Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Polemikat ndaj Muhamedit sot

 

 

Polemikat ndaj Muhamedit mund të duken jo origjinale sot, por në fakt kanë ndryshuar që nga ditët e polemikave teologjike mesjetare. Realiteti modern është njëkohësisht më i komplikuar dhe më i ngutshëm.

 

Polemikat mesjetare ndaj Muhamedit mund të falen për mungesë burimesh të besueshme skolastike ose për mos pasjen asnjë kontakt personal me myslimanët, ku këto të fundit të mund ti kenë bindur që në fakt edhe myslimanët janë qenie njerëzore.

 

Polemizuesit e sotëm nuk mund të pretendojnë për një injorancë të tillë. Nga njëra anë, mund tu kthehemi me një  konfidencë të madhe librave të shumtë, burimeve në internet, ekspertëve dhe dokumentarëve për informacione rreth aspekteve të ndryshme të mësimeve islamike, historisë dhe shoqërisë. Por për ironi, përhapja e medias njëkohësisht ka rezultuar në një dobësim të standardeve të dijes.

 

Nganjëherë mund të bëhet e vështirë për syrin e pa trajnuar të zbulojë se cilët libra janë shkruar nga dijetarë të trajnuar në fushën e studimeve islamike dhe cilët janë hartuar nga fanatikët paragjykues të cilët kanë gjetur një viktimë të re dhe një objektiv shtesë për urrejtjen e tyre.

 

Paragjykimi dhe urrejtja janë fluide dhe gjithnjë janë në kërkim të viktimave të reja. Në të kaluarën, hebrenjtë dhe afrikano amerikanët kanë qenë objektivi; ndërsa sot janë myslimanët dhe hispanikët, dhe Zoti e di kush do të bartë barrën e ksenofobisë në të ardhmen. 

 

Për ti shtuar më tepër këtyre ndërlikimeve, është edhe mënyra si interneti, blogosfera dhe cikli i lajmeve njëzet e katër orësh lulëzojnë në prodhimin e konfliktit. Motoja e vjetër e lajmeve gazetareske, "Nëse gjakoset, udhëheq", sot i shpërblen ata që flasin në mënyrë më konfrontuese, që ngjallin më shumë polemika, thënë ndryshe zërat më të lartë.

 

Sa ndryshe është ky mentalitet nga mësimi tradicional islamik që thotë daullja ka zërin më të lartë ngaqë është...bosh. Përkundrazi, i njëjti burim islamik pohon se shitësi i parfumeve nuk ka nevojë të mburret me cilësinë e mallit të tij, pasi aroma e luleve është vetë dëshmitare. 

 

 Një mënyrë për të parë se si funksionon sot makina e globalizuar konflikt-prodhuese është shqyrtimi i dy krizave më të mëdha lidhur me profetin Muhamed gjatë gjeneratës së fundit. E para ishte polemika që shpërtheu pas publikimit të Vargjeve Satanike nga novelisti britanik Salman Rushdie, i cili ka shkruar shumë pjesë që preknin ndjeshmërinë myslimane, të tilla si të kesh prostitutat në një bordello me emrat e grave të Profetit. Karakteri i të Dërguarit", padyshim një imitim i keq i Muhamedit, u quajt Mahound", emër ky i përdorur nga polemizuesit mesjetarë të krishterë për Profetin.

 

Ka pasur shumë demonstrata nga shumë myslimanë në mbarë botën kundër Rushdie, por dënimi më i (pa) famshëm erdhi nga Ajetollah Khomeini, i cili lëshoi një fetva kundër Rushdie në ditën e Shën Valentinit në vitin 1989. Megjithatë, pjesa më e madhe e njerëzve që protestonin kundër romanit nuk e kishin lexuar kurrë romanin e shtrenjtë dhe të gjatë në anglisht.

 

Situata ka ndryshuar në mënyrë drastike në shtatorin e 2005, ku gazeta daneze Jyllands-Posten ka publikuar një karikaturë ku pasqyron Profetin Muhamed si terrorist. Këto karikatura u shndërruan në metaforat e famshme të dhunës dhe shtypjes gjinore.

 

Kësaj radhe situata ishte pak më ndryshe: Miliona njerëz anë e mbanë botës mund të shikonin karikaturat ofensive nëpërmjet klikimit të një butoni në kompjuter. Në një kthesë post moderne perfekte të ironisë dhe vetë-reflektimit, disa nga karikaturat përqeshën përpjekjen e errët të gazetës daneze për të gjeneruar polemikat vetë-shërbyese.

 

Redaktorët të cilët kishin autorizuar karikaturat pohonin "karikaturat trajtonin islamin në të njëjtën mënyrë që ata trajtojnë krishterimin, budizmin, hinduizmin dhe fetë e tjera. 

 

Kjo ishte një tjetër gënjeshtër. Hipokrizia e redaktorëve që luftonin për "lirinë e fjalës" doli në pah përfundimisht kur ata rrëfyen se kishin hequr karikaturat e Jezu Krishtit pasi ishin cilësuar ofensive. 

 

 Për më tepër, redaktorët udhëtuan në Shtetet e Bashkuara për tu takuar me disa udhëheqës islamofobik të cilët kishin drejtuar sulme kundër myslimanëve. 

 

Redaktorët provuan përsëri të paraqisnin këto karikatura si një letër lakmuesi për myslimanët danezë: ata të cilët mund ti duronin këto ishin me të vërtetë pjesë e shoqërisë daneze, ndërsa ata që nuk mund të përballonin këto karikatura të tilla nuk do të mund të ishin kurrë danez.

 

Në fakt, islamofobët nga ShBA duke u bërë aleatë me krahun e djathë ose me grupet e anti emigracionit në Danimarkë, kanë ngritur një fushatë kundër myslimanëve në këtë vend për vite me radhë. Një shembull është bashkëpunimi mes islamofobit të njohur amerikan Daniel Pipes me gazetarin e krahut të djathtë Lars Hedegaard në shkrimin me titull "Kalbësirë në Danimarkë?". Në të vërtetë është diçka e kalbur në Danimarkë dhe në pjesën më të madhe të Evropës- një rritje e valës së racizmit dhe ndjenjave anti emigrante që vërehet në Francë, Danimarkë, Britani, Gjermani, Holandë dhe vendet e tjera. 

 

Me fjalë të tjera, karikaturat nuk ishin në të vërtetë rreth Muhamedit: ato kishin të bënin me shqetësimet e disa danezëve në lidhje me ndryshimin demografik dhe natyrën e shoqërisë daneze. Karikaturistët përdorën ndjeshmërinë e myslimanëve dhe përkushtimin ndaj Profetit për të krijuar një situatë të djegshme dhe antagoniste që, automatikisht, do të përfundonte duke paraqitur myslimanët si të jashtëm të përhershëm në shoqëri. 

 

Si përfundim karikaturat shkaktuan reagime që vijuan nga bojkotimi i produkteve daneze (që i kushtoi rreth 170 milion dollarë ekonomisë së Danimarkës) deri tek sulmet ndaj ambasadave daneze në disa vende (duke përfshirë Islamabadin, Pakistan në qershor 2008 si dhe djegien e ambasadës në Liban). Mbi njëqind persona, kryesisht myslimanë vdiqën në protesta, shumica të qëlluar nga policia në Pakistan, Nigeri, Somali, Afganistan etj. Përveç të vërtetës së Muhamedit dhe jetëve të anëtarëve të komunitetit të Muhamedit, një tjetër fatkeqësi e këtij episodi të trishtë ishte paaftësia e disave të parashikojnë një shoqëri pluraliste në të cilën njerëzit e të gjithë racave dhe prejardhjeve fetare të mund të jetonin në paqe dhe harmoni së bashku.

 

Sidoqoftë, duhet gjithashtu të përmendet se përgjigja e shumë myslimanëve gjatë këtyre protestave dhe demonstratave dështoi në njëfarë mënyre kundrejt idealeve që ka themeluar Muhamedi. Gjatë jetës së tij, kryesisht gjatë dekadës së parë profetike të tij, Muhamedi është tallur, izoluar, internuar si dhe ka qenë subjekt i tentativave për vrasje. Armiqtë e Muhamedit inkurajonin fëmijët ti gjuanin gur atij, ku veçanërisht një fqinj i padurueshëm hidhte mbeturina çdo mëngjes kur ai kalonte pranë shtëpisë së saj. Prap se prap, Muhamedi i fali ata të cilët e përndiqnin, madje edhe refuzonte të merrte hak kur i kishte të gjitha mundësitë të hakmerrej pas pushtimit të Mekës.

 

Ndërsa marrëdhënia e zonjës me Profetin, e cila më parë i hidhte çdo mëngjes mbeturina në kokë atij, u transformua tërësisht. Një mëngjes teksa Muhamedi po kalonte pranë shtëpisë së saj, asnjë mbeturinë nuk iu hodh më. Muhamedi hyri brenda në shtëpi dhe me mëshirë pyeti nëse gjithçka shkonte mirë. Gruaja ishte sëmurë. Pasi ajo shikoi mëshirën dhe kujdesin që Profeti tregoi ndaj saj, ndërkohë që ajo e kishte trajtuar keq atë, qau dhe u bë një nga pasuesit e tij.

 

Ky është një shembull tjetër i dhembshurisë, mëshirës dhe faljes që tejkalon urrejtjen dhe armiqësinë. Si përfundim, është dashuria dhe dhembshuria që janë cilësi të dritës, atributet e Zotit, drita e të cilave ndriçon çdo hapësirë të errët të zemrës.

 

 Sa herë që ndjekësit e tij i kërkonin të mallkonte persekutorët- ashtu siç kanë vepruar më parë profetët biblikë- Muhamedi refuzonte, duke thënë që ai është dërguar të jetë Profeti i Mëshirës (Nabi al-Rahma) dhe jo të mallkojë njerëzimin. Duke qenë se njëra nga detyrat që Kur‘ani u ka vendosur myslimanëve është të angazhohen në vetë-kritikën etike dhe të kritikojnë familjet e tyre dhe komunitetin për hir të Zotit (Kur‘an 4:135), duhet të pranojmë që spiritualiteti aktualisht nuk është në gjendjen që duhet të jetë në komunitetin e Muhamedit. Ekziston një minoritet shumë i vogël i komunitetit të Muhamedit, ku fatkeqësisht shpreh lidhjen e tij me Profetin kryesisht nëpërmjet zemërimit e jo mëshirës. 

 

Nëpërmjet këtij libri, do të eksplorojmë mënyrat e ndryshme në të cilat grupe të ndryshme myslimanësh kanë gjetur frymëzimin tek Muhamedi për të arritur bukurinë dhe urtësinë si dhe mënyrat se si disa kanë kërkuar të justifikojnë dhunën dhe paragjykimet duke iu referuar episodeve të caktuara në jetën dhe mësimet e Muhamedit.

 

 

 

  • Hyrje
  • “Problemi Muhamedan”
  • Fantazmat e polemikave mesjetare
  • Polemikat ndaj Muhamedit sot
  • Burimet rreth jetës së Profetit
  • Muhamedi Profeti Biblik
  • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
  • Muhamedi i kujt?
  • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
  • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
  • KAPITULLI I PARË
  • KAPITULLI I DYTË
  • KAPITULLI I TRETË
  • KAPITULLI I KATËRT
  • KAPITULLI I PESTË
  • KAPITULLI I GJASHTË

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top