Sureja Fatir
Tevili dhe tefsiri i ajetit 10
“Kush e dëshiron krenarinë; e tërë krenaria i takon Allahut. Te Ai ngrihet fjala e mirë dhe Ai e pranon veprën e mirë”
Imam Xhafer Sadiku ka thënë:
“Velajeti ynë është vepra e mirë! Kush e pranon velajetin tonë, fjala e tij do të ngrihet te Allahu!”
Tevili dhe tefsiri i ajetit 32
“Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur. Prej tyre ka që i kanë bërë padrejtësi vetvetes dhe ka edhe disa që janë të përmbajtur. Ka prej tyre që, me urdhrin e Allahut, nxitojnë në punë të mira; kjo është ajo mirësia e madhe”
Imam Xhafer Sadiku ka thënë:
“Ky ajet ka zbritur posaçërisht për Muhamedin (s.a.v.) dhe Ehli Bejtin e tij. Ata që i kanë bërë padrejtësi vetes janë ata që e kanë mohuar Imamin e vërtetë! Ata që janë të përmbajtur janë ata që e pasojnë Imamin. Ata që me urdhrin e Allahut nxitojnë në vepra të mira janë Imamët e vërtetë!”
Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:
“Ata që nxitojnë në vepra të mira janë Ali bin Ebi Talibi, Hasani dhe Hysejni!”
Në një vend tjetër, Imami ka thënë: “Allahu i Madhëruar do t’i shpëtojë qafat tona dhe të shiitëve tanë. Përmes neve do ta largojë ngarkesën nga qafat e shiitëve tanë. Dhe përmes neve do t’i shpëtojë ata! Allahu i Madhëruar e filloi ekzistencën përmes neve dhe do ta përfundojë përmes neve! Për shiitët tanë ne jemi sikur shpella e Ashabi Kehfit! Ne jemi sikur anija shpëtuese e Nuhut (a.s) dhe dera e shpëtimit që ka qenë për Beni Israelitët!”
Këtu përfundon sureja Sebe. Falënderimi qoftë për Allahun dhe paqja e përshëndetja e Allahut qoftë mbi të dërguarin dhe Ehli Bejtin e tij.