga borxhi i njeriut ndaj Allahut deri tek ajo që ne mendojmë si fe. Ata që dëshirojnë të shikojnë islamin si një trup të kompletuar (dhe madje perfekt) lexojnë nocionin e të gjithë sistemit të ligjit, praktikave dhe besimeve deri tek (dhe në) këtë ajet, i cili, sipas disave, i ka garantuar tashmë përsosmëri njerëzimit. Ky lexim i islamit, për shembull, është bërë i njohur në mesin e myslimanëve të cilët kanë përjetuar kolonializmin dhe aktivitetin misionar të krishterë si dhe janë përgjigjur duke besuar se islami zëvendëson shpalljet e mëparshme. Një polemikë myslimane "kundër misionare" ndaj krishterimit filloi në Azinë e Jugut dhe tashmë gjendet në shumë vende të tjera. Sipas këtij interpretimi, Zoti ka zgjedhur islamin- këtu të kapitalizuar- si fenë e njerëzimit. Myslimanët sot, megjithatë, dallojnë në interpretimet e tyre rreth mënyrës se si këto ajete janë të lidhura me qasjet pluraliste të përmendur më lart. Shumë myslimanë gjithëpërfshirës bëjnë të njëjtën kritikë të interpretimit ―kundër-misionar‖ siç duket të ketë bërë Kur‘ani në kohën e Profetit ndaj komuniteteve ekskluziviste çifute dhe të krishtere të cilët pretendonin se porta e shpëtimit ishte e hapur vetëm për ata.

 

Megjithatë, mbetet çështja se myslimanët pluralistë dhe eksluzivistë kërkojnë të justifikojnë pozitat e tyre duke iu drejtuar Kur‘anit, një tjetër tregues i autoritetit të shkrimeve të shenjta për myslimanët dhe rrjedhshmërisë së kuptimeve që mund të nxirren nga ai- dhe projektohen mbi të. Shumica e referencave drejtuar Ithtarëve të Librit në Kur‘an janë pozitive, duke theksuar ngjashmëritë e shpalljes dhe udhëzimit. Historikisht, ky pluralizëm teologjikë, i sanksionuar që në ajetet e para të shkrimit të shenjtë, ishte i një rëndësie të madhe sociologjike për myslimanët , duke qenë se i lejonte myslimanët të jetojnë në paqe me ata të cilët nuk kanë të njëjtin besim- të kryejnë tregtinë, të ushqehen bashkë si dhe madje i lejonte të kryejnë ndërveprimet më të rëndësishme humane, martesën me ta- pasi të gjithë ishin Ithtarë të Librit.

 

“Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therurat) e Ithtarëve të Librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale.” (Kur‟an 5:5) 

 

Padyshim, do të kishte kufizime dhe sqarime: për shembull, meshkujt myslimanë ishin në përgjithësi të lirë të martohen me gra jo myslimane nga Ithtarët e Librit, por përkundrazi femrave myslimane nuk u lejohej të martoheshin me burra nga Ithtarët e Librit. Ky kufizim është ai që sot shumë femra myslimanë, veçanërisht në perëndim, e vënë në pikëpyetje. Megjithatë, ngjashmëria dhe identiteti nuk duhet të ngatërrohen. Mbi të gjitha, nëse Kur‘ani thjesht do të përsëriste atë që krishterimi thotë rreth Jezusit, atëherë myslimanët do të quheshin të krishterë. Në Kur‘an ka disa ajete rreth Ithtarëve të Librit që konsistojnë në një kufi të caktuar polemizues ndaj këtyre të fundit. Kritika ndaj të krishterëve është teologjike, kryesisht në pohimin se natyra e Krishtit është e barabartë me atë të Zotit: “Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnë shpinën të vërtetës!” (Kur‘an 5:75)

 

Dhe:

 

"E mohuan (e bënë kufër) të vërtetën ata që thanë se: Zot është ai, Mesihu bir i Merjemes. Thuaju: Nëse dëshiron Allahu ta shkatërrojë Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithë ç'ka në tokë, kush mund ta pengojë atë? Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe ç'ka në mes tyre. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. Allahu është i gjithëfuqishëm për çdo gjë.” (Kur‘an 

 

Shumë të krishterë gjithashtu shohin nocionin e Zotit të përshkruar këtu si ―një nga tre në Trinitet‖ si referim për të kuptuarit heretikë që mund të karakterizohet siç duhet, jo si monoteistë, por më tepër si triteistikë. Ia vlen të kujtojmë se në kohën e Muhamedit (s.a.s), Arabia ishte e mbushur me lëvizje të krishtera që ortodoksia i kishte konsideruar heretike.  

 

Kjo kritikë në Kur‘an, e kombinuar me ajetet e paqarta që mesa duket kundërshtojnë pretendimet e kryqëzimit të Jezusit- ose të paktën mburrjen e një grupi çifutësh se kanë kryqëzuar Jezusin- prezanton një rrugë pa zgjidhje teologjike mes islamit dhe krishterimit. Ja një ajet i mjegullt, i drejtuar kundër një grupi të paidentifikuar çifut:

 

“Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të Allahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: Zemrat tona janë të mbuluara" (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre Allahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush. Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes; Madje për shkak të thënies së tyre: Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut". Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç iluzioneve. E ata me siguri nuk e mbytën atë. Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i plotfuqishëm, i dijshëm. (Kur‘an 4:155-159)

 

Duke ditur se kryqëzimi i Jezusit u zhvillua nga duart e romakëve- dhe jo çifutëve- komentuesit e Kur‘anit kanë interpretuar këtë ajet, që padyshim është i hapur për një debat dhe polemikë të madhe, në mënyra të shumta. Disa myslimanë kanë marrë shprehjen ―ata nuk e mbytën atë‖ për të nënkuptuar se vetë Jezusi në fakt nuk ishte kryqëzuar, ndërkohë që të tjerë kanë marrë shprehjen‖ por, vetëm u dukej atyre‖ për të nënkuptuar se një tjetër i ngjashëm me Krishtin u sakrifikua në vend të tij. Ndoshta mënyra më bamirëse për të lexuar këto ajete është se ata u janë adresuar pretendimeve kryeneçe të një grupi të veçantë çifutësh dhe jo vetë historikut të kryqëzimit.5 Këto vargje theksojnë disa dallime teologjike mes islamit dhe krishterimit, por është e rëndësishme që të lexohen këto fragmente në frymën e gjatë dhe të detajuar në Kur‘an, qasja e të cilit ndaj Krishtit (Isait) dhe Marias (Merjemit) është mjaft nderuese. Myslimanët duan të vënë në dukje se Merjemi trajtohet shumë më mirë në Kur‘an sesa në Dhiatën e Re. Pjesë të gjata dhe të bukura në Kur‘n përshkruajnë Lindjen e Isait, ku Merjemi shfaqet e privilegjuar në të njëjtën mënyrë si Muhamedi- si një femër e zgjedhur mbi të gjithë femrat e tjera të universit. Merjemi përshkruhet të ketë qenë Istifaki, ndërkohë që Muhamedi është Mustfai- të dy fjalët vijnë nga e njëjta rrënjë që nënkupton të jesh i pastër dhe i zgjedhur. “Përkujto kur engjëjt i thanë:

 

„Oj Merjeme, Allahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet hebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës‟. „Oj Merjeme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!‟” (Kur‘an 3:42-43)

 

Lajmërimi për fëmijën që do vijë në këtë botë, Isain, si dhe Lindja e Virgjëreshës, manifestohen në Kur‘an me mjaft nderime:

 

“Përkujto kur engjëjt i thanë: „Oj Merjeme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit).” (Kur‘an)

 

 Merjemi shpreh habinë e saj- mbi të gjitha, ajo nuk ka pasur asnjë marrëdhënie seksuale me asnjë burrë dhe thotë: "O mbështetësi im! Si mund të kem unë një djalë kur asnjë burrë nuk më ka prekur deri tani?" Më pas përgjigja vjen: “Ja, kështu, Allahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet". Ai (Allahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhillin.” (Kur‘an 3:47-48)

 

Ia vlen të përmendet se në fillim të kësaj narrative engjëjt i adresohen Merjemit. Merjemi, nga ana tjetër, i drejtohet direkt Zotit dhe merr një përgjigje nga Ai. Fakti se ajo komunikon me Zotin në mënyrë të drejtpërdrejtë ka bërë që disa myslimanë para modernë (të tillë si ndjekësit e disiplinës Zahiri) ta njohin atë si profete. Myslimanët e tjerë kanë insistuar se të qenit mashkull është një kualifikim i nevojshëm i profecisë. Ky është një tjetër tregues i mënyrave në të cilat normat gjinore kanë formuar mënyrat sipas të cilave myslimanët kanë lexuar disa nga vargjet më madhështore të shkrimit të shenjtë. Le të kthehemi tek rrëfimi kur‘anor, ku shohim se pas lindjes së Isait përkujtohen disa nga mrekullitë e tij:

 

 “Unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryj atij dhe ai me lejen e Allahut bëhet shpend, unë i shëroj të verbrit, të sëmurit në lëkurë, dhe unë me lejen e Allahut i ngjall të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpitë tuaja. Vërtet, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë.” (Kur‘an 3:49)

 

Në këto mrekulli- të cilat janë të vërtetuara në disa prej ungjilleve apokrife, të tilla si fillimet e Ungjillit të Tomasit- Jezusi kryen, me lejen e Zotit (Kur‘ani nuk pushon kurrë së theksuari), procesin hyjnor të krijimit duke marrë një pjesë balte dhe fryrë në të. Kjo është fryma/shpirti që Zoti ka fryrë në njerëzimin. Mrekullitë e Jezusit përfshijnë historitë e njohura të shërimit dhe ringjalljes, të cilat për myslimanët kanë qenë literale (si në tregimin e Lazarusit) dhe metaforike (ringjalljen e zemrave të vdekura). Në fund të fundit, Kur‘ani në mënyrë të përsëritur i rikujton njerëzimit se toka ka qenë e vdekur dhe se Zoti e ka ringjallur atë (Kur‘an 41:39). Në këto lloj tregimesh, gjithashtu, ne shohim Jezusin si një profet historikë dhe si atë që mund të quhet mënyrë profetike e ndërgjegjes, duke bërë që disa mistikë si Rumiu të pyesin veten kush apo çfarë është Isai në vetë shpirtin tonë, faraoni i vetë zemrave tona dhe kështu me radhë.6 Jezusi përfundon shpalljen e tij për tek Bijtë e Izraelit duke u shprehur:

 

“Dhe (kam ardhur) që t'ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t'ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë Allahun dhe më dëgjoni mua. Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e drejtë!” (Kur‘an 3:50-51)

 

 

  • Hyrje
  • “Problemi Muhamedan”
  • Fantazmat e polemikave mesjetare
  • Polemikat ndaj Muhamedit sot
  • Burimet rreth jetës së Profetit
  • Muhamedi Profeti Biblik
  • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
  • Muhamedi i kujt?
  • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
  • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
  • KAPITULLI I PARË
  • KAPITULLI I DYTË
  • KAPITULLI I TRETË
  • KAPITULLI I KATËRT
    • Islami si një traditë Ibrahimiane
    • Islami si profeci universal
    • Islami dhe Ithtarët e Librit
    • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
  • KAPITULLI I PESTË
  • KAPITULLI I GJASHTË

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top