Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Kthimi në Mekë

 

Në këtë moment të jetës së Muhamedit (s.a.s), fama dhe pasimi i tij si Profet ishte rritur deri në pikën saqë ai ishte i aftë të mposhte forcat mekase. Lëvizja e hixhretit kishte arritur rreth rrotullimin dhe kishte ardhur koha për t‘u larguar sërish. Kishte arritur momenti për Muhamedin (s.a.s) të kthehej në vendlindjen e tij, në Mekë, në vendin ku zbriti zbulesa e parë hyjnore dhe në vendin ku shtëpia e Zotit (Qabja) do të ishte vendi i pelegrinazhit qendror. Medina ka qenë dhe do të mbetet Qyteti i Profetit, por ishte koha që Meka të kthehej në vatrën e monoteizmit, ashtu siç ishte menduar kur Ibrahimi dhe Ismaili ndërtuan Qaben atje. Muhamedi mblodhi një ushtri prej dhjetë mijë njerëzish dhe filloi marshimin drejt Mekës.

 

Më pak se një gjeneratë më parë, gjithçka që kishte qëndruar mes tij dhe vdekjes së sigurte ishte një shpellë e mbuluar me një rrjetë merimange sipas caktimit të Allahut. Kjo ishte pjesë e planit të Zotit, dhe kthimi gjithashtu, ishte pjesë e caktimit hyjnor. Meka, ku tempulli i Ibrahimit ishte ndërtuar, duhej të çlirohej. Ky çlirim duhej të ishte i larë në mëshirë. 

 

Mëshira e kthimit në shtëpi do të shfaqej në mënyra të mëdha dhe të vogla. Gjatë rrugës për në Mekë, Muhamedi pa një qen femër që po lindte qenushë të vegjël. I shqetësuar se rrëmuja e një ushtrie prej dhjetë mijë vetash mund të shqetësonte ata, Muhamedi urdhëroi një prej pasuesve të tij tu qëndronte pranë dhe t‘i strehonte ata.60 Mbi të gjitha, Kur‘ani (21:107) deklaron se Muhamedi është dërguar si mëshirë për të gjithë krijesat dhe të gjithë universet. Këto krijesa gjithashtu ndjekin urdhrat e Allahut dhe Muhamedi është dërguar si mëshirë për të gjithë.

 

 Mëshirën që Muhamedi e shfaqi për qentë e shkretëtirës- zakonisht kafsha më e përbuzur ndër të gjitha në Arabi- ai e tregoi edhe për mekasit të cilët e kishin persekutuar atë dhe pasuesit e tij për një gjeneratë të tërë. Sipas traditës arabe dhe asaj biblike, ai kishte të drejtë të marshonte në Mekë dhe të masakronte të gjithë burrat si dhe të marrë peng gratë e tyre si skllave. Megjithatë, Muhamedi deklaroi një amnisti të përgjithshme për të gjithë, duke ndërtuar kështu një paradigmë për falje në kulmin e fuqisë së tij politike. Është ndryshe kur dikush predikon faljen dhe paqen kur është politikisht inferior dhe është tërësisht ndryshe kur fal me mëshirë ndërsa ka fuqinë të rrënojë. Gjatë rrugës për në Mekë, një ndër shokët e Muhamedit (s.a.s) i quajtur Sa‘d, i cili ishte zgjedhur si flamurtar, filloi të gëzohej se kjo ishte "dita e luftës dhe jo më shenjtërime." Profeti urdhëroi Aliun të merrte flamurin nga Sa‘d në shenjë të natyrës mëshiruese të ditës. Armiku i tij i vjetër Ebu Sufjani, i cili disa here kishte dal kundër Profetit në luftë, frikësohej për sigurinë e tij, por megjithatë vetë Muhamedi e deklaroi të shenjtë shtëpinë e Ebu Sufjanit. Mund të fitosh zemrën e njerëzve në luftë, por mund të fitosh zemrën e njerëzve edhe nëpërmjet bukurisë së personalitetit. Kjo ishte koha për mëshirë.

 

Ligji i hakmarrjes dhe ndëshkimit ishte lënë mënjanë, ashtu si vetë Muhamedi tha: "Kjo është dita e mëshirës, dita në të cilën Allahu lartësoi Kurejshët."

 

Në këtë ditë, Muhamedi madje fali një ish pasues të tij i cili i ishte kthyer besimit të tij pagan.63 I shoqëruar me miqtë e tij, Muhamedi marshoi në Mekë dhe hyri në shenjtoren rreth Qabes. Kishte ardhur momenti të përfundonte orbitën, të përfundonte rrethin. Besimi në Zot ishte rivendosur në Arabi dhe tashmë ishte koha për të rimarrë shtëpinë e Zotit në Mekë. Ashtu siç Isai pastronte Tempullin, tashmë Muhamedi po pastronte Qaben. Muhamedi qëndroi para tempullit që e kishte ndërtuar Ibrahimi dhe filloi të rivendoste tempullin e Ibrahimit në kushtet e tij origjinale, ashtu siç ai e kishte kthyer monoteizmin në mesazhin e tij origjinal. Që nga koha e Ibrahimit, rreth 360 idhuj paganë ishin vendosur rreth Qabes. Një nga një Muhamedi i preki ata dhe një nga një ranë poshtë.

 

Ajeti i Kur‘ani në buzë të të gjithëve ishte ky: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.” (Kur‘an 17:81)

 

Një poet kompozoi një varg me rastin e thyerjes së idhujve:

"Duhej të kishit parë dritën e Allahut sesi shfaqej."

Pjesa tjetër e pushtimit të Mekës, hyrja e Mekës, ishte gjithashtu historia e mëshirës dhe amnistisë. Profeti recitoi këtë ajet të mëshirshëm nga Kur‘ani: “Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!” (Kur‘an 12:92) 

 

Të falësh një armik të padukshëm është një gjë, ndërsa të pajtohesh me ata që na kanë persekutuar neve dhe të dashurit tanë është një gjë krejtësisht tjetër. Muhamedi u takua ballë për ballë me Hindin, e cila kishte gllabëruar mëlçinë e xhaxhait të Profetit, Hamzasë. Kur ajo deklaroi synimin e saj rreth përqafimit të islamit, Muhamedi thjesht i tha: "Mirësevini". Kur djali i ish armikut Ebu Xhahl u shfaq në atë zonë, Muhamedi udhëzoi miqtë e tij të mos flasin keq mbi Ebu Xhehlin, pasi "shpifja ndaj të vdekurit ofendon të gjallin dhe nuk e arrin të vdekurin."

 

Ngjarja e fundit nga dita e mëshirës meriton të përkujtohet. Idhujt e paganëve u thyen të gjithë. Sipas një raporti, të regjistruar  nga biografisti Ibn Is‘hak, Muhamedi personalisht mbrojti dy pamje, një të Jezu Krishtit dhe një tjetër të Marias.

Sipas historianit al-Uakidi, Muhamedi tregoi se këto dy ikona nuk duhej të shkatërroheshin dhe vendosi duart e tij që t‘i mbronte.

 

Njësoj si hebraizmi, mësimet islame nuk miratonin gdhendjen e imazheve në vendet e adhurimit. Megjithatë, veprimi i Muhamedit (s.a.s) tregoi se ai dhe pasuesit e tij mund dhe dinin të bënin dallimin mes idhujve përkushtuar hyjnive politeiste dhe ikonave të shpalljeve të mëparshme, si krishterimi. Gjatë shekujve, artistët myslimanë kanë respektuar vendimin e Muhamedit (s.a.s) duke mos krijuar ikona apo imazhe në trajtën e formës njerëzore në vendet e adhurimit, edhe pse miniaturat e bukura dhe respektuese që përshkruajnë profetët dhe të shenjtët kanë qenë një pjesë e artit islamik.

 

Në fund të kësaj dite të bekuar, Muhamedi mbajti dy fjalime të cilat janë ruajtur. Të dy këto fjalime theksojnë natyrën transformuese të asaj që populli kishte dëshmuar. Profeti u tha atyre se krahas nderit për të qenë kujdestarët e Qabes dhe sigurimit të ujit për pelegrinët, "çdo pretendim i privilegjit, gjakut apo pronës [është] zhdukur nga unë."

 

Është e vështirë të mbitheksojmë natyrën revolucionare të këtij prononcimi në kontekstin arab ku fisnikëria e prejardhjes ishte një mani. Muhamedi rikujtoi audiencën e tij se i gjithë njerëzimi ka ardhur nga Ademi dhe vetë Ademi ka ardhur nga balta. Ai përfundoi fjalimin e tij duke recituar për njerëzit ajetet e Kur‘anit që pohojnë se nderi dhe fisnikëria janë të lidhura vetëm me mëshirën dhe me të qenurit të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për praninë e Zotit:

 

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (Kur‘an 49:13)

 

Një tjetër shok i Profetit tregon se pasi përfundoi lufta për çlirimin e Mekës, Muhamedi deklaroi se arsyet e Mekës ishin për shkak të territorit të shenjtë dhe se atje nuk duhej të kishte më gjakderdhje deri në ditën e gjykimit. Ai deklaroi: "Zoti e bëri Mekën të shenjtë ditën që krijoi qiejt dhe tokën dhe është e shenjta ndër të shenjta deri ditën e gjykimit...Tani ka rifituar shenjtërinë e saj të mëparshme."Një ndër deklaratat e fundit për audiencën ishte një urdhër që duhej transmetuar: "Ata që janë këtu le t‘u tregojnë atyre që nuk janë këtu."

 

Komuniteti i Muhamedit (s.a.s) ka përmbushur këto betim dhe në përkujtim të Muhamedit (s.a.s) vazhdon të ndajë këto mësime me ata të cilët nuk ishin të pranishëm atë ditë, por që ende marrin nga mirësia e Zotit. 

 

 

 

  • Hyrje
  • “Problemi Muhamedan”
  • Fantazmat e polemikave mesjetare
  • Polemikat ndaj Muhamedit sot
  • Burimet rreth jetës së Profetit
  • Muhamedi Profeti Biblik
  • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
  • Muhamedi i kujt?
  • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
  • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
  • KAPITULLI I PARË
  • KAPITULLI I DYTË
    • Revolucioni Muhamedan
    • Revolucioni si Transformim i Zemrës
    • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
    • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
    • Lëvizja e tretë: Hixhreti
    • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
    • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
    • Kthimi në Mekë
    • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
    • Kthimi në shtëpi
  • KAPITULLI I TRETË
  • KAPITULLI I KATËRT
  • KAPITULLI I PESTË
  • KAPITULLI I GJASHTË

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top