Sureja Lejl 

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 1-3

“Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Pasha ditën kur ajo shkreptin! Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Ajeti ka zbritur në këtë mënyrë: Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Pasha ditën kur ajo shkreptin! Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën dhe Aliut i takon fillimi dhe fundi”

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 12-13

“Padyshim që e jona është vetëm tregimi i rrugës së drejtë. Dhe, padyshim që është e Jona kjo botë dhe bota tjetër”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë: 

“Rruga e drejtë është Aliu dhe Aliut i takon kjo botë dhe bota tjetër”

Këtu dëshirojmë që të qartësojmë se me çfarë qëllimi i ka thënë këto fjalë i Dërguari (s.a.v.), se Aliut i takon kjo botë dhe bota tjetër.

Në një hadith sahih i Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Kush dëshiron që të jetojë ashtu si kam jetuar unë dhe të vdes ashtu si kam vdekur unë, le ta bëjë për prijës të tij Aliun dhe Imamët që do të vijnë prej tij”.

 

Sigurisht, që esenca e jetës dhe vendi i zhdukjes së vdekjes është një veçori që i përket personalitetit të të Dërguarit (s.a.v.) tonë. Sigurisht, që nëse dëshirojmë që ta jetojmë jetën e tij dhe të vdesim me vdekjen e tij, rruga e vetme për të arritur këtë është lidhja dhe nënshtrimi për Imam Aliun dhe Imamët që vijnë prej pasardhësve të tij. Sipas kësaj që thamë, sigurisht që kjo botë dhe bota e ardhshme i takon Imam Aliut. Nuk ka mundësi që të gjejmë diçka më të mirë se kjo.

 

Disa dijetar synnit autentik që e përcjellin këtë hadith:

Hakimi në librin e tij “Mustedrik”

Ebu Nu’ajm el-Isfahani në librin e tij “Hilje”

Hatib el-Bağdadi në librin e tij “Tarih”

Tabarani në librin e tij “Mu’xhem”

Ibn-i Haxher në librin e tij “Isabe” 

Muttaki el-Hindi në librin e tij “Kenz”; 

Hejsemi në librin e tij “Mexhma’uz-Zevaid” …

 

Këtu përfundon sureja Lejl. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.