Tradita shiite kujton Huseinin si një shpirt spiritual dhe të dashur, i cili shpesh përmendte Allahun nëpërmjet lutjeve të bukura. Disa nga lutjet më të mira i ka thënë ndërkohë që po qëndronte në fushat e Arafatit, gjatë periudhës së pelegrinazhit në Mekë. Disa nga të pranishmit shikonin Huseinin sesi i rridhnin lotët në fytyrën e tij të bekuar me të përmendur Allahun, a thua që sytë e tij ishin si një burim që nuk shteronte. Në të vërtetë, shumë pak mund të mbahet mend një model i një myslimani të tillë të njohur për kalorësinë (futuwwah) dhe guximin e tij në luftë dhe aq të ndjeshëm saqë lotët i dilnin me të recituar lutjet apo poezitë. Ja një nga lutjet e tij të bukura që përmend mirënjohjen e tij ndaj Allahut:
Ti më mbrojte mua që kur isha thjesht një foshnje në djep, Më ushqeve me qumësht të shëndetshëm, Dhe ktheve zemrat e të tjerëve të kujdeseshin për mua. Ti besove edukimin tim tek nënat e mëshirshme, Më ruajte nga fatkeqësitë e sjella nga shejtani Dhe më mbrojte nga shumica dhe nga mungesa. ...O i Gjithëmëshirshëm! O Mëshirëbërës!
Kjo lutje përmend lidhjen që Huseini ka pasur me gruan e cila e ka ushqyer me aq dashuri, në veçanti me nënën e tij Fatimen që ka qenë e dashura e jetës së Muhamedit (s.a.s). Vargje të tilla kanë qenë të shtrenjta gjithnjë sidomos për gratë myslimane të cilat shohin në martirizimin e Huseinit padrejtësinë e bërë ndaj vetë djemve të tyre të dashur dhe mizorinë që ata vetë duhet të durojnë. Në fakt, përkushtimi ndaj Huseinit, nënës së tij Fatimes dhe motrës së tij trime Zejnebit kanë qenë gjithnjë komponentët kryesorë të devotshmërisë së femrave myslimane. Veçanërisht i paharrueshëm është shembulli i motrës së Huseinit, Zejnebes. Sejida (Zonja) Zejneb, siç përmendet në traditën shiite, u bë një nga shembujt e përkryer të ngritjes së zërit për të thënë të vërtetën përballë pushtetit, e cila u përball me paragjykimet dhe tiraninë edhe kur ishte e pafuqishme. Kur u afrua ballë për ballë me tiranin Jezid, ajo i tha:
A e di se çfarë ke bërë?! Ke vrarë pjesëtarin më të mirë të familjes së Profetit dhe ke prerë rrënjët dhe degët e pemës së kopshtit të misionit të tij.
Ajo vazhdoi të dënojë dhe të mallkojë Jezidin. Është e rëndësishme të përmendet njohja në traditën shiite se gjithçka që i nevojitet të keqes të ketë sukses është që e mira të mos bëjë asgjë. Pra, Zejnebi gjithashtu kritikon edhe banorët e Kufës, të cilët dështuan në kryengritje:
O popull i Kufës, ju mashtrues e hileqarë, gënjeshtarë e tradhtarë; Pasha Allahun, ju keni bërë premtime të rreme dhe kthyet fytyrat tuaja hipokrite kundrejt vëllait tim, e i dërguat atij letra mashtruese...dhe komplotuat për të shkatërruar familjen e Profetit (Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij)... [Ju] keni zgjedhur ti jepni autoritetin dhe fuqinë njerëzve më të këqij të botës në vend të më të mirëve, dhe në vend që të mbronit të vërtetën dhe drejtësinë, ju thjesht qëndruat në distancë si spektatorë; A guxoni tani të derdhni lotët hipokritë në emrin tonë?!
Në përcjelljen e kritikës së Zejnebit ndaj banorëve të Kufës, tradita shiite në fakt ndëshkon Kufën e sotme- që do të thotë, zemërmirët dhe myslimanët zemërbutë të së sotmes dhe të çdo dite të cilët dështojnë në kryengritjen ndaj Jezidëve. Detyra e Zejnebit, një përkujtim i fuqishëm i heroizmit të femrës në islam, nuk ishte thjesht të kujdesej për foshnjën e Huseinit- djalin e vogël Aliun, i cili vuante nga një sëmundje- por të kryente punën po aq të rëndë për të gjithë, pra të mbante gjallë kujtimin e Huseinit. Në të vërtetë, ajo i tha Jezidit në Damask: "Ti nuk do mund të marrësh kurrë prej nesh kujtesën tonë."
Ky përkujtim është çelësi për shiitët. Ashtu si në dramat e famshme, kjo ngjarje nuk është thjesht një mënyrë për të kujtuar atë që ndodhi në të shkuarën, por çelësi për të kuptuar vetë dramat tona. Aspekte të kësaj drame kozmike- lufta mes Huseinit të drejtësisë dhe Jezidit tiran- janë ringjallur në shekullin e njëzet në kontekstin iranian kur Ajetollah Kkhomeini rimodeloj atë për të shpjeguar vuajtjet e iranianëve kundrejt perëndimit- mbështetësve të monarkisë. Në ritregimin e Khomeinit, ai dhe mbështetësit e tij përfaqësonin anën e Imam Huseinit, ndërsa mbreti ateist iranian, i përkrahur nga Shtetet e Bashkuara përfaqësonin Jezidin. Këto ndryshime nuk bëjnë shumë fjalë për ngjyrime dhe delikatesë. Përkundrazi, ata paraqesin njejtësime të fuqishme dhe të thella mes forcave aktuale politike dhe sociale si dhe prototipave spiritual. Pra, kjo nuk janë thjesht një mënyrë për të treguar një dramë, por është thirrje për veprim. Ky identifikim i situatës së dikujt me vetë ngjarjet spirituale të së kaluarës është përsëritur shpesh gjatë viteve të fundit, duke përfshirë edhe vetë tokat e Irakut ku ndodhi martirizimi i Huseinit. Gratë në Irak, për shembull, filluan të përshkruanin vuajtjet e tyre në duart e diktatorit gjenocidial Sadam Huseinit me vuajtjet e Imam Huseinit në Qerbela: "Historia po përsërit vetveten. Ne jemi shtypur nga Sadami ashtu siç u shtyp Huseini nga Jezidi." Ky ngjasim i veçantë i shumë grave irakiane me shembullin heroik të Zonjës Zejneb paraqet një mënyrë të jashtëzakonshme në të cilën kujtimet e vuajtjeve dhe guximi janë të ndërthurura së bashku, që shtrihen përpara nga periudha e Huseinit deri tek vetë periudha jonë e sotme.