Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

E vërteta kundrejt injorancës: Polemika kur’anore kundrejt xhahilijja

 

Termi më i përdorur në burimet islame për periudhën para islamike është Xhahilijja, që do të thotë injorancë. Kuptimi i dytë i kësaj fjale do të thotë të jesh i tërbuar, si një qen i tërbuar.13 Kjo injorancë është marrë në dy kuptime për të nënkuptuar injorancën ndaj Zotit dhe ndaj vetvetes. Në këtë kuptim, revelata kur‘anore konsiderohet si e kundërta e injorancës. Ajo ka pikërisht si qëllim të jetë një mjet i njohjes së Zotit dhe i së vërtetës të secilit nga ne.

 

Në Kur‘an, periudha e injorancës është madje në kontrast me të vërtetën, një kontrast që bëhet akoma më i dukshëm kur mendohet se si myslimanët shpesh filluan të paraqisnin Zotin si të Vërtetën (Hakk). Thënë ndryshe, Xhahilijja është konceptuar jo si një periudhë kohore, por më tepër si një gjendje ndërgjegjeje, një gjendje e ekzistencës. Kjo përfaqëson një ankth në zemër për shkak të mungesës së qetësisë që mund të vijë vetëm nga besimi në Zot. Grupi që persekutonte myslimanët është përshkruar në këtë mënyrë: 

 

“Kurse një grup e kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaj Allahut -bindje injorante.” (Kur‘an 3:154)

 

 Kontrasti këtu qëndron mes të Vërtetës (Hakk) dhe injorancës (Xhahi-lijja), ose thënë ndryshe, dijes së Zotit që vjen përmes revelatës së Tij dhe hetimit të vërtetë spiritual kundrejt imagjinatës së çuditshme që mund të udhëheqë drejt injorancës.

 

Megjithatë, në botëkuptimin islamik, njohja e Zotit është plotësisht e lidhur me njohjen e vetvetes në islam. Nuk mund të njohësh veten pa njohur Zotin. Nuk mund të njohësh Zotin pa njohur vetveten. Kjo ide shpesh lidhet me një nga thëniet e Profetit: Man „arafa nafsahu, fakad „arafa rabbahu. (Të njohësh vetveten do të thotë të njohësh Zotin tënd).

 

 Fjala e përdorur në këtë thënie për njohjen, ‗arafa, i referohet jo vetëm njohjes diskursive, por njohjes intime. Në një formë tjetër verbale, „irfan, i referohet gnosës, formës mistike të njohjes që është apriori, e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë. Mistikët, për shembull, shpesh referohenin si ‗arif (gnostikë).

 

Me fjalë të tjera, sipas kësaj thënie të Muhamedit (s.a.s), një besimtar i vërtetë është ai që njeh Zotin menjëherë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe intime. Xhahili, përkundrazi, është vetë antiteza e besimtarit të vërtetë: një person që mund të flasë vetëm nëpërmjet hamendjes, pa njohje direkte të Zotit dhe pa pasur lidhje të ngushtë me Zotin.

 

Një ndër karakteristikat e Kur‘anit është mënyra se si ndërlidh botëkuptimin e personave rreth Zotit me vetë gjendjen e zemrës së tyre: Feja reflekton në moral dhe anasjelltas. Një pjesë e Kur‘anit e paraqet këtë në mënyrën më të qartë të mundshme. Në një ajet në Kur‘an (48:26), cilësia e xhahilijja vendoset në kontrast me atë të paqes dhe qetësisë:

 

 “Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë dhe atë kryelartësi injorante (pagane -xhahilijja), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet (sakina) ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë.” 

 

Këtu përbuzja, trazirat dhe agonia e zemrës së Jahiliyyave, ata që mbulojnë realitetin e Zotit, është në kontrast me paqen dhe qetësinë shpirtërore që vjen me besimin në Zot. Qetësia e brendshme, që njihet si paqja e vetë Zotit, quhet Sakina dhe njihet mirë nga hebrenjtë dhe të kirshterët si Shekinah e njëjtë që tregon prezencën apo praninë e Zotit. Me fjalë të tjera, dallimi mes Jahiliyya dhe islamit nuk është thjesht teologjikë, por është i rrënjosur në thellësinë e zemrës së secilit. 

 

Kjo na udhëheq drejt një nga ideve më të rëndësishme rreth vetë fjalës "islam". Është e vërtetë se kuptimi primar etimologjik i islamit‖ është i përzemërt, i gatshëm dhe i nënshtruar ndaj Zotit. Gjithsesi kuptimi i dytë i fjalës "islam, që vjen nga rrënja S-L-M në arabisht gjithashtu lidhet me salama të zemrës, mirëqenien dhe pastërtinë. Kjo është lëvizja e të pasurit një zemër të copëtuar nga ndjekja e këtij apo atij idhulli të brendshëm për të arritur gjendjen e plotësimit nëpërmjet përkushtimit ndaj Zotit Një.

 

Pastërtia e zemrës dhe integrimi spiritual bëhen një brenda nesh nëpërmjet përkushtimit ndaj Zotit. Kjo është arsyeja që në shumë ajete në Kur‘an flitet për nevojën për të pasur një zemër të pastër: Ibrahimi p.sh. përshkruhet si ai që vjen me zemër të pastër tek Zoti i Tij (kalbin salimin) (Kur‘an 37:84).

 

Arabishtja, ashtu si gjuha çifute, funksionon në një sistem të tillë që nëse fjalët kanë tre bashkëtingëllore të njëjta kanë në esencë kuptime të përbashkëta. Fjala "zemër e pastër" në ajetin kur‘anor që sapo përmendëm (salim) vjen nga e njëjta rrënjë në arabisht si fjalët mirëqenie apo pastërti (salama) dhe madje vetë fjala "islam". Zemra e pastër është ajo që e udhëheq njeriun drejt Zotit, jo vetëm në këtë botë por edhe në botën e amshuar. Ashtu siç e përmend edhe Kur‘ani:

 

“Do të vijë dita kur nuk bën dobi as pasuria, as djemtë që arabët e shoqërisë para islame i çmonin aq shumë, por do të bëjë dobi vetëm zemra e shëndoshë.” (Kur‘an 26:88-89)

 

Ashtu si me konceptet e tjera kyçe, vetë narrativa e Kur‘anit reflekton mbi rëndësinë e marrëdhënies mes zemrës së dikujt dhe besimit në Zot. Pas sures së famshme të hapjes së Kur‘anit (Fatiha), surja e dytë në Kur‘an, që është njëkohësisht surja më e gjatë në këtë libër, fillon duke folur për zemrat- zemrat e sëmura.

 

Shumë persona që nisin të lexojnë Kur‘anin për herë të parë ngelen pas diskutimit rreth zemrave të sëmura, të trazuara dhe hipokrite që në fillim të faqeve të para të sures së dytë. Këto faqe përshkruajnë zemrat e njerëzve që, sipas Kur‘anit, pretendojnë që kanë besim në Zot dhe në Ditën e Gjykimit, por në fakt nuk i kanë zemrat e ndriçuara nga besimi.

 

Në zemrat e tyre kanë një sëmundje dhe ata mendojnë që po tradhtojnë Zotin- ndërkohë që në realitet ata po tradhtojnë vetë shpirtrat e tyre. Këto janë fjalë të ashpra dhe në njëfarë mënyre të frikshme, por Kur‘ani ka filluar aty sepse aty është pikënisja për shumicën e njerëzimit. Ne mund të fillojmë një udhëtim nga vendi ku jemi.

 

Ne duhet të dimë që jemi të thyer para se të shërohemi. Pra, kujtojmë fjalët e Profetit: "fol me njerëzit në bazë të nivelit të tyre të njohjes." Nëse njerëzimi nuk do të ishte i thyer dhe harraq, ne do të kishim më pak nevojë për këtë ndërhyrje dramatike hyjnore. Për shkak të kujtesës së realitetit të hipokrizisë dhe sëmundjes së zemrave, rrëfimet e Kur‘anit lëvizin drejt një cikli profetik, duke filluar me Ademin dhe duke përmendur profetët e famshëm biblikë dhe më pas përfundon me Profetin Muhamed (s.a.s). Por së pari, do t‘i kthehemi diskutimit të mëparshëm të traditës profetike, si dhe politeizmit, në Arabinë para ngritjes së revolucionit Muhamedan.

 

  • Hyrje
  • “Problemi Muhamedan”
  • Fantazmat e polemikave mesjetare
  • Polemikat ndaj Muhamedit sot
  • Burimet rreth jetës së Profetit
  • Muhamedi Profeti Biblik
  • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
  • Muhamedi i kujt?
  • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
  • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
  • KAPITULLI I PARË
    • Bota para Muhamedit (s.a.s)
    • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
    • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
    • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
    • E vërteta kundrejt injorancës:
    • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
    • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
    • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
    • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
    • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
  • KAPITULLI I DYTË
  • KAPITULLI I TRETË
  • KAPITULLI I KATËRT
  • KAPITULLI I PESTË
  • KAPITULLI I GJASHTË

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top