Sureja Tekathur
Tevili dhe tefsiri i ajetit 8
“Pastaj, në atë ditë do të pyeteni për begatitë”
Imam Xhafer Sadiku ka thënë:
“Betohem në Allah se begatitë që përmenden në ajet nuk janë ushqimi dhe pijet. Begatia që përmendet nuk është asgjë tjetër veçse velajeti i Ehli Bejtit”
Urdhëruesi i Besimtarëve, Aliu, ka thënë:
“Ne jemi begati për besimtarët dhe helm për jobesimtarët”
Imam Xhafer Sadiku kaishte shkuar në Irak dhe kur e dëgjoi këtë Ebu Hanife Numan bin Sabiti shkoi te Imami dhe filloi që ta pyes në lidhje me disa çështje. Kur e pyeti në lidhje me këtë ajet, Imami tha:
“O Ebu Hanife! Sipas teje, cilët janë ato begati për të cilët do të merren njerëzit në pyetje?”
Ebu Hanifja tha: “Begatitë janë këto: shpëtimi nga brenga, shëndeti i trupit dhe materialet ushqimore”. Imami tha: “O Ebu Hanife! Nëse të pyet Allahu në lidhje me gjërat ushqimore dhe pijet që i ke ngrënë e pirë gjatë jetës tënde, atëherë padyshim llogaria do të zgjatë shumë”.
Ebu Hanifja tha: “U flijofsha për ty, cilët janë ato begati?”
Imami u përgjigj: “Ne jemi begatitë për të cilët do të pyeteni! Përmes neve, Allahu i ka shpëtuar njerëzit prej devijimit, përmes neve ua ka hapur sytë e tyre dhe përmes neve i ka shpëtuar nga padituria!”
Ngjashëm me këtë, edhe i Dërguari (s.a.v.) ka thënë në një hadith:
“Çdonjëri, para se të kalojë urën e Siratit, do të pyetet për katër gjëra: e para, me çka e kaluar jetën e tij; e dyta, me çka ishte i zënë trupi i tij; e treta, si e ka fituar mallin e pasurinë e tij dhe e katërta, dashuria ndaj neve, Ehli Bejtit!” Kur e dëgjoi këtë Ymeri, tha: “O Resulullah! Mas juve, cila është shenja e dashurisë ndaj juve?” Resulullahu (s.a.v.) e vëri dorën e tij mbi supet e Imam Aliut dhe tha: “Dashuria ndaj tij!”
Sikur që na bëhet e qartë nga kjo, dashuria ndaj Ehli Bejtit do të jetë pyetja më e rëndësishme për të cilën do të përgjigjemi. Nuk do të ketë asnjë dobi për ata që vijnë me vetëm tre të parët”
Këtu përfundon sureja Tekathur. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.