Sureja Enfal

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 7

“Allahu dëshiron që me fjalët e Tij ta vendosë të vërtetën e ta zhduki rrënjën e mohuesve”.

 

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Fjalët e Allahut që përmendet në ajet është Urdhëruesi i Besimtarëve, Aliu. Në kuptimin e fshehtë të Kuranit, Aliu është fjala e Allahut”.

Imamët e Ehli Bejtit janë fytyra, gjuha, syri dhe veshi i Allahut mbi sipërfaqen e Tokës. Është gabim të themi se këto atribute janë të Esencës (Zat) së Allahut. Këto atribute janë Imamët e Ehli Bejtit. Për këtë arsye, mohimi i tyre është njëjtë si mohimi i Allahut dhe drejtimi kah ata është drejtimi kah Allahu.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 11

“...për t’ju pastruar, ta pastrojë papastërtinë e shejtanit, t’i qetësojë zemrat tuaja dhe t’i bëjë të qëndrueshme këmbët tuaja, Allahu zbriti mbi ju një ujë nga qielli.”

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë në lidhje me kuptimin e fshehtë të këtij ajeti:

“Qielli që përmendet në ajet është Resulullah Muhamedi (s.a.v.) ndërsa uji është Aliu. Allahu i Madhëruar e ka falur Aliun prej Resulullahut dhe ka dashur t’ju pastrojë juve. Kush e bën Aliun urdhërues për vete, Allahu do ta pastrojë me këtë ujë. Papastërtia e shejtanit do të pastrohet përmes velajetit të Aliut si dhe do të qetësohen zemrat. Edhe qëndrueshmëria e këmbëve do të realizohet përmes velajetit të Aliut”.

 

Papastërtia e vërtetë e shejtanit është sigurimi i mohimit të velajetit të Imam Aliut. Ai dëshiron që t’i largojë nga velajeti i Imam Aliut gjegjësisht t’i largojë nga uji. Shejtani i mallkuar ka arritur një sukses të madh brenda ymmetit në lidhje me këtë.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 24

“O ju që besuat, përgjigjuni thirrjes së Allahut dhe të dërguarit të Tij kur ju ftojnë për ato gjëra që ju japin jetë”

 

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Gjërat që ju japin jetë është Urdhëruesi i Besimtarëve, Aliu”

Esenca e asaj që nënkuptohet në këtë ajet është jeta e përhershme, sepse ata që e duan jetën e përhershme duhet që të lidhen për të Dërguarin (s.a.v.) dhe rrugën që na ka treguar ai.

Në lidhje me këtë ekziston një hadith i shquar i të Dërguarit (s.a.v.):

“Çdokush që dëshiron që të jetojë ashtu si kam jetuar unë dhe të vdes ashtu si kam vdekur unë, le ta bëjë Aliun urdhërues të tij mbas meje”.

Përderisa ishte në jetë, i Dërguari (s.a.v.) ka bërë thirrje ymmetit që mbas tij të lidhen për Hz Aliun. Kjo është esenca e jetës së përhershme. Të presim diçka jashtë kësaj do të thotë kundërshtimi i urdhrave të të Dërguarit (s.a.v.).

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 25

“Ruajuni nga nxitja që nuk i godet vetëm ata që bëjnë zullum ndaj juve. Dhe ta dini se Allahu është ndëshkues i rreptë”.

 

 

Resulullahu (s.a.v.) i ka thënë Ammar bin Jasirit:

“O Ammar! Mbas meje do të paraqiten nxitjet. Për shkak të këtyre nxitjeve do të luajnë shpatat në mes tyre, do ta vrasin njëri tjetrin dhe do të largohen njëri prej tjetrit. Kur ta përjetosh këtë, kalo në anën e këtij Ali bin Ebu Talibit që është duke qëndruar në anën time të djathtë.

Nëse e sheh se të gjithë njerëzit janë duke shkuar në një luginë ndërsa Aliu është duke shkuar në një luginë tjetër, ti ndjeke Aliun dhe largohu prej tyre. O Ammar! Aliu nuk të nxjerrë ty nga rruga e drejtë dhe nuk të qon në rrugën e gabuar. O Ammar! Nënshtrimi ndaj Aliut është nënshtrimi ndaj meje. Nënshtrimi ndaj meje është padyshim nënshtrimi ndaj Allahut!”

 

Në një vend tjetër, i Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Ai që e okupon pozitën në të cilën është i ulur Aliu, ai ka mohuar profecinë time dhe të gjithë pejgambereve të mëparshëm”.

 

Fatkeqësia më e madhe gjatë historisë islame ka filluar me okupimin e pozitës së kalifatit të Aliut. Mbas këtij okupimi, ymmeti nuk ka mundur që të stabilizohet në asnjë mënyrë dhe kanë filluar luftërat në mes veti. Kjo nxitje është realizuar gjatë historisë islame dhe si përfundim, sot e kësaj dite edhe ne jemi duke e dëshmuar një gjë të tillë. Uniteti i ymmetit nuk është më dhe janë bërë armiq të njëri tjetrit. Nxitje më të madhe se kjo nuk mund të ketë.

 

Mjafton që të përmendet kjo nxitje (jouniteti i ymmetit) si shkaku i shthurjes dhe i shpërndarjes së atyre që thonë se janë të kapur për Islamin, fenë e vetme të pranuar te Allahu. Padyshim që burimi i poshtërimit të atyre që janë të kapur për fenë madhështore të Islamit është mospranimi i Imamit të rekomanduar. Së fundi, madhështia e Islamit mund të dëshmohet vetëm përmes personave madhështor. Mbas të Dërguarit (s.a.v.), pronarët e kësaj madhështie janë Imamët e Ehli Bejtit. Dëshmi të mjaftueshme për këtë mund të gjejmë në librat e të dy grupeve.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 41

“...ta dini se një e pesta e presë së luftës (ganimet) që e fituat, i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe të afërmve të tij, jetimëve, nevojtarëve dhe atyre që udhëtojnë. Allahu është i fuqishëm për çdo gjë”.

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

Të afërmit e të Dërguarit (s.a.v.) që përmenden në ajet janë Urdhëruesi i Besimtarëve, Aliu, dhe Imamët tjerë të Ehli Bejtit”.

Gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.), një e pesta e presë së luftës i dorëzohej Ehli Bejtit të tij. Kjo u ndërpre gjatë kohës së Ebu Bekrit, Ymerit dhe Osmanit. Edhe gjatë kohës së Emevitëve dhe Abasitëve kjo hise nuk i është dhënë Ehli Bejtit. Strategjia e kësaj politike ishte që të tregojnë si të pafuqishëm Ehli Bejtin përpara popullit.

Ata kanë menduar se nuk do të kenë pasues njerëzit që e kanë të dobët anën materiale, prandaj e okupuan kalifatin që në fillim. Por, ata nuk kanë mundur që të mendojnë se fuqia e Allahut të Madhëruar mjafton për çdo gjë. Allahu nuk e poshtëron dëshminë e Tij duke e bërë që të mbështetet në dhëniet e njerëzve. Sado që kanë jetuar një jetë të varfër Ehli Bejti, po aq edhe i ka ndihmuar të varfërve. Imamët e Ehli Bejt nuk e kanë kthyer duarthatë asnjërin që ka ardhur te dera e tyre. Allahu i Madhëruar është Gani (Ai që jep me bollëk) dhe dëshmitë e tyre i ka bërë pronar të pushtetit së gjerë.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 62

“Po nëse duan që të mashtrojnë ty, sigurisht që të mjafton Allahu. Ai është që të mbështeti ty dhe besimtarët me ndihmën e vet”.

 

 

Resulullahu (s.a.v.) ka thënë:

“Kush shkova në Miraxh, e pashë mbi Arsh këtë shkrim: “Nuk ka Zot përveç Allahut, Muhamedi është i dërguari i Tij dhe atë e kam përforcuar e mbështetur me Aliun”.

 

Me ndihmën e Allahut, në këtë ajet nënkuptohet Urdhëruesi i Besimtarëve, Imam Aliu, sepse ndihma e Imam Aliut ishte prezent në të gjitha luftërat prej lindjes së Islamit deri te përhapja e tij. Në luftën e Bedrit, Imam Aliu i mbyti të gjithë të parët e idhujtarëve. Në luftën e Hendekut, Imam Aliu i shpëtoi nga frika myslimanët që ishin duke i përjetuar çastet e frikshme. Në këtë luftë, përpara myslimanëve kishte dalë Amr bin Abduvedi dhe asnjëri nuk kishte guxim që t’i dilte përpara, përveç Imam Aliut. Ai doli në fushëbetejë dhe e dërgoi shpirtin e tij në Xhehenem.

 

Mbasi që e thirri tekbirin, i Dërguari (s.a.v.) tha: “Goditja e Aliut kundër Amrit është më e virtytshme sesa të gjitha veprat e ymmetit deri në ditën e Kiametit”.

Në luftën e Uhudit, të gjithë kishin ikur dhe me të Dërguarin (s.a.v.) kishte mbetur vetëm Imam Aliu, pa u trembur fare. Ai luftoi aq me trimëri sa që Xhebraili (a.s) thirri me zë të lartë nga qielli: “Nuk ka trim si Aliu dhe shpatë si Zylfikari”.

 

Kur e dëgjoi këtë i Dërguari (s.a.v.), tha: “O Xhebrail! Si të mos jetë i tillë Aliu, kur ai është prej meje dhe unë jam prej tij”. Xhebraili (a.s) tha: “Edhe unë jam prej juve”. Edhe në luftën e Hajberit Imam Aliu ishte ai që i pushtoi kalatë. Aliu ishte ai që e kishte mbajtur si urë atë derë të shquar të kalasë që të mund të kalonin mbi të ushtarët mysliman. Imam Aliu ishte ndihma më e madhe që i ishte dhënë të Dërguarit (s.a.v.). Asnjë sahabe nuk mund të krahasohet me të në këtë fushë. Nëse ndonjëri thotë se ka të tillë, atëherë ai nuk paska njohuri për historinë. Historinë e kemi në dorë dhe çdonjëri mund ta hulumtojë atë në mënyrë të lirë.

 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 75

“Sipas dispozitave të Zotit, farefisi ka më shumë përparësi ndaj njëri-tjetrit. Allahu di në hollësi për çdo send”.

 

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Farefisi që përmendet në ajet është Urdhëruesi i Besimtarëve, Aliu. Ai është më i afërmi dhe më meritori i të Dërguarit (s.a.v.). Me këtë ajet është përforcuar velajeti i Aliut mbi ymmetin”.

Përkundër asaj që Allahu i Madhëruar i ka shpjeguar qartë të drejtat e farefisit, ymmeti nuk ia ka dhënë kurrfarë vlere Ehli Bejtit të të Dërguarit (s.a.v.). Kur të shikojmë varrin e të Dërguarit (s.a.v.) në Medine, do të shohim se përreth tij nuk është varrosur farefisi i tij por gjoja shokët e tij më të ngushtë. Varret e farefisit të të Dërguarit (s.a.v.) janë në një vend të tillë, që nga varret nuk na është e qartë se farefisi i kujt janë ata.

 

Me ndihmën e Allahut po e përfundojmë këtë sure.