Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS
  • Bosanski

Përzgjedhja e Osmanit si Kalifi i Tretë Suni dhe Rishfaqja e Klanit Umajad

 

Omari pësoi fundin tragjik kur u vra nga duart e një skllavi persian në vitin 644. Pasi u plagos rëndë, Omari urdhëroi gjashtë prej shokëve kryesorë të Muhamedit (s.a.s) të takohen në një tendë dhe të zgjedhin kalifin e ardhshëm nga mesi i tyre. Omari është njohur gjithnjë si një figurë e rreptë, madje edhe e ashpër, temperamenti i të cilit u duk edhe në modelin e zgjedhjes së kalifit të ardhshëm.

 

Ai në mënyrë specifike urdhëroi se nëse ndonjëri prej gjashtë anëtarëve do të mohonte të merrte pjesë, apo nëse ndonjëri do të refuzonte të pranonte zgjedhjen përfundimtare, duhej të vritej menjëherë! Dy kandidatët e qartë ishin Aliu dhe një tjetër shok i hershëm i Profetit Muhamed i quajtur Osman, djali i Afanit, nga fisi Umajad.

 

Modeli i propozuar nga Omari ishte ndryshe nga modelet e mëparshme të ndjekura për zgjedhjen e Ebu Bekrit dhe vetë atij, por kësaj radhe përfshiu edhe Aliun, me një paralajmërim: Aliut dhe Osmanit, secilit iu kërkua të deklarojnë besnikërinë e tyre jo vetëm ndaj Kur‘anit dhe shembullit të Profetit (gjë që të dy ishin të gatshëm të bënin), por edhe ndaj paraprijësve të zgjedhur nga Ebu Bekri dhe Omari.

 

Osmani pranoi, ndërsa Aliu me gjakftohtësi mohoi këtë gjë. Ai nuk kishte njohur Ebu Bekrin dhe Omarin si legjitimë dhe nuk pranonte të mbështeste pasuesit e tyre nëse do të binin në konflikt me vetë ndërgjegjen e tij. Anëtarët e tjerë i  ofruan kalifatin Osmanit, i cili me kënaqësi pranoi të shërbente si kalifi i tretë (sipas traditës së mëvonshme sunite). Osmani ka qenë ndër pasuesit e afërt të Muhamedit (s.a.s) dhe ndër meshkujt e parë të konvertuar në islam.

 

Tradita e mëvonshme tregon këtë marrëdhënie të ngushtë duke përmendur se Osmani fillimisht u martua me një vajzë të Profetit (Rukija) dhe më vonë, kur vdiq ajo, me një tjetër (Um Kulthum). Për shkak të këtij nderi të pashembullt për të qenë dhëndri i Muhamedit (s.a.s) dy herë, Osmani shpesh quhej njëri nga dy dritat,‖ ku secila dritë i referohet vajzës së Profetit. Ai gjithashtu njihej si njeri i devotshëm. Pjesë e njërit prej delegacioneve që vajtën në Abisinia, ai ishte edhe një biznesmen i zgjuar i cili zotëronte një pasuri të madhe dhe kishte njohuri intime rreth rrjeteve të tregtisë.

 

Pikërisht e njëjta lidhje biznesi, megjithatë, që vinte nga mjedisi i tij familjar, do ti kushtonte mjaft Osmanit rreth të cilës do të merrte mjaft kritika më vonë. Osmani përgjithësisht konsiderohej si karakter i dobët në krahasim me kalifët e mëparshëm dhe shpesh akuzohej për nepotizëm.

 

Kjo akuzë meriton shqyrtim më të hollësishëm. Osmani ishte pasardhës i fisit Beni Umajada ( bijtë e Umajadës). Lideri i këtij fisi ka qenë Ebu Sufjani, i cili ishte një ndër liderët e mekasve paganë të cilët persekutuan Profetin Muhamed dhe të cilët u konvertuan me vonesë dhe vetëm me gjysmë zemër pas pushtimit të Mekës. Në fakt, ka qenë mëshira e Muhamedit (s.a.s) që u përmbajt ndaj ish armikut të tij. Djali i Ebu Sufjanit, Muavija, ishte bërë një ndër pasuesit e Muhamedit (s.a.s) dhe tradita sunite e përkujton atë si një ndër ata që mbanin shënim Kur‘anin.

 

Beni Umajada është parë shpesh si grup tregtar me interesa biznesi në të gjithë Gadishullin Arabik dhe më gjerë. Komuniteti i hershëm mysliman ka qenë një meritokraci: sipas fjalëve të Kur‘anit, dallimi i vetëm në sytë e Zotit vjen nga devotshmëria e një personi dhe vetëdija ndaj Allahut (taghva). Tregtarët aristokratë të Beni Umajadës, megjithatë, nuk kishin pranuar kurrë egalitarizmin radikal në komunitetin e hershëm të Muhamedit (s.a.s).

 

Nëse kjo gjë ishte nepotizëm apo besimi se fiset e tij tregtare kanë pasur eksperienca të nevojshme burokratike për të shërbyer si zyrtarë, Osmani emërtoi shumë prej tyre si sundues në qytetet e reja myslimane dhe garnizone. Kjo i dha atij pakënaqësi ndaj atyre personave që ishin të prirur drejt Aliut, shumë prej të cilëve kishin përqafuar islamin për shkak të mesazhit të tij të barazisë dhe drejtësisë sociale. Gjithashtu të pakënaqur ishin edhe shumë familje të Ansarëve në Medinë, të cilët panë vetëm aristokracinë e fundit pagane të konvertuar në islam që ende kërkonin të arrinin majat. Ndoshta shembulli më i gjetur i një prej shokëve të Profetit, i cili kundërshtoi ashpër nepotizmin e Osmanit ishte i famshmi Ebu Dher al-Ghifari. Ebu Dheri ishte një konvertues i hershëm, ndoshta personi i katërt apo i pestë që kishte pranuar mesazhin e Muhamedit (s.a.s).

 

Ai vinte nga një sfond shumë modest dhe kishte shumë pak durim për aristokracinë e Beni Umajadëve. Në shumë mënyra ai mishëronte ata të cilët ishin të tërhequr pas mësimeve të drejtësisë sociale të islamit.8

 

Në veçanti, ai kundërshtoi kur Osmani i dha shuma marramendëse anëtarëve të familjes së tij nga pasuria e atyre që pushtuan: sipas disa burimeve, Osmani i dha 500 mijë monedha njërit prej pasuesve (Marvan, birit të Al Hakam), 300 mijë tjetrit (Al Harith, djalit të Al Hakam) dhe 100 mijë tjetrit (Zajb B. Thabit). Kështu, Ebu Dheri foli në prani të kalifit, duke cituar ato ajete nga Kur‘ani që paralajmëronin ata që grumbullonin pasurinë. Duke mbajtur anën e familjes së tij, Osmani e dëboi Ebu Dherin në Siri. Në Damask, Ebu Dheri filloi të kritikonte anëtarin e familjes së Osmanit, Muavijen, i cili po ndërtonte një kështjellë për vete në al-Khadra. Muavija i kërkoi Osmanit të ekstradojë Ebu Dherin në Medinë dhe kësaj here Osmani urdhëroi Ebu Dherin guximtar dhe të devotshëm që të mërgojë përgjithmonë në shkretëtirë (në provincën al-Rabadha), ku edhe vdiq në vitin 652. Kështu, ne shohim që diku rreth 30 vite pas vdekjes së Profetit Muhamed, zakonet e vjetra fisnore dhe nepotizmi kishin dominuar politikën kalifate; atje do të jenë gjithmonë Ebu Dherët e umetit mysliman, që do të flisnin të vërtetën kundrejt pushtetit, madje edhe në rrezikun e internimit me jetë.

 

Ky tension midis drejtësisë sociale dhe perandorisë do të jetë një tipar i qëndrueshëm i eksperiencës islamike. Trashëgimia e Ebu Dherit ka qenë ringjallur në kohë dhe në vende mbarë botën, si p.sh., në revolucionin iranian të shekullit të njëzet, në aktivizmin kundër aparteidit në Afrikën e Jugut si dhe në lëvizjet e paqes dhe drejtësisë sociale në Amerikën e Veriut.

 

Pjesa më e madhe e traditës sunite, mjaft e sikletosur ndaj kësaj pjese të historisë kalifate për të pranuar dëbimin e Ebu Dherit, e portretizojnë atë në mënyrë të gabuar si një mërgimtar vullnetar. Për më tepër, rrjedha e traditës sunite e nderon Osmanin me finalizimin e detyrës së grumbullimit të dorëshkrimeve të Kur‘anit dhe në fakt botimi i Kur‘anit i përdorur sot nga të gjithë myslimanët zakonisht quhet versioni Osman.

 

Megjithatë, korrupsioni dhe nepotizmi i Osmanit çoi në revoltat

kundër tij dhe në fund ishte një ndër grupet revoltuese që e vranë atë. Ashtu si Omari, një tjetër kalif i islamit ishte vrarë. Kjo nuk do të ishte hera e fundit që një grup myslimanësh vrasin njëri-tjetrin. Ajo që pasoi ka qenë lufta e parë e vërtetë civile mes komunitetit mysliman.

 

Kësaj here është quajtur fitna, një term që do të thotë mosmarrëveshje, sprovë dhe mundim. Megjithëse tradita e mëvonshme sunite preferon të shohë periudhën e hershme pas Profetit si një kohë të artë- periudhën më të përsosur pas kohës së vetë Profetit- vetë rekordi historik aktual është shumë më i çrregullt. Shumë prej miqve të afërt të Profetit, të cilët gjatë jetës së tij, kishin qëndruar krah për krah tij, tashmë i ishin kundërvënë njëri- tjetrit pas vdekjes së Profetit Muhamed. Disa aspekte të traditës sunite përpiqen të zbardhin tensionet në këtë periudhë mes pasuesve kryesorë.

 

Shembulli klasik është ai i shpikjes së traditave profetike që premton parajsën për dhjetë pasuesit kryesorë të Muhamedit (s.a.s), edhe nëse këto dhjetë (të tillë si Aliu, Tlha dhe Zubejri) ngrejnë armët kundër njëri-tjetrit! Këto tensione u shtrinë madje deri tek vetë familja e Profetit. Për shembull, pas vdekjes së Osmanit, bashkëshortja e Profetit Aishja (e bija e Ebu Bekrit) udhëhoqi një ushtri në betejën kundër Aliut.

 

Një pjesë e kësaj ngjarjeje mund të ketë pasur të bëjë me rivalitetet e ndodhura mes Aishes dhe Fatimes- vajzës së Profetit dhe bashkëshortes së Aliut- për të siguruar vëmendjen dhe pëlqimin e Profetit. Aishja madje arriti të sigurojë ndihmën edhe të disa shokëve të hershëm të Profetit, të cilët së bashku me të ngritën armët kundër Aliut. Aliu doli fitimtar në betejë dhe në mënyrë mjaft të respektueshme e shoqëroi Aishen gjatë kthimit të saj. Megjithatë trashëgimia e të dashurve të Profetit të cilët do të ngrinin armët kundër njëri-tjetrit do të mbetej ende.

 

Një dijetar modern i islamit të hershëm, Mahmoud Ajub, ka përshkruar më së miri: "Sepse mbi të gjitha beteja u zhvillua, i tëri umeti mysliman humbi."

 

 

 

  • Hyrje
  • “Problemi Muhamedan”
  • Fantazmat e polemikave mesjetare
  • Polemikat ndaj Muhamedit sot
  • Burimet rreth jetës së Profetit
  • Muhamedi Profeti Biblik
  • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
  • Muhamedi i kujt?
  • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
  • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
  • KAPITULLI I PARË
  • KAPITULLI I DYTË
  • KAPITULLI I TRETË
  • KAPITULLI I KATËRT
  • KAPITULLI I PESTË
    • Jeta pas Profetit
    • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
    • Vdekja e Profetit
    • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
    • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
    • Përzgjedhja e Osmanit si Kalifi i Tretë Suni dhe Rishfaqja e Klanit Umajad
    • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
    • Nga Aliu tek Huseini
    • Përkujtimi i Huseinit
    • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
    • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
    • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
  • KAPITULLI I GJASHTË

Posjetioci


counter widget
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Përzgjedhja e Osmanit si Kalifi i Tretë Suni dhe Rishfaqja e Klanit Umajad
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Bosanski
  • Scroll to top