Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Fantazmat e polemikave mesjetare

 

 

Duke kaluar përtej shtrembërimeve: Fantazmat e polemikave mesjetare

 

  

 

Gjatë viteve të fundit, kanë qarkulluar shumë imazhe dhe pamje të Muhamedit në imagjinatën perëndimore, ku shumë prej të cilave kanë qenë të dhunshme, të çuditshme dhe të pakëndshme. Këto imazhe mund të shkaktojnë konflikte: Asnjë themelues i ndonjë tradite tjetër fetare nuk është paraqitur kaq negativisht në mënyrë të vazhdueshme - as Konfuci, as Luti, as Musai, as Buda dhe sigurisht as Isai. Disa nga imazhet e fundit negative të Muhamedit janë thjesht imazhe të riciklueshme të urrejtjes nga epoka të shkuara të Kryqëzatave dhe polemikave të të krishterëve ndaj islamit. Ajo çfarë është veçanërisht intriguese rreth këtyre stereotipave negativë është se sa jo origjinale dhe pa  imagjinatë që janë. Shumë polemika mesjetare e paraqesin imazhin e Muhamedit si djallëzor, të mallkuar apo satanik, apo madje edhe si anti - Krisht. 

 

Disa vepra klasike të letërsisë perëndimore, si Ferri i Dante Aligerit, e përshkruan Muhamedin si të çarë përmes dhe që flaket në rrethin e nëntë të ferrit. Në vargjet e tij të tmerrshme shkruan:

 

Ma t‟shembun dërrasash s‟mund te gjesh fuçi, Si njanin pashe aty fare teçamë Prej mjekrës deri ku pjerdh çdo njeri. Zorrëtpërjashta i vareshin nder kambë, Gjoksin te shqyem e barkun zgavër brejte Ku n‟mut shndërrohetçdogjësend qe hamë. (Ferri, kënga 28, rreshtat 22-27)

 

 Një mysliman i devotshëm do rrëqethej me të përmendur këto fjalë dhe do shtonte frazën Estaghfirullah ("I kërkoj falje Zotit") për thjesht thënien e tyre. Megjithatë, ngaqë duhet të dimë si ka qenë historia e takimeve tona me njëri-tjetrin, me poshtë do paraqesim përballjen e Dantes me Muhamedin, marrë nga kënga e 28-të e Ferrit:

 

N‟sa me vëmendje rrija tue e vërejte, 

Me këqyri e parzmin hapi me dy duer 

E tha: Shiko si çapëluem „kanë krejt! 

Shih Muhamedin kështu pre e c thurë! 

Përpara shkon tue qa ndjekësi Ali, 

Nga mjekra n „perçe ca rrashte e lëkurë! 

E gjithë te tjerët, qe këtu sheh ti, 

Fenëpërçanë e bane çdo lloj dasie, 

E prandaj ipaçamë s‟ka mbete asnjë.

 Një djall kem‟ pas, qe i harmatuem menije. 

 

Ajo që është veçanërisht intriguese nuk është vetëm se sa shpirtligë dhe ofensive janë këto imazhe, por keqkuptimet themelore të mësimeve islamike që ato reflektojnë. Nga vjen ideja e Muhamedit të çarë përmes? Vjen nga zvetënimi i dy metaforave islamike: Në një ajet në Kur‘an, Zoti, flet në veten e parë shumës "Ne", për të ngushëlluar Muhamedin duke i thënë:

 

“A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd? Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde, e cila shtypte shpinën tënde. Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?” (Kur'an 94:1-4)

 

 Shprehja "ti hapësh zemrën dikujt", e cila është përdorur në mënyrë të përsëritur në kontekstin kur‘anor, ndërlidh bashkë procesin fizik të frymënxjerrjes (kryesisht pas tensionit të mbajtjes së frymës) me procesin spiritual të ngazëllimit, zgjerimit, për tu mbushur me ajër, jetë dhe shpirt. Në një tjetër ajet kur‘anor (20:25), Musai i lutet Zotit t‘ia hap zemrën dhe ajo që është interesante, surja në të cilën shfaqet ky ajet është surja "Ta Ha", tradicionalisht njëri nga emrat e Profetit Muhamed. Ajeti i cituar këtu rreth hapjes së zemrës hyn në fuqi, si të thuash, në biografinë tradicionale të jetës së Profetit nëpërmjet episodit të fëmijërisë së Muhamedit, ku sipas këtij tregimi, një engjëll zbret mbi Muhamedin, arrin zemrën e tij dhe i heq burimin e papastërtisë duke larë zemrën e Muhamedit deri sa zemra e tij të pastrohej plotësisht.

 

Nëse rikthehemi tek imazhi i Dantes, vëmë re se sa të shtrembëruara dhe sa të shpërfytyruara janë polemikat e tij ndaj Muhamedit. Një ajet në Kur‘an që ka të bëjë me qetësimin që Zoti i jep Muhamedit dhe mbushjen e tij me ngazëllim spiritual si dhe një rrëfenjë në lidhje me hapjen e zemrës së Muhamedit që simbolizon pastërtinë janë ndryshuar nga tradita polemike e krishterë si një imazh i Muhamedit që flaket në zjarr ndërkohë që i hapet tërësisht pjesa e kraharorit nga fyti deri tek stomaku. Dante kthen një varg që lidhet me zgjerimin e zemrës dhe lartësinë shpirtërore në një simbol të dënimit të përjetshëm.

 

Profeti i cili në mësimet islamike ngjitet në kulmin e Parajsës për tu takuar ballë për ballë me Zotin (siç do e shikojmë në kapitullin 4), dhe i cili zgjedh të rikthehet tek njerëzimi tu jap atyre mundësinë e takimit të tyre me Zotin, është ulur nga Dante në thellësi të ferrit.

 

Kjo është ajo çfarë unë i jam referuar si mosmarrëveshja në njohje që po përjetojmë në lidhje me Muhamedin, dhe që po përkeqëson sfidën e thellë moderne të ketë një dialog të qëndrueshëm dhe të angazhuar përtej vijave të besimit. Dante padyshim është një ndër gjenitë e letërsisë perëndimore, por nëse do të kishim të bënim sot me një dialog kuptimplotë fetar përtej vijave të besimit, duhet të flasim më mirë - shumë më mirë - sesa një mendimtar italian.

 

 

 

 

 

  • Hyrje
  • “Problemi Muhamedan”
  • Fantazmat e polemikave mesjetare
  • Polemikat ndaj Muhamedit sot
  • Burimet rreth jetës së Profetit
  • Muhamedi Profeti Biblik
  • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
  • Muhamedi i kujt?
  • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
  • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
  • KAPITULLI I PARË
  • KAPITULLI I DYTË
  • KAPITULLI I TRETË
  • KAPITULLI I KATËRT
  • KAPITULLI I PESTË
  • KAPITULLI I GJASHTË

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top