Sureja Mulk 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 22

“A është më i udhëzuar ai që ec zvarrë, i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ec drejtë në rrugën e drejtë?

 

Imam Ali er-Rida ka thënë:

“Ata që nuk i nënshtrohen velajetit të Urdhëruesit të Besimtarëve, Imam Aliut, Allahu i Madhëruar i ka përshkruar si ata që ecin zvarrë në tokë. Ndërsa, ata që i nënshtrohen velajetit të Imam Aliut i ka përshkruar si ata që ecin drejtë. Rruga e drejtë është Urdhëruesi i Besimtarëve, Aliu”

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 27

“Kur ta shohin dënimin duke u afruar, do të nxihen fytyrat e atyre që nuk besuan dhe do t’u thuhet: Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejtë!”

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Betohem në Allah, se atë ditë nuk do të shohin askënd tjetër veçse Ali bin Ebi Talibin! Kur të vijë ajo kohë, ata që e kanë mohuar velajetin e Aliut, do t’i kafshojnë duart e tyre dhe do ta kritikojnë e fajësojnë veten për shkak të largimit nga velajeti i Imam Aliut”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë: “Do të pendohen shumë dhe fytyrat e tyre do të nxihen, për shkak të veprave të tyre të kryera, ata që ia kanë dhënë vetes titullin Urdhëruesi i Besimtarëve, si Ebu Bekri, Ymeri dhe të tjerët, kur të shohin se atë pozitë po e meriton vetëm Imam Aliu”

 

Këtu përfundon sureja Mulk. Falënderimi i takon Zotit të botëve. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.