Sureja Shura 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 8

“Po sikur të kishte dashur Allahu, do t'i bënte të gjithë një ymmet të vetëm. Por, Ai shtie në mëshirën e vet atë që do, e jobesimtarët nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Mëshira e Allahut është velajeti i Ali bin Ebi Talibit! Jobesimtarët nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës”.

Në mëshirën e Allahut kanë hyrë ata që e pranojnë kalifatin dhe Imametin e Imam Aliut. Zullumqar janë ata që e kanë braktisur këtë. Zaten, zullumqar janë ata që e kanë uzurpuar vendin e Imam Aliut dhe që i kanë ndihmuar ata!

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 13

“Mbahuni për fenë e drejtë e mos u përçani në të, Ai ju përcaktoi juve për fe atë që ia pat përcaktuar Nuhut. Ne ta shpallëm ty atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. Allahu zgjedh për vete atë që do dhe e udhëzon në të atë që i drejtohet Atij”

 

Imam Ali er-Rida ka thënë:

“O Al-i Muhamed! Ai ju përcaktoi juve për fe atë që ia pat përcaktuar Nuhut. O Al-i Muhamed! Mbahuni për fenë e drejtë e mos u përçani në të. Kjo u vjen rëndë atyre që u bëhet thirrje për të hyrë në velajetin e Aliut. O Muhamed! Allahu zgjedh për vete atë që do dhe e udhëzon në të atë që i drejtohet velajetit të Aliut”

 

Në një vend tjetër, Imami ka thënë:

“Ne jemi ata që kanë prejardhje burimore. Ne jemi më të virtytshëm dhe më të lartësuar sesa të tjerët. Ne jemi ata që e bartin trungun familjar të të dërguarve; ne jemi të zgjedhurit në librin e Allahut; ne jemi më të afërmit e Resulullahut nga mesi i njerëzve; ne jemi ata që ia përcjellin njerëzve fenë e Allahut. Allahu i Madhëruar ka thënë: Ai ju përcaktoi juve për fe atë që ia pat përcaktuar Nuhut”

 

Imam Ali Zejnel Abidini ka thënë:

“Resulullah Muhamedi (s.a.v.) është i besueshmi i Allahut mbi sipërfaqen e Tokës. Mbas ndërrimit jetë të Muhamedit (s.a.v.), ne jemi bërë trashëgimtarët e tij. Ne jemi të besueshmit e Allahut mbi sipërfaqen e tokës. Te ne është dituria e ngjarjeve që do të paraqiten, dituria e lindjeve dhe e paraardhësve të arabëve dhe të dërguarve. Kur të shikojmë një person, ne e kuptojmë menjëherë se a është besimtar apo mynafik.

Shiitët tanë janë të ditur përmes emrave të baballarëve të tyre sepse Allahu i Madhëruar ka marrë premtimin e marrëveshjes (ahd-u misak) prej neve dhe prej shiitëve tanë. Ata do të mbërrijnë në atë vend ku kemi mbërritur ne dhe do të hynë në atë vend ku kemi hyrë ne. Ne jemi të zgjedhurit dhe të lartësuarit mbi të gjithë njerëzit me prejardhje dhe me krenari e nder. Ne jemi pronarët e diturisë së Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut dhe jakubit. Ne jemi pronar të diturive të të gjithë pejgamberëve”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Me urdhrin Mbahuni për fenë nënkuptohet mbahuni për Imam Aliun. Dhe me urdhrin mos u përçani në të nënkuptohet mos u ndahuni prej Urdhëruesit të Besimtarëve, Imam Aliut. Kur ishte bërë thirrja për ta pranuar velajetin e Aliut, idhujtarëve kishte ardhur shumë rëndë që ta pranojnë këtë. Allahu e zgjedh atë që do në rrugën e Aliut.

Allahu i udhëzon ata që drejtohen kah Aliu. Në lidhje me këtë, Allahu ka thënë: “Atëherë, ti thirri ata për këtë dhe mbahu për shtegun e drejtë ashtu si të është urdhëruar, dhe mos shko pas dëshirave të tyre” (ajeti i 15) Nga ajeti nënkuptohet kjo: “Ti thirri ata për velajetin e Aliut ashtu si të është urdhëruar ty. Mos shko mbas dëshirave të tyre, që kërkojnë për të hequr dorë nga velajeti i Aliut!”

 

Duhet të kemi të qartë se idhujtarët që përmenden në këtë ajet janë ata që i përshkruajnë ortak velajetit të Aliut. Në të kundërtën, nuk do t’i përshtatet aspak madhështisë së të Dërguarit (s.a.v.) nëse e nxjerrim përfundimin se nga i Dërguari (s.a.v.) kërkohet që të mos shkojë mbas dëshirave të idhujtarëve.

 

I Dërguari (s.a.v.) nuk është një person që shkon mbas dëshirave të idhujtarëve. Ai është i pastër prej një gjëje të tillë dhe është shumë larg prej saj. Por, prej atij kërkohet që të qëndrojë brenda ymmetit dhe që t’i japi fund dëshirave të tyre për të përshkruar ortaku velajetit të Imam Aliut. Dhe, këtë e treguar përmes komunikimit të hapur”.

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 23

“Thuaj: Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, prej juve kërkoj vetëm respektin dhe dashurinë për të afërmit e mijë” 

 

Mbasi që u plagos Urdhëruesi i Besimtarëve, Imam Hasan el-Muxhteba hipi në mimber dhe tha:

“Unë jam prej atij Ehli Bejti që dashurinë ndaj neve Allahu ua ka bërë obligim të gjithë myslimanëve, duke thënë: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, prej juve kërkoj vetëm respektin dhe dashurinë për të afërmit e mijë”. Dijeni mirë që fitimi i mirësisë do të thotë dashuria ndaj neve”

 

Mbasi që zbriti ky ajet, sahabet thanë:

“O Resulullah! Kush janë ata të afërm për të cilët jemi urdhëruar që t’i dashurojmë e respektojmë ata”. Resulullahu (s.a.v.) u përgjigj: “Aliu, Fatimja dhe fëmijët e tyre (Hasani dhe Hysejni)”.

 

Resulullahu (s.a.v.) ka thënë:

“Allahu i Madhëruar i ka krijuar të dërguarit prej drurëve (origjinave) të ndryshme familjare. Unë dhe Aliu jemi krijuar prej druri të njëjtë familjar. Unë jam rrënja dhe Aliu është trungu i atij druri. Fatimja përbën degët e saj, Hasani dhe Hysejni janë frytet ndërsa shiitët tanë janë fletët e tij. Kush mbahet për një degë të tij, do të shpëtojë dhe kush e braktis atë, do të shkatërrohet.

 

Nëse njëri bën adhurim njëmijë vjet në mes Safas dhe Merves (dy kodra të Mekës te vendi i haxhit) dhe pastaj bën adhurim edhe njëmijë vjet tjera, edhe nëse i dobësohet trupi, por nuk ndjen dashuri ndaj Ehli Bejtit, Allahu do ta gjuajë atë të përmbysur me fytyrë në Xhehenem. Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, prej juve kërkoj vetëm respektin dhe dashurinë për të afërmit e mijë”.

 

Resulullahu (s.a.v.) ka thënë:

“Unë do të ndërmjetësoj për katër persona në ditën e Kiametit, edhe nëse vijnë me të gjitha mëkatet e kësaj bote. Ata janë: personi i cili i ka ndihmuar pasardhësve të mijë, personi i cili ka dhënë prej pasurisë së tij ndonjërit prej pasardhësve të mijë që ka qenë në nevojë, personi që i ka dashur me gojë e me zemër pasardhësit e mijë dhe personi që i ka ndihmuar pasardhësve të mijë kur janë dëbuar nga vendlindja e tyre”.

 

Kush duhet të na vijë ndër mend kur i Dërguari (s.a.v.) i përmend pasardhësit e tij? Në lidhje me këtë, i Dërguari (s.a.v.) ka thënë: “Allahu i Madhëruar i ka vazhduar paraardhësit e të dërguarve nga vetë ata ndërsa pasardhësit e mijë i ka vazhduar nga Aliu”.

 

Urdhëruesi i Besimtarëve, Imam Aliu ka thënë:

“Ehli Bejti i Resulullahut (s.a.v.) është zotëria i të gjithë myslimanëve. Respekti dhe nënshtrimi ndaj tyre është obligim për të gjithë myslimanët. Kush largohet prej tyre, ai nuk e ka zbatuar urdhrin e të Dërguarit (s.a.v.) dhe e ka fituar mallkimin e të gjithë engjëjve dhe njerëzve”.

 

I vetmi pejgamber, që përmendur në Kuran dhe që ka kërkuar respekt e dashuri për Ehli Bejtin e tij kundrejt kumtimit të tij është zotëria ynë Muhamedi (s.a.v.).

Nuhu (a.s) dhe Hudi (a.s) kanë kërkuar shpërblim për vete prej ymmeteve të tyre ndërsa i dërguari ynë ka kërkuar si shpërblim prej ymmetit të tij vetëm dashurinë e respektin ndaj Ehli Bejtit të tij. Kjo është maja më e lartë e flijimit. Prej këtu na del një përfundim i madh dhe i vlefshëm nga pikëpamja e të Dërguarit dhe nga ana e Ehli Bejtit të tij.

 

Përkundër tërë kësaj qartësie, është e pamundur që të gjendet te vëllezërit tanë synnit dashuria ndaj Ehli Bejtit. Në të gjitha vendet islame, këtu bëjnë përjashtim shumë pak vende, nuk mund të gjeni që përgjegjësit fetar e atij vendi të bëjnë thirrje ose të predikojnë për hakun e Ehli Bejtit.

 

Mos të harrojmë se borxhin tonë ndaj të Dërguarit (s.a.v.) mund ta paguajmë vetëm përmes respektit e dashurisë ndaj Ehli Bejtit të tij! Vëllezërit tanë synnit, që i njohim për së afërmi, janë duke shkuar në haxh, Allahu e pranoftë haxin e tyre. Por, nuk zotërojnë as diturinë më të vogël në lidhje me Ehli Bejtin. Ne flasim vetëm nga pikëpamja e fesë.

 

Mbasi që çdonjëri thotë se është mysliman atëherë është obligim për çdo mysliman që t’i dijë këto. I Dërguari (s.a.v.) nuk ka kërkuar prej neve ndonjë pasuri apo mall kundrejt kumtimit të tij. Kërkesa e tij ishte vetëm dashuria ndaj Ehli Bejtit. Po mirë, si mund t’i dashurojë ata një person që nuk i njeh ata? Të mos harrojmë se urdhri i të Dërguarit (s.a.v.) është e vlefshme deri në ditën e Kiametit. 

 

Disa dijetar të vëllezërve tanë synnit, madje edhe kryetari i Bashkësisë Islame së Turqisë, deklarojnë se ky ajet nuk ka zbritur në lidhje me Ehli Bejtin. Ata thonë se sureja Shura ka zbritur në Meke dhe se në atë kohë nuk kishin ardhur ende në këtë botë Imam Hasani dhe Imam Hysejni. Përgjigja e jonë do të vijë nga ata që janë në anën e tyre. Librat më autentik të dijetarëve synnit kanë pranuar se ajetet 24, 25 dhe 27 kanë zbritur në Medine.

 

Disa prej tyre janë:

 

1- Tamahsheri në tefsirin e tij “Keshshaf” 

2- Tabari në tefsirin e tij “Xhami-ul Bejan” 

3- Fahreddin-i Razi në tefsirin e tij “Kebir” 

4- Sujuti në tefsirin e tij “Durr-el Mensur” 

5- Hakim en-Nishaburi në librin e tij të haditheve “Mustedrik” 

6- Bagavi në librin e tij “Tefsir” 

7- Ahmed bin Hanbel në librin e tij “Menakib” 

8- Tabarani në librin e tij “Mu’xhem” 

9- Hejsemi në librin e tij të haditheve “Mexhma-uz Zevaid” 

10- Ibn-i Haxher el-Hejtemi në librin e tij “Savaik-ul Muhrika”.

 

Shkurtimisht këtë e kanë përcjellë edhe: Ibni Munziri, Ibn Ebi Hatimi, Ibn Marduvejhi, etj

 

Ata që me çdo kusht dëshirojnë që të vërtetojnë se ky ajet nuk ka zbritur për Ehli Bejtin, kanë provuar një lojë tjetër nga ata që u përmendën më lart. Sipas tyre, ajeti i përfshin të gjithë Kurejshët gjegjësisht, i Dërguari (s.a.v.) ka kërkuar prej neve që t’i dashurojmë e respektojmë të gjithë Kurejshët! Se sa e pamend dhe e gabuar është kjo, mund ta vërtetojmë përmes vet fjalëve të tyre. A nuk ishte Ebu Lehebi prej parisë së Kurejshëve, i cili ushqente aq shumë armiqësi ndaj të Dërguarit (s.a.v.)?

 

A nuk ishte Ebu Sufjani, babai i Muavjies, prej parisë së Kurejshëve? Po mirë, athua na ka urdhëruar i Dërguari (s.a.v.) që t’i dashurojmë këta persona? Ata që i kanë bërë shpifje Allahut dhe të dërguarit të Tij do ta shijojnë dënimin më të ashpër. Të përkujtojmë Ebu Xhehlin. Ai ishte prej atyre që ia kishin shkaktuar të Dërguarit (s.a.v.) më së shumti vuajtje. A ta dashurojmë edhe këtë? Është trishtuese edhe vetë mendimi që i Dërguari (s.a.v.) të ketë urdhëruar t’i dashurojmë të afërmit e tillë të tij që kishin vdekur brenda pabesimit.

 

Por, ne e dimë se pse i kanë shpifur gjithë këto lojëra. Personat që gjatë së qeverisjes së Emevitëve kanë ngrënë bukën e tyre i kanë bërë thirrje popullit që t’i dashurojnë ata, sepse Emevitët i takonin Kurejshëve. Këta dijetar kanë bërë shpifje e gënjeshtra duke shkuar mbas barkut të tyre. Por, ne nuk mund të kuptojmë se pse përgjegjësit fetar të ditëve të sotme janë duke e vazhduar këtë! Dijetarët duhet që t’i përcjellin ymmetit rrëfimet që vijnë nga vetë dijetarët e tyre, në mënyrë që të mund ta kuptojnë dashurinë ndaj Ehli Bejtit. Ditëve të sotme, në cilat xhamia flitet për fikhun (rregullat fetare) e Imamëve të Ehli Bejtit?  

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 44

“Do t'i shohësh zullumqarët që, kur ta shohin dënimin, do të thonë: A ka ndonjë rrugë për t’u kthyer mbrapa?”

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë: “Tefsiri i ajetit është ky: Zullumqarët janë ata që e kanë uzurpuar hakun (kalifatin) e Ehli Bejtit. Ndërsa, dënimin që do ta shohin ata do të jetë Aliu. Sepse, Aliu është shkaku i dënimit të tyre, të cilën do të shohin ata. Ai do të jetë personi që do ta ndajë Xhenetin dhe Xhehenemin”

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 52

“Kështu, me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin. Ti nuk ke ditur se çka është libri dhe çka është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Padyshim, ti udhëzon për në rrugën e drejtë”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Shpirti që përmendet në këtë ajet është më i lartë se Xhebraili dhe Mikaili! Mbas ndërrimit jetë të të Dërguarit (s.a.v.) ky shpirt është bashkë me Imamët e Ehli Bejtit”

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Drita me të cilën Allahu e vë në rrugë të drejtë atë që dëshiron është Ali bin Ebi Talibi”

Në një vend tjetër, Imami ka thënë:

“Drita që Allahu ia ka dhënë të Dërguarit tonë është Aliu! Aliu është një dritë që Allahu e udhëzon atë që do kah ajo dritë. Allahu ka thënë të dërguarit të tij: Padyshim, ti udhëzon për në rrugën e drejtë dhe me këtë nënkuptohet kjo: Ti urdhëron dhe bën thirrje për në velajetin e Aliut dhe Aliu është rruga e drejtë”

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 53

“Në rrugën e Allahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë. Dijeni mirë se, në fund të gjitha çështjet kthehen te Allahu”

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Rruga e drejtë e Allahut është Aliu. Allahu e ka falë atë si ruajtës të thesarit të ndodhive në qiej dhe në tokë. Dhe, ka bërë të ditur se të gjitha çështjet do të kthehen te Allahu”.

Urdhëruesi i Besimtarëve, Imam Aliu, ka thënë:

“Me lejen e Zotit tim, mua më takojnë gjithë çka ka në qiej dhe në tokë” 

Imam Ali Zejenel Abidini ka thënë djalit të tij Zejdit:

“Betohem në Zotin e Qabes se i Dërguari (s.a.v.) ka bërë thirrje njerëzve vetëm kah Aliu. Me Aliun e gjeti udhëzimin ai që e kërkoi dhe devijoi ai që e braktisi atë”

 

 Këtu përfundon sureja Shura. Falënderimi qoftë për Allahun. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhamedin (s.a.v.) dhe mbi Ehli Bejtin e tij të pastër.