Nëse shpresojmë të arrijmë një kuptim të saktë historik mbi jetën, mësimet dhe rëndësinë e Muhamedit, pyetja se cilave burime duhet tu referohemi është mjaft e rëndësishme. Në këtë vëllim, jam përpjekur të mbuloj pjesën më të gjerë të burimeve mbi Muhamedin, duke përfshirë burimet më të besueshme historikisht. Si fillim, kam sjellë pjesë nga Kur‘ani. Kur‘ani nuk shikohet nga myslimanët si fjalët e Muhamedit, por shpallje hyjnore që transmeton fjalët e Zotit nëpërmjet Profetit. Kur‘ani nuk është libër rreth‖ vetë Muhamedit: nuk është Ungjilli i Muhamedit.
Në Kur‘an nuk gjen tregime rreth mrekullive të Muhamedit si ushqyerjen e të varfrit apo shërimin e të sëmurëve. Por, vetë Kur‘ani konsiderohet mrekulli përsa i përket aspektit të tij shpirtëror, bukurisë dhe elokuencës. Megjithatë, në mund ti referohemi Kur‘anit për të marrë një kuptim më të mirë mbi botën në të cilën u shfaq Muhamedi, dhe botën për të cilën ai u përpoq të krijonte.
Burimi ynë i dytë janë hadithet, deklaratat që i atribuohen Profetit Muhamed. Hadithet janë mbledhur së pari gojarisht, po më pas janë shkruar. Ekzistojnë mbledhje të haditheve të shumta në shkallë të ndryshme të besueshmërisë; së bashku ata formojnë një nga burimet kryesore për të kuptuar jetën e Muhamedit.
Burimi ynë i tretë është literatura Sira (zhanri i jetës së Muhamedit), që përpiqet të shkëpusë referenca të shkurtra Kur‘anike dhe të mbush hapësirat në mënyrë të tillë që të mund të krijojnë të gjithë historinë. E para e këtij lloji është sira e Ibn Is‘haq, që është formuluar rreth 150 vite pas Profetit.
Burimi i katërt konsiston në një grup materiali të shenjtë.
Megjithëse nganjëherë këto mund të jenë burime të dyshimta për të kuptuar Muhamedin historik, janë materiale të çmuara për të kuptuar sesi Muhamedi u pranua dhe imagjinohej në fenë islame. Një formë e mirë për të vërejtur sesi të gjitha këto burime janë ndërlidhur, ndërkohë që përmbajnë pak pasiguri, është të ndërmarrim një çështje, si p.sh. mënyrën si tradita islamike kuptoi marrëdhënien ndërmjet Muhamedit dhe shpalljeve të mëparshme.