Sureja Asr
Tevili dhe tefsiri i ajeteve 1-3
“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm”
Imam Xhafer Sadiku ka thënë:
“Allahu i Madhëruar i ka mbajtur larg prej të gjitha humbjeve ata që mbahen për velajetin e Urdhëruesit të Besimtarëve, Imam Aliut. Sepse, e vërteta dhe durimi që përmenden në këtë ajet është velajeti i Urdhëruesit të Besimtarëve, Aliut! Kush e zgjedh velajetin e tij, ai nuk do të pësojë humbje”
Këtu përfundon sureja Asr. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.