Trashëgimia e Muhamedit (s.a.s) mund të shikohet tashmë në YouTube duke qenë se myslimanët përdorin media digjitale të gjithanshme për të përkujtuar Profetin. Qindra video të hedhura në YouTube paraqesin recitimet e Burdas dhe Dala ‗il al-Khayrat nga e gjithë bota. Disa janë ekskluzivisht në gjuhën arabe, dhe shumë të tjera në formate shumëgjuhëshe.
Disa konsistojnë vetëm në burra, ndërsa të tjera në burra dhe gra. Disa prej këtyre videove janë në mënyra të dukshme video të realizuara në shtëpi nga diskutimet në lidhje me fenë, ndërkohë që ka edhe video të tjera mjaft të sofistikuara siç janë videot muzikore të MTV.
Gjithashtu ekzistojnë faqe të ndryshme në Facebook nëpërmjet të cilave dashamirësit e Profetit postojnë çdo ditë materiale të ndryshme rreth Profetit të Nderuar apo tregime të ndryshme sesi jeta e njerëzve është transformuar nëpërmjet njohjes së Profetit. Megjithatë, Burda dhe Dala ‗il janë pjesë të diskutueshme të islamit modern, ku çdo gjë kundërshtohet. Asnjë nuk mund ta imagjinonte që diçka aq e thjeshtë dhe Kur‘ani- të sanksionuar për të dërguar paqe dhe bekime mbi Profetin mund të jenë burime të diskutimeve mes myslimanëve sot.
Megjithatë, që në kohët mesjetare, myslimanët kanë ndryshuar dalëngadalë konceptet e tyre rreth Profetit, duke qenë se konceptet e tyre ndaj Zotit, njerëzimit, realitetit, politikës, gjinisë dhe gjithçkaje tjetër ka ndryshuar me kalimin e kohës. Në kohët mesjetare, pothuajse të gjithë myslimanët do të pranonin njëzëri se Profeti është një qenie kozmike, ku shpresohej për ndërmjetësimin e tij, i cili ishte burimi i mëshirës në këtë botë.
Në periudhën moderne, aspektet kozmike dhe mistike të Profetit janë minimizuar paksa për të theksuar kështu rolin e Muhamedit (s.a.s) si një lider i shoqërisë dhe inxhinier social. Në të vërtetë, është Muhamedi si ―themelues-i kombit‖ i cili është ikona e shumë biografive myslimanë moderne. Nuk është një rastësi që këto vepra në të njëjtën kohë kanë treguar veten gjithnjë e më shumë nën zgjedhën tiranike të kolonializmit evropian. Sa më shumë myslimanët priren drejt jo kombësisë, ata më tepër e shikojnë Profetin Muhamed si themelues-të kombit.
Megjithatë diçka e çoroditur ka ndodhur këtu: konceptimi global dhe spiritual i umetit- komunitetit nënë- të gjithë besimtarëve- është shndërruar në mënyrë anakronistike në atë që njihet si shteti-komb modern.
Shumë mendimtarë të epokës së iluminizmit (duke përfshirë Thomas Jefferson) kanë minimizuar theksin mbi mrekullitë e Krishtit. Myslimanët modern të cilët kanë përvetësuar supozimet e iluminizmit gjithashtu kanë zvogëluar mrekullitë e Muhamedit (s.a.s), si dhe konceptet mistike si Drita e Muhamedit (s.a.s) (Nur Muhammad).
Për modernistët, në qoftë se feja duhet të tërhiqet nga arenat publike, atëherë modeli i Muhamedit (s.a.s) gjithashtu duhet të ripërcaktohet si një model i kufizuar në arenat etike dhe personale. Një tjetër sulm në Muhamedin (s.a.s) kozmik dhe në jetën e devotshme Muhamedane ka ardhur nga islamikët, ato të shekullit të njëzet dhe njëzet e një, të cilët e shikojnë islamin të projektuar mbi arenat politike.
Ata i afrohen Profetit nga një tjetër drejtim, ai i cili thekson aftësitë politike të Muhamedit (s.a.s) si dhe udhëheqjen sociale. Disa personalitete politike të shekullit të njëzet kanë shkuar edhe më larg në identifikimin e mësimeve të Muhamedit (s.a.s) me ideologjitë dominonte të kohës: Michel Aflaq, themeluesi i krishterë i partisë Baath, e ka parë Muhamedin (s.a.s) si "përmbledhjen e shpirtit arab." Gamal abd Nasser, socialisti egjiptian, e ka quajtur Profetin "Imamin e socializmit." Dhe disa mendimtarë të majtë egjiptianë madje e kanë përshkruar Muhamedin (s.a.s) si "një lloj Marksi para Marksist."
Padyshim, nuk do të mbarojë me kaq. Lëvizja vehabite u përhap në shekullin e tetëmbëdhjetë në Arabinë Saudite të sotme si një lëvizje puritane (ose "reformë" e vetë-organizuar). Vehabitë i janë vënë pas shumë prej praktikave të devotshme të islamit, sidomos atyre që lidhen me lutjet dhe bekimet mbi Profetin, ku në rastin më të mirë i cilësojnë si paragjykim e në rastin më të keq si politeizëm të vërtetë (shirk).
Sot, autoritetet saudite ndalojnë ose dekurajojnë adhuruesit të mos dërgojnë bekime dhe paqe mbi Profetin nga Dala ‗il al-Khayrat në Xhaminë e Profetit në Medinë. Nën ndikimin e klerikëve vehabistë, autoritetet saudite kanë fshirë gjithashtu të gjithë rreshtat përveç rreshtin e fundit të poezisë Burda që lavdëron Profetin, e cila ishte gdhendur në muret e Xhamisë së Profetit gjatë pushtimit Osman. Rreshti që mbeti, megjithëse është mjaft domethënës, duhet pasur parasysh se është i vetmi që shpëtoi nga fanatizmi i vehabijve:
Ai është i dashuri, për ndërmjetësimin e të cilit shpresohet Sikur krahët kundër pritësit të fatkeqësive të pamëshirshme.
Nëse vehabitë do të vazhdonin me mënyrën e tyre në vitin 1812, nuk do të kishte qenë thjesht Burda ajo që do të ishte shlyer, por e gjithë Xhamia e Profetit. Jashtë dëshirës puritane për t‘u siguruar që askush nuk ngatërronte përkushtimin ndaj Muhamedit (s.a.s) me adhurimin e Allahut të Muhamedit (s.a.s), vehabitë në mënyrë sistematike kanë shkatërruar të gjithë vendet e shenjta që lidhen me Profetin në Medinë dhe Mekë.
Në Mekë ata kanë shkatërruar të gjithë kupolat që qëndronin mbi shtëpitë historikisht të lidhura me vendlindjet e Muhamedit (s.a.s), Khadixhes dhe Imam Aliut. Vehabitë gjithashtu kanë shkatërruar disa nga monumentet historike në Mekë, si p.sh., atë të al- Ma‘alait. Në Medinë gjithashtu, varrezat dhe monumentet e shumë prej shokëve të Profetit, disa prej grave të Muhamedit (s.a.s) si dhe shumë prej Imamëve nga familja e Profetit janë shkatërruar në varrezat historike Jannat al-Baqdi (Parajsa e të Përjetshmëve). Vehabitë gjithashtu patën menduar- dhe madje filluan- të shkatërronin Xhaminë e Profetit në Medinë.
Megjithëse disa e konsideruan këtë si veprim fatlum, ata u ndalën për të bërë këtë fatkeqësi realitet, kur shumë prej vehabive të cilët u përpoqën të ngjitnin kupolën e Xhamisë së Profetit u rrëzuan për vdekje.
Tensionet mbi këto gjurmë të Muhamedit (s.a.s) kanë mbetur: sulmet vehabite dhe të ringjalljes në praktikat devocionale nuk mbetën pa përgjigje. Pjesë e ringjalljes së islamit në mesin e amerikanëve të Veriut ka qenë pikërisht përqendrimi në përkushtimin ndaj një personi të veçantë dhe shembullit (Sunna) të Profetit. Një personalitet mysliman bashkëkohor i është përgjigjur kështu kritikave të teksteve devocionale si Dala „il al Khayrat:
Në periudhën post-kalife të ditëve të sotme, kryevepra e Imam Jazulit errësua nëpërmjet privimit të spiritualizimit të islamit nga “reformatorët” të cilën patën prekur të gjithë përveç myslimanëve më tradicionalë. Ashtu siç dijetari maroken i hadithit „Abdullah al-Talidi ka shkruar rreth Dala „il al-Khayrat: “Miliona myslimanë nga lindja dhe perëndimi e kanë provuar atë dhe kanë gjetur të mirat, begatitë dhe përfitimet përgjatë shekujve dhe gjeneratave si dhe kanë qenë dëshmitarë të dritës dhe bekimeve spirituale të pabesueshme të saj.
Myslimanët zellshëm e kanë recituar atë, vetëm ose në grupe, në shtëpi apo xhami, plotësisht duke iu përkushtuar Bekimeve të Më të Dashurit dhe duke lavdëruar atë- derisa idetë vehabite u përhapën në mesin e tyre, duke i korruptuar ata dhe duke krijuar frikëra të çuditshme bazuar në opinionet e Ibn Taymiya dhe ri gjallëruesit të rrugës së tij Muhammad ibn „Abd al-Wahhab të Naxhdit.
Pas kësaj, myslimanët shmangën recitimin e Dala „il al-Khayrat, duke lënë mënjanë veçanërisht bekimet mbi Profetin (Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) si dhe përkujtimin e Allahut në përgjithësi”. (al Mutrib fi awliya‟ al-Maghrib, 143-144).
E tillë është gjendja e jehonës së Muhamedit (s.a.s) sot: nuk ka traditë të pacenuar apo të pandërprerë në vetvete, por ekziston një përzierje diskursive e traditës, kritikës dhe kundërkritikës. Duke parë lidhjet devocionale myslimane me Profetin, sulmet vehabiste dhe moderniste rreth këtyre praktikave, si dhe mbrojtjen neo-tradicionaliste ndaj tyre, një gjë del në pah. Pavarësisht shqetësimit për të mbetur të përkushtuar ndaj Muhamedit (s.a.s) të lavdishëm apo "islamit të spastruar‖ nga ndikimet që besohet se kanë shkarë nga jashtë për të "reformuar‖ atë, myslimanë të ndryshëm vazhdojnë të shikojnë veten e tyre si Muhamedanë. Muhamedi mbetet i pandryshueshëm.
Ne do t‘ia lejmë poetit dhe filozofit aziatik Iqbal për të thënë fjalën e fundit. Iqbali ofron një imazh jashtëzakonisht të bukur për të përshkruar lidhjet mes Profetit dhe umetit, komunitetit mysliman botëror:
Dashuria e Profetit lëviz sikur gjaku nëpër venat e komunitetit të tij.
Me këtë përqendrim, ne përfundojmë historinë tonë të komunitetit që mbahet gjallë nëpërmjet besimit në Zot, por gjithashtu edhe nëpërmjet dashurisë për Profetin. Komuniteti Muhamedan (ummat-i Muhammad) qëndron i gjallë deri në atë pikë saqë vazhdon të mishërojë cilësitë e Muhamedit (s.a.s). Në momentin që humbet lidhjet me Muhamedin (s.a.s) dhe nuk është më i gjallë nëpërmjet dashurisë së Profetit, atëherë umeti do të ketë vdekur spiritualisht. Pavarësisht shumë triumfeve apo trazirave të mëdha që umeti ka përjetuar, ai moment nuk ka ardhur ende. Në qoftë se ne do të marrim për bazë fjalët e poetëve myslimanë, pra nëse ne besojmë se Muhamedi ishte një trëndafil në kopshtin qiellor të bukurisë, atëherë aroma e Muhamedit (s.a.s) mund të prekë ende qindra miliona myslimanë të thjeshtë, jetët e përditshme të të cilëve janë aromatizuar nga kujtimi dhe prezenca e Muhamedit (s.a.s).
Përfundim Ti mund të mohosh Zotin,
Por nuk mund të mohosh Profetin!
Këto fjalë të guximshme i përkasin Muhamad Ikbal, të njëjtit poet të famshëm aziatiko-jugor dhe vizionar që përmendëm në fund të kapitullit të gjashtë. Javid-namaja e Ikbalit, që përmban këtë lavdërim, është një kryevepër poetike e cila përshkruan eksperiencën spirituale të vet autorit të ngjitjes në parajsë, në gjurmët e Muhamedit (s.a.s). Duke lënë mënjanë për një moment bukurinë poetike që kanë të gjithë veprat e mëdha të letërsisë, ia vlen të mendojmë në lidhje me vetë pikëpamjen që përmend Ikbal. Në botën bashkëkohore, ritmet e modernizmit dhe sekularizmit kanë bërë që shumë persona të jetojnë larg çdo lidhjeje të kuptimtë me sferën e shenjtë. Për shumë njerëz, Zoti është shndërruar në një opsion, dhe adhurimi në një luks. Mohimi i Allahut- ose po të flasim në mënyrë më bujare, mospërfillja e hyjnores- duket që është një pozitë praktike për shumë veta. Pikëpamja e Ikbalit jehon në shumicën e atyre qenieve njerëzore që kanë ndjekur hapat e Muhamedit (s.a.s) dhe mbajnë gjallë kujtimin e Profetit të Nderuar. Dikush mund të zgjedhë të jetojë- përkohësisht, siç na kujton shpesh Kur‘ani- duke mos përfillur Allahun. Të tjerët mund të anashkalojnë Zotin (përkohësisht), por sipas myslimanëve asnjë nuk mund të mohojë bukurinë dhe madhështinë e Muhamedit (s.a.s). Fjalët e Iqbalit janë tronditëse veçanërisht për shumë jo myslimanë (dhe për disa myslimanë modernë!). Ndër të gjithë themeluesit e traditave të mëdha fetare- të paktën ato që kanë një ―themelues‖ të identifikuar- Muhamedi është në të njëjtën kohë ai që është kuptuar më pak si dhe më i keqkuptuari nga shumë jo myslimanë. Shumica e jo myslimanëve do ta kishin të vështirë të tregojnë ndonjë mësim të Muhamedit (s.a.s) që mund të ngjajë me udhëheqjen shpirtërore. Ju keni gjasa për të gjetur tituj perspektivash nga krishterimi, hebraizmi, hinduizmi, budizmi dhe zeni (për të mos përmendur epokën e re, Vikanin, dhe kështu me radhë) që ofrojnë udhëheqje spirituale për jetën e përditshme.
Por, a mund të gjeni një titull të vetëm që i drejtohet një audience të gjerë që prezanton mësimet e Muhamedit (s.a.s) në një metodë të ngjashme? Për shembull, ka Supë Pule për Shpirtin Çifut (libër) dhe Supë Pule për Shpirtin e Krishterë. Por, nuk ka asnjë Supë Pule për Shpirtin Mysliman. Në fakt, polemikat e vazhdueshme kundër islamit- që deklarojnë prirjen e tij kundrejt dhunës, përçmimin e të drejtave të gruas, paaftësia për të duruar modernitetin dhe jetesa në mënyrë paqësore me jo myslimanët, si dhe mungesa e vullnetit për të njohur të drejtat e pakicave fetare- vazhdojnë të caktojnë parametrat për diskutimet rreth islamit dhe Muhamedit (s.a.s). Me fjalë të tjera, seksioni i ―islamit‖ në shumicën e librarive sot nuk është asgjë tjetër përveç se një sirtari xhihadi, terrorizmi dhe shtypjes së femrës. Pa mbrojtur apo pa hedhur poshtë menjëherë këto pretendime, ia vlen të përmendet se qasja dominante perëndimore ndaj Profetit nuk fillon me ato që mund të quhen mësimet spirituale të Muhamedit (s.a.s). Nëse ne duam të kuptojmë qytetërimin islamik që me të drejtë e sheh veten të themeluar nga shpallja që i ka zbritur Muhamedit (s.a.s), atëherë duhet të angazhohemi në mënyrat e shumta sipas të cilave myslimanët kanë ruajtur dhe kultivuar kujtimin e Muhamedit (s.a.s). Çfarë, mbi të gjitha, ka frymëzuar myslimanët të mbajnë gjallë kujtimin e Muhamedit (s.a.s) dhe mësimet e Profetit?
Nëse Muhamedi ka përcjell mesazhin e Allahut, përgjigja e komunitetit mysliman ndaj atij mesazhi përfaqëson jehonat e kësaj shpalljeje dhe revelate. Në këtë libër, ne jemi përpjekur të gjurmojmë në narrativat e jetës dhe mësimeve të Muhamedit (s.a.s) si dhe të dëgjojmë jehonat e Profetit ashtu siç kujtohet nga myslimanët për 1400 vite me radhë.