Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?

 

Një ndër realitetet intriguese të islamit bashkëkohor është se shumica e drejtuesve dhe lëvizjeve myslimane pretendojnë se ndjekin gjurmët e Muhamedit (s.a.s). Çdo mysliman dëshiron të mishërojë sunetin, paradigmën e sjelljes Muhamedane.

 

Pyetja është se, cili është kuptimi i saktë i kësaj paradigme?

Ose thënë ndryshe, çfarë do të bënte Muhamedi sot?

Ky vëllim është përpjekur të sugjerojë disa përgjigje për këtë pyetje.

 

Përgjatë pjesës më të madhe të viteve të kaluara, shumica e myslimanëve kanë shpenzuar shumë kohë duke diskutuar mbi ato tema me të cilat që islami nuk ka lidhje: islami nuk ka lidhje me ekstremizmin, islami nuk ka të bëjë me terrorizmin, dhe islami nuk ka urdhëruar shtypjen e gruas. Diku, përgjatë rrugës, shumë kanë humbur mundësinë për të folur mbi atë që islami është, në lidhje me atë që islami qëndron dhe me ndihmën e Allahut, në lidhje me atë për të cilën islami do të qëndrojë.

 

Kjo pyetje lidhet në mënyrë të pakthyeshme me kujtimin e Muhamedit (s.a.s). Për analogji ne mund të pyesim, nëse dhe kur Krishti të kthehet në tokë (me vullnetin e Allahut, ashtu siç myslimanët thonë), çfarë do të prisnim ne që ai të thotë? Cilën nga thëniet e tij do të prisnim ne të dëgjonim si thelbin e mesazhit të tij? A do të jetë zëri ekskluziv që thotë, "Asnjë nuk do të kthehet tek Ati përveçse nëpërmjet meje‖ (Xhon 14:6)?

 

Apo do të shohim Krishtin që kujdeset për të varfrin dhe të shtypurin dhe shpengimin e vuajtjeve njerëzore si thirrjen e tij të fundit:

 

Për të ungjillëzuar të varfrit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit. (Luka 4:18) 

 

Të dy deklaratat i janë atribuuar Krishtit, por padyshim të lënë përshtypje shumë të ndryshme. Nuk është çudi që ato krijojnë kujtime divergjente të Jezusit për komunitetin e Krishtit: një për pretendimet më ekskluzive për të vërtetën dhe tjetra për shpengimin dhe shpresën.

 

Dhe kështu ndodh edhe me Muhmedin dhe ata që mbajnë gjallë kujtimet e tij. Më trego lidhjen tënde me Muhamedin (s.a.s) dhe unë të them çfarë myslimani je ti. A je ti mysliman që shikon veten si pasues të ajetit të shpatës‖ mbi të gjitha, apo je pasues i Profetit që u dërgua si burim mëshire dhe dhembshurie, jo vetëm për këtë botë, por për të gjithë universet që ekzistojnë? Sepse ky është kuptimi fjalë për fjalë i ajetit Kur‘anor që thuhet për Profetin, rahmatan lil „alamin- mëshirë për të gjithë universet (Kur‘an 21:107). Ku qëndrojnë sot myslimanët përballë Muhamedit (s.a.s)?

 

Myslimanët në epokën e kaluar- 11/9 shpesh citojnë ajete nga Kur‘ani që identifikojnë komunitetin mysliman si ummatan wasatan, që do të thotë, "komuniteti i mesëm," ose komuniteti i ndërmjetëm:

 

Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. (Kur‘an 2:143) 

 

Ky ajet në ditët e sotme shpesh nënkuptohet nga shumë myslimanë që myslimanët duhet të qëndrojnë në "rrugën e mesme", duke shmangur ekstremet- që do të thotë, të bëhen të mesëm.

 

Historikisht, shumë komentues Kur‘anor e kanë interpretuar këtë ajet në këtë mënyrë që komuniteti mysliman duhet të karakterizohet nga cilësia e drejtësisë në marrëdhëniet me njerëzimin- që do të thotë se komuniteti i Muhamedit (s.a.s) duhet të jetë një komunitet i drejtë.

 

Megjithatë, komentuesi kryesor i shekullit të dhjetë të Kur‘anit, Imam Tabari, shumë prej interpretimeve të të cilit i kemi hasur në këtë libër, paraqet një koment të zgjuar: nëse myslimanët janë "komuniteti i mesëm", është ngaqë ata qëndrojnë mes botës dhe Muhamedit (s.a.s).

 

Me fjalë të tjera, detyra e myslimanëve është t‘i përcjellin botës mesazhin e Muhamedit (s.a.s), ashtu siç Profeti qëndroi mes myslimanëve dhe hyjnores. Nëse myslimanët janë të denjë për emrin Ithtarët e Muhamedit (s.a.s)‖, nëse mbiemri "Muhamedan" është kuptimplotë, atëherë është detyrë e myslimanëve të mishërojnë cilësitë e mëshirës dhe drejtësisë që Muhamedi mishëronte në mënyrë aq të përsosur. Nëse "mysliman" nuk është thjesht një përcaktim historik apo shënues qytetërimi, por një tregues spiritual i aspirimit për moralin e Muhamedit (s.a.s), atëherë është jetike të jetojmë me "shembullin e bukur" që paraqiti vetë Muhamedi (Kur‘an 33:21).

 

Më parë kemi hasur një poezi të mrekullueshme në nder të Profetit Muhamed, Burdan, të shkruar nga al-Busiri. Vetë udhëheqësi shpirtëror i al-Busirit, Abu ‗l-Abbas al-Mursi, thuhet të ketë thënë,

"Pasha Allahun, nëse i Dërguari i Allahut do të fshihej prej meje për thjesht sa hap e mbyll sytë, nuk do ta quaja  vetën mysliman."

 

Për myslimanë të tillë, Muhamedi nuk ka qenë thjesht një figurë historike në të shkuarën, por një realitet prezent që ndriçonte shpirtrat e tyre këtu dhe tani. Nëse myslimanët do të fshiheshin nga realiteti i Muhamedit (s.a.s), drita e Muhamedit (s.a.s), dhe sjelljet e Muhamedit (s.a.s), atëherë ata nuk meritojnë të numërohen në mesin e Ithtarëve të Muhamedit (s.a.s).

 

Për të qenë në radhët e Ithtarëve të Muhamedit (s.a.s) nuk ka lidhje me trashëgiminë gjenetike apo të qytetërimit, por është një përgjegjësi spirituale dhe nder që çdo gjeneratë duhet të rritet për ta arritur atë. Aspekte të kësaj lidhjeje në një frymë gjithnjë të pranishme profetike shfaqen në ritualet ditore të myslimanëve. Përshëndetjet e dërguara për Profetin nga myslimanët shiia në fund të namazit të tyre përfaqësojnë namazin ditor mysliman:

 

Al-salamu alayka ayyuha al-nabiyyu wa rahmatu Allah wa barakatuhu Al-salamu alayna wa „ala „ibad Allahi al-salihin Al-salamu alaykum wa rahmatu Allah wa barakatuhu. (O Profet: Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty. Paqja qoftë mbi ne, shërbëtorët e drejtë të Zotit, Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju.) 

 

Dijetarët myslimanë gjatë shekujve kanë paraqitur shpjegime të ndryshme në lidhje me këtë lutje. Për shembull, disa mendojnë që përshëndetjet në rreshtin e fundit të kësaj lutjeje u drejtohet grupit të engjëjve që mblidhen për lutjet e besimtarit.

 

 Ndoshta debatet më intriguese dhe të diskutueshme kanë qenë në lidhje me ajetin e parë: Çfarë do të thotë të dërgosh paqe dhe përshëndetje të drejtpërdrejta për Profetin në fund të ritualit të namazit?

 

Të paktën për disa myslimanë, ky është një tjetër tregues që Profeti është i pranishëm me ta gjatë lutjeve. A nuk e përmend Kur‘ani Profetin që qëndron si një dëshmitar për komunitetin e tij?

 

“O Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues. Dhe me urdhrin e Allahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues.” (Kur‘an 33: 45-46)

 

Një nga pasuesit e Muhamedit (s.a.s) tregon se ditën që Profeti erdhi në Medinë, i gjithë qyteti u ndriçua. Ditën që Muhamedi vdiq, qyteti u përfshi në një errësirë.

 

Nëse ne zgjedhim të kuptojmë këto lloje narrativash fjalë për fjalë apo simbolikisht (ose të dyja!), ato theksojnë rolin bazë të Profetit Muhamed për myslimanët. Nëpërmjet mbajtjes gjallë të kujtimit të Muhamedit (s.a.s), drita e Profetit qëndron në komunitetin e tij.

 

Besimi islam ka qenë gjithnjë i bazuar në dy pjesë të deklarimit të besimit: që ekziston vetëm një Zot absolut, universal dhe i gjithë mëshirshëm për të gjithë krijesat (la ilaha illah Allah), dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Nuk është e mjaftueshme thjesht të dëshmojmë që ekziston Zoti. Por, duhet gjithashtu të deklarojmë se si Zoti Një ka të bëjë me njerëzimin. Për myslimanët, vetë revelata hyjnore (Kur‘ani) dërgohet nëpërmjet Muhamedit (s.a.s), dhe vetë jeta e tij u bë interpretimi i parë në Kur‘an ("dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij"- Wa Muhammad Rasul Allah).

 

 

Për këtë arsye, në Kur‘an, Zoti dhe engjëjt e bekojnë Muhamedin (s.a.s). Edhe ithtarët e Muhamedit (s.a.s) kanë bërë të njëjtën gjë.

“Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavate) dhe përshëndeteni me selam.” (Kur‟an 33:56)

 

Për myslimanët, nëse Allahu është në qendër të ekzistencës, është Muhamedi (s.a.s) ai që i udhëheq drejt asaj qendre. Muhamedi (s.a.s) mbetet i domosdoshëm.

 

 

  • Hyrje
  • “Problemi Muhamedan”
  • Fantazmat e polemikave mesjetare
  • Polemikat ndaj Muhamedit sot
  • Burimet rreth jetës së Profetit
  • Muhamedi Profeti Biblik
  • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
  • Muhamedi i kujt?
  • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
  • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
  • KAPITULLI I PARË
  • KAPITULLI I DYTË
  • KAPITULLI I TRETË
  • KAPITULLI I KATËRT
  • KAPITULLI I PESTË
  • KAPITULLI I GJASHTË
    • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
    • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
    • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
    • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
    • Dija e Haditheve si Trashëgimi
    • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
    • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
    • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
    • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
    • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top