Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Islami si profeci universal

 

Çështja e marrëdhënieve mes revelatës së Muhamedit (s.a.s) dhe shpalljeve të mëparshme është e rëndësishme dhe disi e komplikuar. Njëkohësisht polemike, kjo pyetje nganjëherë është shndërruar në një ekstrem apo tjetër nga të dy përkrahësit dhe kritikët e Muhamedit (s.a.s). Përfundimisht lind pyetja nëse islami është një ripohim i revelatave të mëparshme apo i zëvendëson ato.

 

Tensioni është ruajtur ndër shekuj, me myslimanët e bindjeve të ndryshme që anojnë herë në këtë dhe herë në atë perspektivë. Tensioni nuk është krejtësisht i ndryshëm nga mënyra sesi të krishterët kanë trajtuar çështjen nëse deklarata në Ungjillin e Mateut (5:17) që Krishti "plotëson Ligjin" nënkupton që Jezusi ripohon traditën çifute apo zëvendëson atë. Ajo çfarë mund të thuhet me siguri është kjo: Kur‘ani padyshim e konsideron veten si shpallja e fundit nga i njëjti Zot që më parë ka dërguar udhëzime për njerëzimin nëpërmjet profetëve si Nuhu, Ibrahimi, Davudi, Sulejmani, Musai dhe Isai. Herë pas here vërejmë ajete në Kur‘an të tilla si: “Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në shpalljet e mëparshme - zbulesën e Ibrahimit dhe të Musait” (Kur‘an 87:18-19).

 

Me fjalë të tjera, ajo që është e rëndësishme rreth revelatës nuk ka të bëjë me të qenurit e re, por zbulon të vërtetat që njerëzimi ka nevojë t‘i rikujtoj- sërish dhe sërish. Dhe përsëri. Në fakt, cikli i shpalljes i përshkruar në Kur‘an është parë si gjithëpërfshirës për tërë njerëzimin. Vetë Muhamedi përshkruhet në Kur‘an si dhe në biografinë e tij si i dërguar universal: “Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit.” (Kur‘an 34:28)

 

Dhe,

 

Kur Muhamedi, Pejgamberi i Allahut arriti të dyzetat, Zoti e dërgoi atë mëshirë për të gjithë njerëzimin, si të Dërguar për të gjithë njerëzit.

 

Allahu që ka dërguar Kur‘anin nuk është një Zot fisnor, por në të vërtetë është Zoti universal për të gjithë njerëzimin. Nganjëherë, lista e të dërguarve në Kur‘an duket biblike në mënyrën më të njohur të mundshme:

 

  “Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is'hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin.” (Kur‘an 4:163)

 

Kjo litani e profetëve biblikë nuk është një shembull i izoluar në Kur‘an. Krahas ngjarjeve të profetëve individualë, shpesh gjejmë lista të tilla të cilat theksojnë të përbashkëtat e të gjithë shpalljeve profetike:

 

“Ju (besimtarë) thuani: "Ne i besuam Allahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve.” (Kur‘an 2:136)

 

Kështu Kur‘ani thekson se duke qenë se të gjithë profetët sjellin të njëjtin mesazh hyjnor, ne nuk duhet të bëjmë dallime mes tyre apo të favorizojmë njërin në vend të tjetrit. Në të vërtetë, besimtarët janë të urdhëruar në Kur‘an për të thënë: “Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm Atij i jemi bindur.” (Kur‘an 2:136). Rreth njëzet e tetë figura profetike janë përmendur në mënyrë specifike në Kur‘an, një listë që përfshin figurat e njohura si Ademin, Nuhun, Ibrahimin, Davudin, Sulejmanin, Musain dhe Isain. Në fakt, një pjesë e rëndësishme e devotshmërisë islamike është lidhja e titujve të nderit me figura të 

 

tilla. Ademi shpesh njihet si Safi Allah (i pastri dhe i zgjedhuri nga Zoti), Nuhu njihet si Naxhi Allah (i shpëtuari nga ana e Zotit), Ibrahimi si Khalil Allah (miku i ngushtë i Zotit) dhe Musai njihet si Kalim Allah (ai me të cilin foli Allahu). Isai përmendet në mënyrë të veçantë si Kalimat Allah (fjala e Zotit) dhe Ruh Allah (shpirti prej Zotit). Ne pamë në fund të shpjegimeve të ngjitjes së parajsës që Profeti Muhamed gjithashtu, nderohet me titujt e tij si Mustafa (i pastri dhe i zgjedhuri i Zotit), Habib Allah (i dashuri i Zotit) si dhe Rasul Allah (i Dërguari i Allahut). Një praktikë e zakonshme e myslimanëve është të dërgojnë paqe dhe selame mbi të gjithë profetët e ndryshëm. Nëse Allahu është Zoti i të gjithë universit dhe nëse të gjitha udhëzimet profetike rrjedhin nga i njëjti burim, atëherë numri i profetëve do të duhej të zgjerohej në mënyrë drastike përtej limitit të njohur. Krahas figurave të përmendur në Kur‘an, tradita tregon se numri total i profetëve është 124 mijë 2- një numër ky ekuivalent me nocionin e "mijërave‖ - për të dëshmuar se Zoti ka dërguar një profet në çdo komunitet. Sipas Kur‘anit, shtrirja e udhëzimit profetik është aq e gjerë saqë disa nga profetët ngelen të panjohur dhe të paidentifikuar madje edhe për Muhamedin (s.a.s): “Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, me disa prej tyre të kemi njohur me rrëfimet e tyre,e me disa nuk të kemi njohur.” (Kur‘an 40:78)

 

Përmendja e profetëve të dërguar nga Zoti të cilët nuk janë emëruar në mënyrë specifike në Kur‘an ka lejuar që myslimanët e mëvonshëm të bashkojnë traditat e tjera teiste (duke përfshirë zoroastrianizmin në Iran si dhe disa forma metafizike të traditave hindu) në botëkuptimin Kur‘anor pa shumë vështirësi. Së fundmi, myslimanët e orientuar pluralistë kanë menduar rreth mundësisë së rrezikimit përtej fushës së qartë teiste dhe njohjes së mësimeve të Tibetan Buddhism si pjesë të udhëzimeve të shenjta.

 

 

  • Hyrje
  • “Problemi Muhamedan”
  • Fantazmat e polemikave mesjetare
  • Polemikat ndaj Muhamedit sot
  • Burimet rreth jetës së Profetit
  • Muhamedi Profeti Biblik
  • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
  • Muhamedi i kujt?
  • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
  • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
  • KAPITULLI I PARË
  • KAPITULLI I DYTË
  • KAPITULLI I TRETË
  • KAPITULLI I KATËRT
    • Islami si një traditë Ibrahimiane
    • Islami si profeci universal
    • Islami dhe Ithtarët e Librit
    • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
  • KAPITULLI I PESTË
  • KAPITULLI I GJASHTË

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top