Pejgamberi është përkujtuar në mënyra të ndryshme përgjatë shekujve. Një ndër mënyrat më të prekshme ka qenë nëpërmjet një tradite artistike të njohur që quhej Hilya (ose Hilye në turqisht). Fjala Hilya thjesht do të thotë orendi dhe praktika ka qenë një mënyrë e bukur për të zbukuruar kujtimin e Profetit. Në traditën osmane që lulëzoi në Turqi dhe Evropën Juglindore, u bë zakon të vizatohej në një dorëshkrim mjaft të ndriçuar një përshkrim i bukur i Muhamedit (s.a.s), duke detajuar trupin dhe qëndrimet e tij. Ka versione paksa të ndryshme në lidhje me atë që gdhendej aty. Një version raporton një traditë nga Aliu:
Ai ishte njeriu më bujar në zemrën e tij, më i sinqerti i tyre në fjalime, më i buti në karakter dhe më fisniku në origjinë. Çdokush që e shikonte atë menjëherë mrekullohej, dhe secili që merrte nga dituria e tij e donte atë. Njëri që e përshkruante Profetin tha se kurrë nuk kishte parë ndonjë si ai, para tij apo pas tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.
O Zot, dërgo paqe e shpëtim për Muhamedin (s.a.s), robin tënd, Profetin tënd dhe të Dërguarin tënd, Profetin e paarsimuar dhe për familjen e tij dhe pasuesit e tij.
Ajo që është e veçantë rreth këtyre shpjegimeve, të cilat janë kaligrafikisht të shkruara në qendër të medaljoneve të Hilyave, është lavdërimi i pamjes fizike të Muhamedit (s.a.s) si dhe cilësive të tij. Ata gjithashtu ftojnë lexuesin (ose shikuesin) të lidhen me Profetin nëpërmjet dërgimit të lutjeve tradicionale të bekimit mbi të. Një version paksa ndryshe nga përshkrimet rreth Muhamedit (s.a.s) shpesh të gjendura në qendër të Hilyave vjen nga Umm Ma‘bad, një grua beduinë të cilën Profeti e kishte takuar gjatë udhëtimit të tij në Medinë. Ajo madje tregon më me detaje bukurinë e pamjes së Profetit:
Unë pashë një burrë, të pastër e të dëlirë, me një fytyrë të bukur e pamje të mirë. Ai nuk ishte shumë i dobët, e as shumë i vogël në kokë e qafë. Ai ishte i hijshëm e elegant, me sy të zinj e qerpik të dendur. Kishte një zë të fuqishëm dhe qafë të gjatë. Mjekra e tij ishte e dendur dhe vetullat i kishte në formë të bukur harku të ngjitura së bashku. Kur ishte i heshtur, ai ishte serioz dhe me dinjitet, ndërsa kur fliste, lavdia ngrihej dhe e pushtonte atë. Nga larg, ai ishte mashkulli më i bukur dhe më i hijshmi, ndërsa nga afër ai ishte më i ëmbli dhe më i dashuri. Ai fliste bukur, por nuk ishte i papërfillshëm. Fjalimi i tij ishte një varg me ujëvare margaritarësh, i matur në mënyrë që askush nuk humbte durimin për shkak të gjatësisë e askush nuk mund ta sfidonte ngaqë ishte i shkurtër .
Shembujt e Hilyas të sjell këtu janë kryesisht të rafinuar. Përshkrimi i Profetit mbush qendrën e medaljonit. I shkruar në dorëshkrim të gjerë në të gjitha Hilyat është një ajet Kur‘anor që vlerëson natyrën fisnike të Profetit, “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat” (Kur‘an 21:107), që duket në të dy hilyat e paraqitura këtu, një nga një koleksion turk dhe një tjetër nga një artist mysliman amerikan. Nganjëherë përdoren edhe ajete të tjera Kur‘anore që paraqesin lavdërimet e Allahut ndaj Profetit: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” (Kur‘an 68:4).
Këto vargje përmbledhin atë që Carl Ernst mjaft bukur e ka përshkruar si ―lavdinë e Muhamedit (s.a.s)‖- arsyetimin se Profeti ka qenë gjithnjë në qendër të devotshmërisë myslimane. Këto ajete shërbejnë si një funksion i rëndësishëm në lejimin e besimtarëve të imagjinojnë të dyja bukurinë fizike si dhe cilësitë fisnike të Profetit pa pasur nevojë t‘u drejtohemi përshkrimeve fizike. Kur filluan debatet mbi karikaturat daneze në vitin 2005, shumë ekspertë dhe disa myslimanë- deklaruan se myslimanët nuk e kanë përshkruar kurrë pamjen e Profetit. Kjo nuk është e vërtetë: Myslimanët në Indi, Afganistan, Persi dhe Turqi në të vërtetë kanë një traditë të përshkrimit të profetëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe Muhamedin (s.a.s), në miniatura, siç mund të duket edhe në këtë shembull.
Megjithatë, Hilya si një zhanër u përhap përtej kontekstit të oborrit mbretëror dhe u paraqit në xhami, tempuj dhe ndërtesa të tjera fetare pikërisht për faktin se nuk ka përfshirë një imazh fizik.
Qëkur Muhamedi triumfoi në marrjen e Mekës dhe pastrimin e Qabes nga idhujt, myslimanët kanë pasur tendenca të ndalojnë imazhet e gdhendura në vendet e adhurimit. Për më tepër, dikush mund të thotë se shumica e arteve më të rëndësishme islamike- recitimi i Kur‘anit, kaligrafitë, poezitë përfshijnë gjuhën. Në fund të fundit, a nuk e zbuloi Allahu veten e tij për këtë botë nëpërmjet Fjalës që ishte Kur‘ani? Hilya pothuajse gjithnjë pikturohet në shkrime të mrekullueshme kaligrafike dhe kështu kombinon estetikën me devocionalen- ende një karakteristikë tjetër e spiritualitetit islamik, në të cilën forma dhe funksioni mbeten të ndërthurua përjetësisht.