Lartësimi qiellor i Muhamedit (s.a.s) në fakt përbën disa udhëtime të ndryshme. Ngjarja fillon në Mekë dhe përfundon me një kthim në Mekë. Në mes, Muhamedi ngjitet në qiej për tu takuar me profetët e mëparshëm, më pas viziton parajsën dhe ferrin si dhe ka një eksperiencë thellësisht mistike kur takohet me Zotin. Ne do të shqyrtojmë detajet e rrëfimeve një nga një dhe do të paraqesim kuptimet që përmbajnë për myslimanët. Mbi bazë të biografisë së Muhamedit (s.a.s), gjatë ngjitjes së tij, Profeti është ngjitur në parajsë me një shkallë, i njëjti motiv biblikë që kemi parë në rastin e Jakubit. Në Bibël, Jakubi merr një gur dhe e vendos nën kokë, Dhe pa në ëndërr një shkallë të mbështetur mbi tokë, maja e së cilës prekte qiellin; dhe ja engjëjt e Perëndisë hipnin e zbrisnin në të. (Zanafilla 28:12)
Kur Jakubi u zgjua nga ëndrra e tij, ai kuptoi se Zoti ishte "padyshim në këtë vend," dhe u mbush me ndjenjën e frikës. Përvoja e Muhamedit (s.a.s) ka qenë shumë e ngjashme me këtë, përveç se në vend që engjëjt të ngjisnin shkallët, ka qenë vetë Muhamedi ai i cili u ngjit- dhe zbriti nga- parajsa. Edhe Muhamedi si Jakubi, menjëherë u bë i vetëdijshëm për praninë dominuese të Allahut. Shkalla (miraxhi) në fakt huazon emrin e saj për të gjithë ngjarjen, duke krijuar kështu imazhin më të rëndësishëm të ngjitjes. Nëse Zoti është "brenda," ai është sigurisht edhe "mbi."
Sot, ne kuptojmë pafundësinë e universit në një metodë horizontale, duke matur hapësirën dhe kohën në një mënyrë të padepërtueshme dritë- vite. Sipas fesë, njerëzimi ka imagjinuar gjithnjë pafundësinë përmes dimensionit vertikal. Prezenca hyjnore përshkon si dhe tejkalon këtë sferë të realitetit. Muhamedi ngjet këtë shkallë- që përshkruhet si shkalla që të gjithë ne do të ngjisim në momentin e vdekjes- për të demonstruar se si tejkaloi këtë sferë tokësore.
Çfarë do të thotë të përjetosh vdekjen para se të vdesësh? Një ndër shprehjet më të famshme të Muhamedit (s.a.s) fton pasuesit e tij "të vdesin para se të vdesin." Këtu jeta dhe vdekja nuk janë të kundërta, por më tepër shikohen si lente përmes të cilave kuptimi i brendshëm i secilës mund të meditohet. Çfarë nënkupton të jetosh në një mënyrë sikundër të kesh shijuar vdekjen? Nëse e dinim që do vdisnim nesër, si do të trajtonim të dashurit tanë? Si do të falnim namazin?
Sa shumë do i shtrëngonim fëmijët tanë? A do kalonim çastet e fundit të jetës sonë në përhapjen e luftës dhe shkatërrim apo në grumbullimin e gjërave që nuk kemi jetuar mjaftueshëm për ti gëzuar? Apo do të jetonim në dashuri dhe harmoni me të tjerët?
Ne të gjithë do të vdesim në fund të ekzistencës tonë tokësore, por çfarë do të thotë të jetosh sërish pas "vdekjes" së egos dhe asgjësimit të pjesës "mua-fillimisht" të qenies sonë?
Këto pyetje të japin një shije të përvojës spirituale që Muhamedi nisi. Muhamedi nuk kishte vdekur, por ngjiti shkallët që njerëzit e thjeshtë ngjisin pas vdekjes. Eksperienca e tij nuk është asgjë më pak se një thirrje për vdekjen shpirtërore- dhe rilindjen - para se të provojmë vdekjen fizike. Për myslimanët, mbresa e Miraxhit nuk është asgjë më pak se një urdhër për të kujtuar realitetin e përballjes përfundimtare me Zotin dhe për të luftuar për të këtu në këtë jetë ashtu siç është premtuar në jetën e përtejme.