Mbi njëmijë vite më parë, Historia e Lejlës dhe Mexhnunit ka qenë tashmë pjesë e legjendave në persisht, arabisht dhe gjuhë të tjera islamike. I dashuri klasik i këtij rrëfimi ka kompozuar aq shumë poezi dashurie për të dashurën e tij saqë u quajt ―i Çmenduri i Dashurisë‖ (Mexhnun). Sipas një tregimi të bukur të thënë nga poeti persian Saadi, sundimtari kalif dëgjoi këto poezi dashurie dhe madje edhe pa e parë, ra në dashuri me Lejlën.
Kalifi kuptoi, natyrisht, se çdokush që do të kishte frymëzuar poezi të tilla dashurie duhej të ketë qenë një bukuri qiellore, ndonjë nga engjëjt e vetë Allahut. Kalifi urdhëroi që të gjithë gratë e fisit të Lejlës të sillen në pallatin e tij mbretëror së bashku me Mexhnunin.
Kalifi me padurim shikoi të gjitha gratë për të parë se cila dallohej nga të tjerat, duke e krahasuar me përshkrimet e poezisë. Por, në sytë e tij, asnjë nuk krahasohej me bukurinë mahnitëse të përshkruar në poezinë e Mexhnunit. I habitur, kalifi u kthye nga Mexhnuni, i cili, e mori me mend se përse kalifi ishte i hutuar dhe tha: "Për të parë bukurinë e Lejlës, duhet të shikosh me sytë e Mexhnunit." Dhe kështu ndodh edhe me Profetin Muhamed.
Ashtu siç na është thënë se mund të shikojmë Lejlën vetëm me sytë e Mexhnunit, ne mund të perceptojmë rëndësinë e plotë të Muhamedit (s.a.s) vetëm duke parë nëpërmjet syve të traditës së devotshmërisë islamike, mësimeve dhe praktikave spirituale që u zhvilluan rreth kujtimit të Profetit. Ka pak rëndësi nëse disa, si puna e kalifit i cili ishte i verbër ndaj bukurisë së Lejlës, nuk arrijnë të kuptojnë rëndësinë e Muhamedit (s.a.s) fillimisht.
Ajo që ka rëndësi nga një perspektivë historike është se gjatë 1400 viteve të fundit, shumica e myslimanëve kanë pasur një lidhje të devotshme me Profetin. Nëse ne duam të kuptojmë civilizimin që u krijua rreth revelatës dhe mësimeve të Muhamedit (s.a.s), ne duhet të marrim seriozisht shikimet e mbushura me dashuri të Mexhnunit- që do të thotë, lidhjen devocionale të komunitetit me Profetin.
Perceptimet e myslimanëve në lidhje me Profetin nuk kanë mbetur më shumë statikë gjatë shekujve se vlerësimet e të krishterëve ndaj Krishtit apo angazhimet e budistëve me Guatama Budën. Këtu bëhet fjalë sidomos për myslimanët modernë, të cilët në shumë mënyra janë bërë mjaft Protestantë në aspektin e ndjenjave të tyre fetare.
Shumë myslimanë modern(istë), si modernët e të gjithë varieteteve fetare, kanë filluar t‘u përgjigjen sirenave të perëndive të reja të shkencës, Arsyes dhe Racionalizmit, Tregut dhe Kombit, që kanë rrafshuar kozmosin si shpirtërisht ashtu edhe metafizikisht.
Shumë myslimanë modernë kanë filluar të shikojnë Muhamedit (s.a.s) në ballafaqim me të kuptuarit e të krishterëve rreth Krishtit. Nëse thuhet se Krishti ka qenë hyjnor, bënte mrekulli, shëronte dhe ka qenë vetë Fjala, atëherë shumë myslimanë modern (istë) kanë filluar prerazi të përshtatin moton se "Muhamedi ka qenë njëri, vetëm një njeri."
Nga ky këndvështrim, çdo përmendje e mrekullive, e rëndësive kozmike apo fuqive mistike që lidhet me Muhamedin (s.a.s) minimizohet ose anashkalohet. Ndoshta me një ekzagjerim poetik, mund të themi se vlerësimi i myslimanëve modernist ndaj rolit të Profetit nuk është shumë më i lartë se ai i postierit, që sjell shpalljen hyjnore të Kur‘anit në prag të derës së njerëzimit, i cili pret pak ndoshta për të marrë një nënshkrim për tu siguruar që objekti ka arritur dhe më pas largohet, për të mos u parë më kurrë.
Sa ndryshe dukej Lejla në sytë e Mexhnunit dhe sa ndryshe është ky karakterizim i Muhamedit (s.a.s) nga pikëpamjet e Muhamedit (s.a.s) gjatë historisë islamike si Profeti i Mëshirës (Nabi al-Rahma), modeli i ndërmjetësimit para Allahut (sahib alshafa‟a), Drita e Zotit, ai për hir të të cilit u krijua universi dhe madje sipas disa arsyetimeve qenia e parë e Krijimit. Të dy arsyetimet devocionale dhe moderniste i kthehen Kur‘anit, megjithëse ajeteve të ndryshme të Kur‘anit, për të mbështetur qëndrimet e tyre respektive.
Nëse ka një ajet në Kur‘an që ka formësuar arsyetimin e lavdishëm historik të Profetit, ai do të jetë ky, në të cilin Allahu i drejtohet Muhamedit (s.a.s): "Ne të kemi dërguar ty mëshirë për të gjithë universet" (Kur‘an 21:107). Myslimanët modernistë gjithashtu citojnë një ajet të veçantë të Kur‘anit herë pas here- atë sipas të cilit Profeti është udhëzuar të thotë Ana basharun mithlukum ("Unë jam një krijesë ashtu si ju").
Në traditën paramoderne, një përgjigje e devotshme ndaj recitimit të këtij ajeti ishte: Bal, kal yaqut bayn al-hijar (―Po, por si rubini në mes të gurëve‖). Në mineralogjinë mesjetare, xhevahiret ishin në fakt gurët e çmuar, por për më tepër, ata ishin gur të ndriçuar. Qenia e Profetit kuptohej si një xhevahir që ishte ndriçuar nëpërmjet dritës së Zotit dhe në mënyrë alkimike ishte transformuar nga një gur i zakonshëm në një gur të çmuar.
Ky arsyetim dhe domethënie kozmike e Profetit janë shprehur mjaft qartë në disa nga hadithet kudsi (deklaratat e shenjta të Muhamedit (s.a.s)) të cilat kanë qenë të preferuarat e mistikëve të islamit, ku Allahu i përcjell MMuhamedit (s.a.s): ―Po të mos ishte për ty (law laka), nuk do të krijoja qiejt dhe tokën.‖ Këto deklarata u bënë aq të njohura saqë në poezi mjaftonte të përmendej pjesa "po të mos ishte për ty" për të kujtuar nocionin e të gjithë universit që është krijuar nga dashuria e Zotit për Profetin. Në prozë, ky nocion përpunohet në mënyrë më të plotë. Mistiku i shekullit të trembëdhjetë Rumiu deklaron:
Është e qartë se Muhamedi ishte origjina sepse Zoti i tha, “Po të mos ishte për ty, nuk do të krijoja qiejt.” Çfarëdo që ekziston- si fisnikëria, përulësia, autoriteti dhe qëndrimi i lartë- të gjitha janë dhurata nga ai, hijet e tij, pasi këto janë manifestuar përmes Muhamedit (s.a.s).
Duke lënë mënjanë shkakun e krijimit, një tjetër hadith kudsi identifikon Dritën e Muhamedit (s.a.s) (Nur Muhamad) si një manifestim primordial që ka qenë mishëruar në çdo profet nga Ademi deri tek vetë Muhamedi. Shumë deklarata vunë në dukje këtë aspekt kozmik të Muhamedit (s.a.s) që parapriu manifestimin e tij si një profet tokësor arab i shekullit të shtatë.
Një hadith kudsi i tillë thotë: Unë isha Profet ndërkohë që Ademi ka qenë ende mes baltës dhe ujit." Këto vargje ngjajnë me disa nga deklaratat biblike të Jezusit (p.sh., "Para se të ishte Ibrahimi, unë jam" [Ungjilli i Gjonit 8:58]).
Krahas argumenteve rreth përkohshmërisë së tij, mësime të tilla janë përdorur shpesh për të përshkruar këtë aspekt kozmik të Muhamedit (s.a.s) si një pasqyrë të përsosur përmes së cilës cilësitë hyjnore ishin reflektuar mbi këtë fushë tokësore. Këto arsyetime janë perfeksionuar përmes mësimeve të mistikut andaluzian të shekullit të trembëdhjetë Ibn ‗Arabi, mësimet metafizike të të cilit u shpërndanë anembanë tokave islamike. Pasqyrimi i cilësive hyjnore i Muhamedit (s.a.s) hodhi bazat për nocionin se një qenie njerëzore bëhet e plotë duke shërbyer si mishërim i cilësive hyjnore, duke u bërë qenie e vërtetë njerëzore (Insan al-Kamil).
Veprat e Ibn ‗Arabiut të cilat ishin shkruar në arabisht, shumë shpejt u përshtatën edhe në gjuhët e tjera kyçe islamike si persisht, urdu dhe turqisht. Një poet i famshëm i Azisë Qendrore i shekullit të pesëmbëdhjetë, Xhamiu, përfshiu idetë e Ibn ‗Arabiut në poezi mjaft të bukura. Shumë nga këto poezi vazhdojnë të këndohen në kontekste devocionale në Indi dhe Pakistan, Afganistan, Iran dhe gjetkë.
Poema e cituar më poshtë është transkriptuar nga një regjistrim i titulluar Ua Sal-la Allahu „Ala Nurin ("Allahu e Bekoftë atë Dritë"). Poema të tilla nga Xhamiu dhe të tjerët janë recituar në kontekstet devocionale të njohura në qarqet e Azisë Jugore si Na‟t: recitimi i poezive në nder të Profetit. Kjo sërish përbën një shenjë të rrjeteve të përhapura të qytetërimit islamik: lavdërimi i një profeti arab, që kuptohet të jetë drita e Zotit nga një mistik arabisht-folës nga Andaluzia, përshkruhet në poezi në persisht nga një poet i Azisë Qendrore i shekullit të pesëmbëdhjetë, që recitohet nga një urdu-folës recitues i Na‘t i shekullit të njëzet i Azisë Jugore , Qari Wahid Zaffar Qasim dhe që dëgjohet sot nga myslimanët urdu-folës në Çikago.3 Zemra qendrore e Amerikës është tashmë pjesë e peizazhit spiritual dhe letrar jehon Muhamedin (s.a.s).
Ua sal-la Alla¯hu ala¯ nur-in kazu shod nur-eha peyda. Zamin as hobe u sa¯ken falak dar „eshq-e o sheyda. Muhammad, Ahmad o Mahmud veyra¯ kha¯leqash besotud kazo shod bud har mojud, azo shod dideha¯ bina¯.
(Zoti e Bekoftë atë dritë nga e cila u manifestuan të gjithë dritat tjera)
(Toka u ndal nga dashuri e tij, qiejt arritën në ekstazë.) (Krijuesi e lavdëroi atë me emrat Muhamed, Ahmed dhe Mahmud. Gjithçka që është erdhi në jetë nëpërmjet tij, vetë vështrimi u bë i mundur nga ai.) Agar na¯m-e Muhammad ra¯ naya¯varde shafi„ Adam na Adam ya¯fteh taëbah na Nuh az gharq najjayna¯.
Do chashm-e nargesinash ra¯ ke “ma¯ za¯ghal basar” kha¯nan do zolf-e ambarinash ra¯ ke “va layl-e idha¯ yaghsha¯.” Ze serr-e sine-ash Ja¯mi che miporsi ze me„raj-ash che mida¯ni ke “subha¯na ladhi asra¯.” (Nëse ata nuk do e kishin përmendur emrin e Muhamedit (s.a.s) si ndërmjetësues, as Ademi nuk do të kishte gjetur pendim, as ne nuk do të kishim "shpëtuar Nuhun nga mbytja.‖) (Dy sytë e tij si narcisi, "ata që nuk hezituan"[ nga shikimi i fytyrës së Allahut]; flokët e tij të aromatizuara si myshk, "si nata që mbështillet rreth ditës.‖) (O Xhami, cfarë kërkon nga sekretet në zemrën e tij? A mos vallë do të dish për Miraxhin e tij? I Bekuar qoftë Ai që e mori [Muhamedin (s.a.s)] me natën.")
Ky është një ilustrim i përsosur i një performance translinguistike, ndër-rajonale i përkushtimit ndaj Profetit, që bëhet në arabisht, persisht dhe urdu. Ngjyrimet nga një mistik i shekullit të trembëdhjetë (Ibn Arabi) lidhur me Profetin si një dritë nëpërmjet të cilës janë krijuar dritat tjera, i janë bashkangjitur Muhamedit (s.a.s) si një ndërmjetësues jo vetëm thjesht për komunitetin e tij, por madje edhe për profetët e mëparshëm, si Nuhu dhe Ademi. Dashuria për Muhamedin përshkruhet e tillë që çon në ekstazë qiejt dhe tokën, dhe ai është burimi nga i cili i gjithë krijimi është sjell në ekzistencë. Këto interpretime kozmike janë përqendruar rreth ajeteve të Kur‘anit, si ―I Lart-madhëruar është ai që mori [Muhamedin (s.a.s)] në një pjesë të natës‖ (17:1) dhe Kur‘an 53:17, ku shikimi i Muhamedit (s.a.s) "nuk u lëkund" duke parë Allahun. Natyrisht, gjithë këto ajete vijnë nga tekstet Kur‘anore që kanë të bëjnë me ngjitjen në parajsë të Muhamedit (s.a.s). Siç do e shikojmë shkurtimisht, nëse Muhamedi është i bekuar, gjithçka rreth tij është e bekuar. Ngjitja e tij është e bekuar, shpallja e tij është e bekuar, sjelljet e tij janë të bekuara, dhe madje edhe sytë e tij ("si narcisi," që nuk lëkunden kurrë nga shikimi i hyjnores) dhe flokët e tij janë të bekuara. Përshkrimi i Muhamedit (s.a.s), në trup dhe shpirt, formon kontekstin e një zhanri artistik që tani do ta shqyrtojmë në detaje të mëtejshme.