Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?

 

 

Rregullat për të pasur një bisedë të frytshme dhe kuptimplotë përgjatë vijave religjioze dhe kulturore nuk janë aq të ndryshme sa rregullat për të pasur marrëdhënie kuptimplotë ndër personale. Duhet të jemi të vëmendshëm ndaj bagazheve të secilit duke shmangur projektimin e problemeve tona tek njerëzit e tjerë, duhet të dëgjojmë me kujdes çfarë të tjerët tregojnë në lidhje me historitë e tyre dhe të shmangim arritjen në konkluzione të shpejta. Gjykimi i të tjerëve është shpesh një ushtrim në vetë drejtësi, dhe jo plotësisht i dobishëm. Le të shqyrtojmë këto rregulla në kontekstin e projektit tonë në kujtesën e Muhamedit.

 

 1. Të kujtojmë bagazhet dhe motivet tona

 

Në këtë vëllim, ne do të merremi me çështjet rreth të cilave myslimanët kanë rënë dakord si dhe tematikat të cilat kanë ngritur debate dhe diskutime të mëdha mes tyre, madje edhe të turpshme. Debati dhe diskutimi janë pjesë e domosdoshme e një dialogu të ndershëm. Kështu, asnjë nuk mund të diskutojë apo të hyjë në dialog me myslimanët pa qenë i ndërgjegjshëm i historisë së tij, pikat e forta të metat e traditës së vet. Një ndër gabimet e përgjithshme që bëhen gjatë debateve ndër-fetare është se njerëzit përfundojnë duke krahasuar aspektet më të larta dhe fisnike të traditës së tyre me aspektet më të shëmtuara të të tjerëve. Nëse dëshirojmë të kuptojmë "Kujtimet e Muhamedit", duhet jo vetëm të dëgjojmë shpjegimet e myslimanëve, por duhet të pranojmë realitetin dhe historinë e traditave të tjera.

 

 Një shembull historik hedh dritë mbi këtë pikë mjaft të bukur. Një figurë madhështore e historisë së krishterimit të hershëm modern ishte Martin Luther, i cili ka qenë gjithnjë i lidhur me reformën protestante. Luther, i cili jetoi pas pasojave të 1453 të pushtimit osman të Kostandinopojës, ishte i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm madje i frikësuarnga prezenca e Myslimanëve ("Turqve" sipas tij) dhe ishte mjaft i inte resuar të studionte islamin. Ai nuk ishte i interesuar në të kuptuarit e fesë islame në vetvete, apo njohjen e myslimanëve si qenie njerëzore.

 

Përkundrazi, ai studioi islamin për të konfirmuar nocionin e tij të formuar se kjo fe ishte heretike dhe gjithashtu inferiore ndaj krishterimit. Kjo është një pjesë e shkëputur nga parathënia e përkthimit të Kur‘anit në latinisht në vitin 1543:

 

Doja ti hidhja një sy tekstit të plotë të Kur‟anit. Nuk dyshoj se sa më shumë persona të devotshëm dhe të ditur lexojnë këto shkrime, aq më shumë gabime dhe emri i Muhamedit hidhet poshtë. Vetëm sa për marrëzi apo çmenduri të hebrenjve është më lehtë të vërehen sekretet e fshehura por që kanë dal në pah, kështu që kur libri i Muhamedit të bëhet më i njohur dhe tërësisht i ekzaminuar në të gjitha pjesët e tij, të gjithë personat e devotshëm mund të kuptojnë më lehtë marrëzitë dhe kurthet e djallit dhe kështu do të jetë më lehtë ti refuzosh ato. 

 

Me fjalë të tjera, qëllimi i Lutherit në shkrimine kësaj parathënie nuk ishte në të vërtetë përcjellja e asaj që ai kishte mësuar rreth traditës islame, por për të refuzuar gjoja "gabimet" e Kur‘anit si dhe "veçanërisht emrin e Muhamedit".

 

Është intriguese mënyra sesi Lutheri gjithashtu ndërlidh refuzimin e myslimanëve me atë të hebrenjve, një tregues i asaj që kemi identifikuar si manifestime të shumta të antisemitizmit kundër hebraizmit dhe islamit. Nuk është për tu çuditur sesi Lutheri i cilëson myslimanët dhe hebrenjtë (madje edhe Papën) si njerëz të djallit.

 

2. Të pohojmë problemet e traditëssonë

 

Ndonjëherë është më lehtë të flasim për problemet e "atyre njerëzve" apo "ju njerëz" sesa ndershmërisht të përballemi me sfidat që na prekin të gjithëve. Rrëfimet të cilat e paraqesin Muhamedin si një ekstremist të dhunshëm apo abuzues seksi janë aq të shtrembëruara sa të gjithë shkrimet e Biblës që paraqesin Musain si vrasës ekskluziv të arratisur (Eksodi e:11-15), Ibrahimin si vrasës të mundshëm fëmijësh (Zanafilla 22:1-19), dhe Jezusin si një djalë të ri me një problem të madh menaxhimi i cili gjuan me shqelma tavolinat në mjediset zyrtare (Marku 11:15; Zanafilla 21:12).

 

Pjesa më e madhe e besimtarëve do të thonin se këto rrëfime paraqesin një deformim të së vërtetës në lidhje me Ibrahimin që ata njohin, Musain i cili solli Turatin si dhe Jezusin (Isain) i cili mishëronte dashurinë e Zotit për ta.

 

Polemikat më të sofistikuara marrin vargje nga bibla dhe fjalë për fjalë u heqin atyre kontekstin. Imagjinoni të lexoni hebraizmin apo krishterimin duke u fokusuar thjesht në këto vargje biblike: Mbi dhunën:

I bekuar është ai që i kap fëmijët tuaj dhe i përplas pas gurit !(Psalm 137:9)

 

Të punosh ditën e shtunë: "I gjithë tubimi sollën (një njeri i cili mblidhte shkopinj) jashtë kampit dhe e vranë me gurë deri në vdekje, ashtu siç Zoti ka urdhëruar Musain." (Numrat 15:36)

 

Mbi marrëdhëniet gjinore: Bashkëshorte, binduni burrave tuaj ashtu siç i bindeni Zotit. Burri është kreu i shtëpisë ashtu siç është Krishti kreu i kishës.‖ (Efesianë 5:22-23)

 

 Jezusi që nuk sjell paqen, por shpatën: Por kushdo që do të më mohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta mohoj përpara Atit tim që është në qiej. Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën. Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra, dhe armiqt e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet. (Mateu 10:33-36)

 

Si u përgjigjemi këtyre vargjeve?

Hebrenjtë dhe të krishterët më të devotshëm e kanë të vështirë të konsiderojnë këto shprehje si bazën e besimit të tyre. Disa mund të shpejtonin të hapin Biblën që të sigurohen se këto vargje nuk janë të rreme. Nuk janë. Të tjerët mund të protestonin se besimi i tyre vjen nga Zoti i dashurisë dhe drejtësisë, nga Ai i cili e do botën aq shumë saqë dha të vetmin birin e tij të Vetëmlindur për mëkatet e njerëzimit, apo vargjet e hedhjes së gurëve në Bibël janë këshillë për të nënvizuar sa seriozisht duhet të marrim në konsideratë urdhrat e Zotit.

 

Arsyeja që solla këto vargje nuk është për të përçmuar hebraizmin apo krishterimin. Vetëm një person me një horizont të ngushtë të vetvetes kënaqet të kritikojë të tjerët duke i ulur sa më shumë. Arsyeja qëndron tek ngjashmëria e këtij procesi me islamin.

 

Një dredhi e ngjashme e islamofobëve është sjellja e një  liste të ajeteve në Kur‘an apo fjalëve të Muhamedit duke argumentuar se këto ajete pa asnjë kontekst, interpretim apo asnjë set alternativ të ajeteve paraqesin esencën e islamit për të gjithë përjetësinë, pa marrë parasysh çfarë mund të thonë myslimanët apo sesi i përgjigjen ata.

 

A nuk na kujton Shekspiri se djalli mund të citojë shkrimin për qëllimin e tij‖? Disa nga ajetet e preferuara të islamofobëve janë: Mbi gjininë: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre.

 

Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi”. (Kur‘an 4:34)

 

Mbi luftën:

“E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vihuni pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet Allllahu falë është mëshirues”. (Kur‘an 9:5, Ajeti i shpatës")

 

Mbi konfliktin me hebrenjtë si pjesë e apokalipsit: "Apostulli i Zotit tha, Ora nuk do të krijohet derisa ju të luftoni me hebrenjtë, dhe guri prapa të cilit do të jetë i fshehur hebraiku do të thotë, O mysliman! Këtu është një hebre i fshehur pas meje, vrite atë.‖ (Hadith Bukhari, vol.4, libri 52, no.177)

(19)

 

Si u përgjigjemi këtyre ajeteve?

 

Shumica e myslimanëve të përkushtuar do të donin të konfirmonin që nuk janë ajete të rreme  (dhe nuk janë). Më pas do të këmbëngulnin që këto vargje nuk paraqesin esencën e besimit të tyre, të cilat janë shpallje kontekstuale që i përgjigjen një momenti të caktuar në kohë, dhe nuk duhet të merren si të zbatueshme për të gjitha kohët dhe vendet- dhe sigurisht as për kohën dhe vendin tonë.

 

I paraqita këto shembuj paralelë nga "vargje të vështira" nga tradita Ibrahimane për të theksuar diçka. Nëse ne fillojmë këtë udhëtim intelektual dhe fetar të predispozuar për të parë të keqen tek tradita e tjetrit, atëherë nuk ia vlen të lexosh më tej. Ka shumë libra të tjerë që me kënaqësi do të konfirmojnë paragjykimet tona të mëparshme ndaj traditave të tjera.

 

Nëse, nga ana tjetër, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në një kulturë të bujarisë që pohon se të gjithë traditat përmbajnë vargje, mësime dhe praktika të cilat në shikimin e parë- dhe nganjëherë në të dytin apo të tretin- mund të duken plotësisht problematikë dhe më pas duhet ti pranojmë ato, por të gjithë traditat tona gjithashtu përmbajnë një mençuri dhe bukuri të thellë, atëherë jemi të gatshëm të nisim udhëtimin bashkë.

 

Dhe sa udhëtim i bukur është! Duke studiuar besimin e tjetrit ne mësojmë më shumë rreth besimit tonë si dhe rreth sfidave të të qenurit besimtar në botën e sotme në mënyrë më të përgjithshme.

 

Ndoshta mund të ekzistojë ende një shpresë e jo vetëm të mësuarit rreth njëri-tjetrit, por gjithashtu të mësuarit nga njëri tjetri. Të thuash që myslimanët duhet të kenë dijeni rreth hebraizmit dhe krishterimit është një gjë, por a jemi ne të gatshëm të ndërmarrim hapin tjetër për të mësuar nga ligji i Musait dhe ungjilli i Isait?

 

Po kështu, krahas mësimit rreth Muhamedit si profet dhe figurë e rëndësishme historike, a jemi ne të gatshëm të mësojmë nga modelit i Muhamedit për të përkrahur të varfrin dhe  të shtypurin e shoqërisë ndërsa në të njëjtën kohë i hapim zemrat tona të Madhërishmit nëpërmjet lutjes?

 

3. Projektimi i problemeve tona tek të tjerët

 

  • Kushdo që lexon vëllim pas vëllimi nga autorët perëndimorë të cilët akuzojnë Muhamedin - dhe në fakt të gjithë islamin - se përkrahin dhunën si një virtyt themelor dhe kardinal, duhet të pyesim veten nëse bëhet fjalë për aktin që psikologët e cilësojnë "projektim".
  • A mos vallë është kjo që vetë ShBA të cilët janë shndërruar në një perandori kolonizuese dhe uzurpuese, po përpiqen të merren me dhunën e tyre aktuale duke ua projektuar atë "të tjerëve"?
  • A mos vallë është kjo që vetë shoqëria e mbi seksualizuar amerikane përdor seksin për të shitur gjithçka duke filluar nga uji mineral deri tek makinat?
  • A mos është vallë kjo që vetë shoqëria amerikane është ende e sfiduar thellësisht me luftën për barazi gjinore?
  • Apo ka lidhje me të atë që të gjithë diskutimet rreth herezisë dhe devijimit kanë të bëjnë me ankthin e shumë amerikanëve dhe evropianëve në lidhje me rritjen e nivelit të emigrimit nga "jashtë"?
  • A mundet që këto ndjenja të hyjnë në debate pasiononte rreth asaj që çfarë kuptimi ka të jesh amerikan "i vërtetë", apo evropian "i vërtetë", në një kohë të ndryshimeve masive të popullsisë globale?
  • A është përpjekja për të esencializuar dhe demonizuar islamin një përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar "vlerat amerikane" pak a shumë në të njëjtën mënyrë që disa njerëz ndërtuan vlerat amerikane kundër komunizmit në një epokë më të hershme?
  • Apo mund të jetë kjo që të gjithë bisedimet rreth planeve islamike për të marrë botën (apo për të shkatërruar atë) në fakt maskojnë realitetin që ShBA kanë mijëra baza ushtarake në mbi njëqind vende të botës?
  • Apo ngaqë ShBA-ja është prodhuesi dhe rezervuesi më i madh në botë i  armëve bërthamore, kimike dhe biologjike?
  • Apo është kjo që ShBA-ja që posedon armë të mjaftueshme bërthamore për të siguruar që madje edhe çokollatat Twinkiedhe buburrecat ( të cilët janë dy rezistuesit më të fuqishëm të sulmit bërthamor) nuk do të mund ti mbijetojnë shkatërrimit tonë të sigurtë bashkarisht? (20)

 

Duke qenë se ShBA-ja angazhohet në luftërat kundër vendeve me popullsi më madhe muslimane dhe mbetet e zhytur në konfliktet politike me Lindjen e Mesme duke filluar nga Iraku dhe Afganistani deri në Iran dhe Palestinë/ Izrael, disa kanë filluar të tregojnë analogjinë mes Irakut dhe Vietnamit. Martin Luther King Jr. ka deklaruar në lidhje me popullin vietnamez:

 

Ndoshta vetëm sensi i tij i humorit dhe ironisë mund të shpëtojë atë kur ai dëgjon kombin më të fuqishëm të botës teksa flet mbi agresionin kur hedh mijëra bomba në një vend të varfër dhe të dobët mbi 8 mijë milje larg brigjeve të tij. 

 

 A mundet që një sens i tillë i humorit dhe një angazhim për të mbështetur shenjtërinë e të gjithë jetëve njerëzore do të na ndalonte ne nga fundosja në humnerën e errët të urrejtjes drejt çdo elementi të njerëzimit?

 

Vetëm pasi të bëjmë marrëveshje me ndershmëri dhe vetë-kritikë me tendencën tonë për të projektuar të metat dhe dështimet tona mbi të tjerët do të mund të lëvizim drejt një studimi të ndershëm dhe të dobishëm të traditave të tjera fetare.

 

4. Duke mësuar Rreth Njëri-Tjetrit, duke Mësuar nga Njëri Tjetri

 

Dekada e fundit e shekullit të njëzet dhe dekada e parë e shekullit njëzet e një kanë qenë dëshmitarë të diskutimit të madh  rreth globalizimit".

 

Ndërkohë që përkufizimet e globalizmit ndryshojnë, në përgjithësi është një njohje që sot ekziston një lëvizje e paparë e mallrave, njerëzve dhe ideve anë e mbanë botës. Disa aspekte të globalizimit janë festuar, duke qenë se pa dyshim bën të mundur njohjen me kulturat dhe qytetërimet tjera si dhe tani është më lehtë se kurrë për të vizituar njëri-tjetrin në botën e globalizuar, qoftë në prezencë apo "virtualisht".

 

Aspekte të tjera të globalizimit, gjithsesi, kanë sjellë shqetësime reale për shumë vende: për disa vende ekziston frika e humbjes së kulturës vendase, ndërsa të tjerët përballen me perspektivën e vërtetë të humbjes së vendit të punës për shkak të forcave të jashtme punëtore.

 

Përveç kësaj, globalizimi ka luajtur rol në rritjen e dhunës nacionaliste, shkatërrimin e mjedisit planetar si dhe në rritjen e mospërputhshmërisë mes të pasurit dhe shumë të varfrit.

 

Krahas festimeve dhe shqetësimeve, mbetet ende një fakt: ne jemi shumë më të vetëdijshëm për ndër lidhshmërinë tonë me njerëzit e tjerë sesa kemi qenë në çdo pikë tjetër në historinë njerëzore.

 

Shumica e të cilëve janë të angazhuar në këtë perspektivë globale ka gjasa të festojnë këtë vetëdije. Dikujt mund ti kujtohen fjalët e Martin Luther King Jr. kur ai profetizoi të gjithë fëmijët e Perëndisë të kapur pas një rrjeti të pashmangshëm të reciprocitetit apo fjalët e Profetit Muhamed kur e ka përshkruar njerëzimin si të ishte pjesë e një trupi.

 

Ata të cilët janë më të prirur për të çmuar vlerën e një etnie, kombi apo feje të veçantë mbi njerëzimin e përbashkët, apo përkundrazi e dënojnë atë, ka të ngjarë të mbajnë zi për këtë perspektivë globale duke e parë këtë si shkatërruese dhe dëmtuese të dallueshmërisë së tyre. Pra, të festojmë apo jo, çështja qëndron tek ajo që ne nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër sot veçse të njohim njëri-tjetrin.

 

Pavarësisht nëse qëllimi ynë është të mësojmë të ndajmë të njëjtin planet apo të përpiqemi të dominojmë pjesët e tjera të botës, nuk mund të veprojmë pa pasur njohuri të thellë mbi njëri-tjetrin. Për të vetmen arsye, mund të thuhet që epoka jonë na bën thirrje për burimet që na prezantojnë ne me njëri-tjetrin.

 

Ky libër ka për qëllim të jetë pjesë e këtij dialogu. Ambiciet e tij janë humaniste të qarta në angazhimin për ruajtjen e vlerave të njësive të shumta kulturore, fetare dhe qytetare në një kohë ku shumë do kishin preferuar të na shikonin neve duke u përballur me njëri-tjetrin nëpërmjet paradigmës së konfliktit.

 

Ne kemi dëgjuar së fundmi të flitet shumë rreth luftës së qytetërimeve‖, gjoja mes islamit dhe Perëndimit. Angazhimi im konsiston në një dialog global përmes vijave të parashikuara nga Kur‘ani, ku thuhet se Zoti na ka krijuar neve prej një mashkulli dhe një femre si dhe na bëri popuj e fise që të njihemi ndërmjet vete (Kur‘an 49:13). Ky vëllim ka si synim të kontribuojë në një dialog të ndershëm dhe vetë-kritikë mes qytetërimeve.

 

 

 

 

  • Hyrje
  • “Problemi Muhamedan”
  • Fantazmat e polemikave mesjetare
  • Polemikat ndaj Muhamedit sot
  • Burimet rreth jetës së Profetit
  • Muhamedi Profeti Biblik
  • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
  • Muhamedi i kujt?
  • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
  • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
  • KAPITULLI I PARË
  • KAPITULLI I DYTË
  • KAPITULLI I TRETË
  • KAPITULLI I KATËRT
  • KAPITULLI I PESTË
  • KAPITULLI I GJASHTË

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top