Myslimanët, veçanërisht në kohët moderne, bëjnë një përshkrim të mprehtë në lidhje me autoritetin e Kur‘anit dhe atë të burimeve të tjera, madje edhe rreth vetë fjalëve të Muhamedit (s.a.s) (haditheve). Megjithatë ia vlen të përmendet se ndërsa myslimanët gjithnjë kanë privilegjuar dhe i kanë dhënë përparësi Kur‘anit si burimi suprem i autoritetit, Kur‘ani nuk ka qenë i vetmi burimi i autoritetit për myslimanët. Thënë ndryshe, para disa dekadave të fundit, myslimanët nuk i patën miratuar historikisht vetëm nocionet e shkrimin të shenjtë ("vetëm nga shkrimi i shenjtë") që filluan të karakterizonin qasjen protestante të reformimit për lexim të shkrimit të shenjtë.
Vetëm kohëve të fundit disa myslimanë janë bërë kaq të dyshimtë rreth të gjithë teksteve islamike jo- kur‘anore, saqë kanë vendosur të braktisin gjithçka tjetër përveç Kur‘anit si burim i besueshëm për mendimin islamik. Kohë më parë, të kuptuarit e myslimanëve rreth Zotit, njerëzimit dhe realitetit ka qenë gjithnjë formuar nga Kur‘ani, po kurrë jo vetëm nga ai. Në këtë mënyrë, myslimanët kanë qenë më të ngjashëm me hebrenjtë dhe katolikët, të cilët gjithnjë kanë parë shkrimet e shenjta nëpërmjet lenteve të shumta të traditës së mëvonshme- një traditë që për myslimanët është krijuar nga fjalët e Muhamedit (s.a.s), historitë e ekstra shkrimeve të shenjta (―Tregimet e Profetëve‖), legjendat gojore, tregimet mistike si dhe tekstet e tjera. Krahas kësaj, me përjashtim të disa grupeve si Kharijis, të cilët ishin konsideruar ekstremë, myslimanët gjithnjë i afroheshin Kur‘anit nëpërmjet autoritetit të interpretuesve.
Me fjalë të tjera, ata kuptonin se shkrim i shenjtë asnjëherë nuk flet vetë, por gjithnjë interpretohet dhe ndërmjetësohet përmes zërit njerëzor. Një mënyrë tjetër për të shprehur të njëjtën gjë është të themi se deri në shekullin njëzet, asnjë mysliman nuk do të shikonte indeksin e Kur‘anit (apo të bëjë një kërkim në Google) për të gjetur çfarë pritej prej tyre. Udhëheqja hyjnore filloi me tekstin, por ka qenë gjithnjë ndërmjetësuar nga mësues-njerëz autoritar.
Me përjashtim të dijetarëve, shumica e myslimanëve historikisht mund të mos kenë qenë në gjendje të dallojnë saktësisht se cilat pjesë të të kuptuarit të tyre vinin direkt nga Kur‘ani dhe cilat pjesë e kishin burimin në traditat e mëvonshme. Kjo nuk është diçka e pazakontë në historinë fetare. Për shembull, të kuptuarit e shumë të krishterëve në perëndim rreth historisë së krijimit (veçanërisht në lidhje me rolin e gjarprit/ djallit) është formuar nga burimet e mëvonshme, të tilla si Parajsa e Humbur e Miltonit, më tepër se çdo rrëfim i ngushtë i Zanafillës. Kështu, shumë arsyetime hebraike rreth Biblës historikisht janë ndërmjetësuar përmes lenteve të mëvonshme të materialeve midrashike dhe talmudike.
Kur myslimanët kujtojnë Muhamedin (s.a.s), shumë prej arsyetimeve të tyre rreth lartësimit qiellor vijnë nga tradita që zhvillohej rreth Kur‘anit. Arsyetimi i shquar mysliman në lidhje me narrativen e lartësimit qiellor (miraxhin) ofron një mënyrë të mirë për të marrë një ide se si kjo traditë përreth, zgjeron rrëfimet herë pas here eliptike Kur‘anore. Përqendrimi në këtë narrativë të veçantë është i gjindshëm për këtë rast pasi, për myslimanët, ka qenë përvoja më e rëndësishme spiritualë e Muhamedit (s.a.s)- që e bëri atë të denjë të takohet dhe inspiroi një grup myslimanësh mistikë për të arritur takimin me Zotin e tyre.