Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin

 

1-Vëllimi i ajeteve që i janë shpallur të Dërguarit (s.a.v.) është i njëjtë me vëllimin e ajeteve që janë prezent në ditët e sodit. Sipas ajeteve, Kurani nuk është as i mangët as i tepërt. Kjo nuk është pikëpamja jonë por këtë na e kanë bërë të ditur Imamët tanë. Imamët e Ehli Bejtit gjithnjë na kanë këshilluar që të mbahemi për Kuran dhe na kanë folur për virtytet e Kuranit. Po ashtu, na kanë përcjellë se i Dërguari (s.a.v.) ka bërë të ditur në ditën Gadir Humit përpara dhjetëra mijëra haxhive se Kurani dhe Ehli Bejti nuk do të ndahen njëri prej tjetrit deri në Ditën e Kiametit. Ky testament është dëshmia më e madhe se Kurani nuk është i mangët.

 

2- Nuk dyshojmë se është bërë shtrembërimi i Kuranit sipas renditjes së shkakut të zbritjes të tij. Në popull ekziston një dyshim se Kurani është shtrembëruar për shkak të ndërrimit të vendeve të disa ajeteve. Por, kjo nuk të bëjë me shtrembërimin. Të gjitha ajetet që janë shpallur për Ehli Bejtin, gjenden edhe sot e kësaj dite në Kuran. Por, për shkak të ndërrimit të vendeve të ajeteve nuk mund të kuptojmë në mënyrë të qartë se çka janë duke shprehur ata. Dhe, kjo rrjedh prej asaj që Kurani është tubuar mbas të Dërguarit (s.a.v.) prej një grupi të njerëzve që nuk ishin të informuar për shkaqet e shpalljes së tij.

 

Ne e kemi cekur më lart se Imam Aliu e dinte shpjegimin e çdo ajeti. Lojërat që i kanë  luajtur emevitët nuk kanë qenë të mjaftueshme që ta asgjësojnë diturinë e Imam Aliut. Zhdukja e Kuranit do të thoshte zhdukja e Islamit.

Që të mund të ekzistojë Islami deri në ditën e Kiametit është e domosdoshme që të ekzistojë edhe Kurani bashkë me të, përndryshe të dytë do të jenë të gjykuar që të zhduken. Askush të mos dyshojë për këtë, sepse Imam Aliu dhe Imamët e tjerë, pasardhësit e tij, e kanë përhapur diturinë e Kuranit atyre që ishin afër tyre në një mënyrë të tillë që do të vazhdojë deri në ditën e Kiametit.

 

Asnjë re nuk mund ta zhdukë ekzistencën e Diellit. Këtë detyrë të bekuar e ka marrë Ehli Bejti nga i Dërguari (s.a.v.) dhe e ka vazhduar në mënyrë të duhur. Sado që ta ndryshojnë renditjen e Kuranit, prapëseprapë kjo nuk do të ndikojë në pakësimin e diturisë së Ehli Bejtit. Sepse, ata janë pronarët e shpalljes, tefsirit dhe tevilit. Njëri prej sahabeve të mëdhenj dhe interpretuesve të Kuranit, Abdullah bin Abbasi, rrëfen:

 

“Më shumë se 300 ajete janë shpallur në lidhje me virtytet e Aliut” 

 

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Kurani ka zbritur në katër pjesë: Një pjesë ka të bëjë me Ehli Bejtin, një pjesë për armiqtë e Ehli Bejtit, një pjesë ka të bëjë me historinë e të dërguarve dhe një pjesë për ligjet e Allahut që ka caktuar për njerëzit."

 

Nuk do të gabojmë nëse themi se për virtytet e Ehli Bejtit janë shpallur më shumë se njëmijë ajete. Abdullah bin Abbasi thotë.

“Kudo që në Kuran shkruan O besimtarë, më së pari i drejtohet Imam Aliut. Allahu i Madhëruar i ka turpëruar sahabet por Alin e ka përmendur çdoherë me mirësi”.

 

Abdullah bin Mesudi, që njihet si njëri prej interpretuesve të Kuranit, ka thënë:

“Gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.), kisha mësuar përmendësh shtatëdhjetë sure. Ndërsa, suret tjera i mësova përpara më të mbarit të njerëzve, Aliut”. 

 

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Allahu i Madhëruar më ka zbritur librin që është sqarim për gjithçka. Mua më ka urdhëruar që ta mësojë atë të gjithë njerëzve, përveç Aliut. Aliu nuk kishte nevojë për shpjegim. Allahu i Madhëruar ia kishte falur Aliut një gjuhë dhe shkathtësi sikur mua, të bukur e të pa metë. Sikur butësia të shndërrohej në një person padyshim që ai do të ishte Aliu; sikur mendja të shndërrohej në një person padyshim që ai do të ishte Hasani; sikur zemërgjerësia të shndërrohej në një person padyshim që ai do të ishte Hysejni; sikur bukuria shndërrohej në një person padyshim që ajo do të ishte Fatimja”.

 

Abdullah bin Abbasi thotë:

“Ai është Aliu, që e zotëron diturinë e Librit. Te ai është dituria e tefsirit, tevilit, nasuhit dhe mensuhit”. 

Imam Aliu ka thënë:

“Fisnikëria e Kuranit është e jona”. 

Imam Aliu thotë:

“Sikur të më kishin bërë një vend të ngritur nga jastëkët dhe të isha ulur mbi të, unë do të kisha treguar rrugë pasuesve të Biblës me Bibël, pasuesve të Tevratit me Tevrat dhe pasuesve të Kuranit me Kuran”.

Gjatë luftës së Sifinit, ushtria e Muavijes i kishte vendosur mbi shtizë librat e Kuranit dhe Imam Aliu i tha ushtrisë së tij:

“Unë jam Kurani që flet. Atë që jeni duke treguar ju është Kurani që hesht”.

 

Edhe ne i bëjmë thirrje lexuesve kah Kurani që flet.

 

 

  • Ehli bejti ne Kur'an
  • Parathënie
  • Sahabet në Kuran
  • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Kush janë Ehli Bejti?
  • Ehli Bejti në hadithe
  • Kurani dhe Ehli Bejti
  • Lexues të nderuar
  • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
  • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
  • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top