Sureja Hud

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 12

“A do të shtrëngohesh e braktisësh një pjesë të asaj që të është shpallur, nëse ata të thonë: Pse të mos i ketë zbritur atij ndonjë pasuri ose përse të mos i ketë ardhur bashkë me të ndonjë engjëll? Ti je vetëm një qortues, e Allahu përkujdeset për çdo send”.

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Shkaku i zbritjes së këtij ajeti ishte ky: Një ditë, i Dërguari (s.a.v.) i tha Aliut (a.s): ‘O Ali! Kërkova nga Allahu që të caktojë si vezirin tim dhe Ai e pranoi, kërkova që të caktojë si të besueshmin tim dhe Ai pranoi, kërkova që të caktojë si kalif të ymmetit dhe Ai e pranoi edhe këtë”.

Dy prej Kurejshëve që qëndronin afër të Dërguarit (s.a.v.) i thanë njëri tjetrit: ‘Betohem në Allah se një grusht me hurma që gjendet brenda një strajce të ujit është më e mbarë sesa ajo që ka kërkuar Muhamedi prej Zotit të Tij.

Më mirë të kishte ardhur një engjëll nga Zoti i tij dhe t’i ndihmonte atij, duke ia dhënë pasuri dhe duke ia larguar varfërinë’. Atëherë, Allahu i Madhëruar e shpalli këtë ajet: ”Pse të mos i ketë zbritur atij ndonjë pasuri ose përse të mos i ketë ardhur bashkë me të ndonjë engjëll...”

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 17

“Ai që është i mbështetur në argumentin nga Zoti i tij dhe në dëshmitarin që vjen mbas tij nga ana e Zotit të tij”.

 

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Argumenti nga Zoti është Resulullahu (s.a.v.) dhe dëshmitari që vjen mbas tij me të cilën e përforcon atë, është Urdhëruesi i Besimtarëve, Ali bin Ebi Talibi”.

Nga ajeti na bëhet e qartë se dëshmitari që e pason të Dërguarin (s.a.v.) është prej tij. Edhe hadithi i të Dërguarit (s.a.v.) na e dëshmon këtë:

“Unë jam prej Aliut dhe Aliu është prej meje”.

Dëshmitari që e pason të Dërguarin (s.a.v.) me rëndësi të tillë është personi i cili është caktuar si Imam e kalif. Kjo është një mirësi e Allahut. Ai që e pranon, e sheh atë përpara dhe ai që e mohon, do ta shijojë dënimin.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 50,61 dhe 84

“Te populli i Adit e dërguam vëllanë e tyre Hudin... Te populli i Themudi e patëm dërguar vëllanë e tyre, Salihun... Medjenit i dërguam vëllanë e tyre Shuajbin”.

 

 

Një person shkoi te Imam Ali Zejnel Abidini dhe i tha:

“Gjyshi yt Aliu (bin Ebi Talibi) ka thënë: “Vëllezërit tanë u rebeluan kundër neve dhe ne luftuam kundër atyre që janë rebeluar. Çka thua ti për këtë?”.

Imam Ali Zejnel Abidini tha: “Te populli i Adit e dërguam vëllanë e tyre Hudin, athua populli i Hudit ishte vëlla nga feja apo nga fisi?”.

Ai tha: “Hudi ishte vëllai tyre nga fisi”.

Imami tha: “Allahu i Madhëruar e shkatërroi popullin e Adit dhe e shpëtoi Hudin (a.s). Në një ajet tjetër thotë: Te populli i Themudi e patëm dërguar vëllanë e tyre, Salihun... Medjenit i dërguam vëllanë e tyre Shuajbin”. Ai person i tha: “E ke larguar dyshimin prej meje”

 

Shpjegim:

Urdhëruesin e Besimtarëve, Aliun, e kishin pyetur në lidhje me luftërat e Xhemelit dhe të Siffinit, ku kanë luftuar kundër tij, dhe ai tha: “Vëllezërit tanë u rebeluan kundër neve dhe ne luftuam kundër atyre që janë rebeluar”. Disa xhahila janë munduar që këto fjalë të Imamit t’i interpretojnë ashtu që ata që kanë luftuar kundër tij kishin pasur iman. Sikur që ka thënë edhe Imam Ali Zejnel Abidini, kjo vëllazëri ishte vetëm fisnore. Këtu nuk mund të kërkohet asnjë shprehje e imanit. Sikur që na bëhet e qartë nga ajetet, Hudi, Salihu dhe Shujabi ishin vëllezërit e tyre nga fisi.

 

Por, ne e dimë se Allahu e ka goditur Adin, Semudin dhe Medjenin me dënimin më të madh. Këta popuj kishin devijuar në pabesimin më të keq. Prapëseprapë, duke i përmendur ata, Allahu i përmend si vëllezërit e këtij populli. Nuk duhet harruar edhe vëllazërinë e mëparshëm në mes Kabilit dhe Habilit. Ata ishin vëllezër, por njëri ishte besimtar e tjetri qafir.

Edhe pse është vëllai i tij, qafiri Kabil nuk ka asnjë dobi nga Habili dhe besimtari Habili nuk ka kurrfarë dëmi nga vëllai i tij Kabili. Edhe i Dërguari (s.a.v.) e kishte këshilluar ymmetin e tij në lidhje me hakun e Imam Aliut. Ai ka thënë: “Ai që lufton kundër Aliut, ka luftuar kundër meje. Ai që lufton kundër meje, padyshim që lufton kundër Allahut!”. Cili është vendi i tyre, nëse jo xhehenemi? A ka ndonjë vend tjetër ku do të shkojnë ata?

 

Një ditë, i Dërguari (s.a.v.) ishte duke qëndruar nën hije bashkë me Ehli Bejtin e tij, dhe i tha sahabeve: “Ata që luftojnë kundër këtyre që janë nën hije, edhe unë do t’i luftoj ata. Ata që janë në paqe me këta, edhe unë do të jem në paqe me ata!”.

Dëshirojmë që të tërheqim vëmendjen e lexuesve se këto dy hadithe janë të sakta. Duke ekzistuar ajete dhe hadithe kaq të qarta, çka duhet thënë atyre që dëshirojnë ta paraqesin si muxhahida ata që kanë luftuar kundër Imam Aliut?

Kryetari i Bashkësisë Islame, i nderuari Mehmet Nuri Jëllmazi, duke folur në lidhje me këtë temë në televizor, kishte rënë në gabimin e njëjtë. Jemi larg asaj që ta padisim hoxhën tonë me padituri. Inshallah gabimet e tilla të rënda nuk përsëriten.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 86

“Atë që ua ka lënë Allahu është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë”

 

 

Një person erdhi te Imam Xhafer Sadiku dhe tha:

‘A duhet përshëndetur me Urdhëruesi i Besimtarëve atë që është duke qëndruar në këmbë – Kaim (Imam Mehdiun)?’ Imami tha: ‘Jo, ky titull i është dhënë vetëm Urdhëruesit të Besimtarëve, Aliut, nga ana e Allahut. Çdokush që thirret me titullin Urdhëruesi i Besimtarëve, para dhe mbas Aliut, është qafir!’. Ai pyeti: ‘Atëherë, si ta përshëndesim Mehdiun?’ Imami tha: ‘Atë përshëndeteni me Përshëndetja qoftë për ty o ai që e ka lënë Allahu, sepse Allahu ka thënë: Atë që ua ka lënë Allahu është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë’’

Atë që ka lënë Allahu për të gjithë botën është paraqitja e Mehdiut. Mbas kësaj paraqitjeje, çdokush do të bashkohet dhe do të realizohet pritja e fundit në këtë botë. Është më e mbarë nëse i besojmë atij prej tani.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 118-119

“Ata vazhdimisht janë në kundërshtime, përveç atij që e mëshiroi Zoti yt”.

 

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

Brenda këtij ymmeti, grupet janë ende në kundërshtime. Shiitët që janë të krijuar brenda mëshirës së Allahut bëjnë përjashtim prej kësaj. Ata janë me të vërtetën”.

Sigurisht, që në kuptimin e plotë të fjalës, ata që janë të lidhur me Imamët e Ehli Bejtit janë me të vërtetën. Nuk është në përputhje as me Kuranin, as me ndonjë hadithi të saktë që të tjerët të jenë me të vërtetën. Ata që kanë shpëtuar janë shiitët e Imamëve të Ehli Bejtit.

 

Me ndihmën e Allahut po e përfundojmë suren Hud. Paqja dhe përshëndetja e Allahut qoftë mbi Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij të pastër.