Tekstet e tilla si Shama‟il, që kemi hasur në kapitullin e gjashtë, dëshmojnë për dashuri, respekt dhe intimitet mes Muhamedit (s.a.s) dhe shokëve të tij në këtë përshkrim të dashur:
―Kur Muhamedi fliste, të pranishmit ulnin kokat në një mënyrë të tillë, sikur zogjtë të ishin ulur në krerët e tyre. Ata nuk lëviznin, sikur zogjtë të fluturonin lart me anë të lëvizjes më të vogë".
Krahas të qenit jashtëzakonisht e shkëlqyer, simbolika e pasur e imazhit është zbuluar kur kujtohet se në shumë tradita religjioze, duke përfshirë islamin, zogjtë pothuajse gjithnjë simbolizojnë shpirtin. Kur miqtë e Muhamedit (s.a.s) ulnin kokat e tyre para Profetit, shpirti-zogjtë zbriste mbi ta. Nëse fjalët e Muhamedit (s.a.s), sjellja dhe veprat porosisnin një dashuri të tillë për njerëzit në rrethin e tij të drejtpërdrejtë, kujtimi i tij gjithashtu bëri të njëjtën gjë gjatë shekujve për ata të cilët nuk e panë kurrë Profetin me vetë sytë e tyre, por që mbajtën zemrat e tyre të përqendruara në kujtimin e tij dhe në kujtimin e atyre që vetë Muhamedi udhëzoi. Teksti i dashur devocional i quajtur Dala „il al-Khayrat i thërret Allahut në emër të atyre që sytë e të cilëve nuk u zbukuruan kurrë nga shikimi i Muhamedit (s.a.s):
O Zot, ngaqë kisha besim në mjeshtrin tonë Muhamed, Pavarësisht se nuk e kam parë kurrë në këtë jetë, Mos më privo mua nga një vështrim i tij në Parajsë.
është thjesht një çështje e kalimit të diçkaje nga një gjeneratë në tjetrën. Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) konsiston në një akt pjesëmarrjeje, përqendrimi dhe pranimi që sjell mësimet e Profetit dhe një aspekt të vetë qenies së tij në të tashmen, pra këtu dhe tani, për ata me depërtim në Profetin pavarësisht se nuk e kanë parë kurrë atë.