Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Revolucioni si Transformim i Zemrës

 

Në epokën tonë, kur mendojmë rreth një revolucioni, shumica nga ne imagjinojmë dhunë. Ne shpesh mendojmë në lidhje me aktet politike ku një grup i veçantë përmbys një regjimin e themeluar nëpërmjet një grusht shteti. Edhe nëse revolucioni vërehet në sensin pozitiv (revolucioni amerikan, revolucioni francez), ne kryesisht mendojmë rreth revolucionit në sensin politik, që është si një proces që fillon me transformimin e një qeverie. Por, fjala ―revolucion‖ ka një kuptim ende më të lashtë.

 

Përdorimi më i vjetër i këtij termi në anglisht implikonte lëvizjen e një trupi qiellor, si p.sh. dielli në një orbitë. Ky sens i kësaj orbite shpesh shoqërohej me nocionin e kthimit në një epokë. Kështu, në vitin 1597 është përmendur dita...ndryshoi si pasojë e një revolucioni që nisi nga shpëtimtari ynë "Krishti."

 

Kuptime të tjera të fjalës "revolucion" përfshinin nocionin e rrotullimit rreth një aksi ose një qendre, ashtu siç përshkruhet procesi intelektual i të menduarit, reflektuarit dhe konsiderimit. Vetëm në shekullin shtatëmbëdhjetë termi revolucion‖ filloi të lidhej në mënyrë primare me transformimin politikë.

 

 Disa nga këto tendenca për të menduar revolucionin si diçka që fillon me ―kthimin e gjërave‖ në fakt reflektohet edhe në gjuhët që flasin myslimanët. Një ndër termat më të përdorur në arabisht për fjalën "revolucion është Inqilab. Megjithëse, termi tashmë lidhet me revolucionin politik, etimologjikisht kjo fjalë vjen nga rrënja Q-L-B, që do të thotë gjithashtu "zemër" dhe "ndryshim" ose transformim." Një revolucion i vërtetë konsiderohej në të dy burimet perëndimore dhe islamike si një çështje e zemrës. Pikërisht në këtë sens ne flasim këtu në lidhje me revolucionin Muhamedan.

 

Është e vërtetë që zbulesa e shpallur për Muhamedin (s.a.s) - që filloi në shpellën që ai e konsideronte si strehë - solli në të vërtetë një shkallë të plotë transformimi politik dhe social në shoqërinë arabe, dhe më vonë në pjesën më të madhe të botës nga Azia dhe Afrika deri në Evropë.

 

Siç e kemi trajtuar edhe në kapitullin e fundit, këto ndryshime përfaqësonin një përpjekje ndonjëherë të suksesshme, ndonjëherë të kompromentuar për të transformuar shoqërinë fisnore dhe patriarkale para islamike në një komunitet të barabartë të besimit- miqësisë, ku, siç e ka thënë më së miri vetë Muhamedi (s.a.s), qeniet njerëzore duhet të jenë të barabarta si dhëmbët e krehrit. Megjithatë, ashtu si me termin revolucion, origjina e revolucionit Muhamedan (Inqilab) filloi me një çështje më të brendshme, një transformim të zemrës (qalb).

 

Revolucioni Muhamedan nuk mund të kuptohet ndaras çështjes së brendshme të ndryshimit të zemrave dhe shpirtrave. Nëse fjala revolucion‖ fillimisht i referohej orbitës së trupit qiellore rreth një qendre dhe rikthimit të një epoke, revolucioni Muhamedan ka qenë përfundimisht një receptor për njerëzimin për tu kthyer në orbitën rreth Qendrës.

 

Ai përfaqësonte një rikthim të njerëzimit në nënshtrimin e plotë para Perëndisë dhe një korrigjim të ndërgjegjshëm të asaj që konsiderohet tendenca jonë e harresës: harresa në lidhje me mesazhin e profetëve të mëparshëm, harresa ndaj Zotit dhe harresa në lidhje me vetveten.

 

Një e përbashkët e çdo revolucioni, qoftë i trupave qiellorë apo i transformimeve sociale është nocioni i lëvizjes. Është e vështirë të jesh revolucionar- në kuptimin origjinal të fjalës- duke qëndruar në vend, dhe revolucioni Muhamedan padyshim implikonte këtë ndenjën e lëvizjes, dinamizmit dhe transformimit.

 

Në këtë kapitull, do të ndjekim disa nga "lëvizjet" e rëndësishme të jetës së Muhamedit (s.a.s). Kjo pikë është e rëndësishme veçanërisht për të kujtuar tendencën e përbashkët për të folur rreth një tradite islamike: fjala traditë", dhe madje, mbiemri tradicional" përcjell ndjenjën e diçkaje statike dhe të ngrirë. Ashtu si fjala revolucion, koncepti traditë‖ ka humbur gjithashtu shumë nga kuptimi origjinal. "Tradita" në fillim i referohej nocionit të dorëzimit‖ dhe transmetimit.

 

Kur ne flasim për një traditë islamike, çifute apo të krishterë për të parafytyruar këto tradita si sisteme përjetësisht të pandryshueshme që thjesht përmbajnë grupe tradicionale vlerash është thjesht për të humbur sensin e lëvizjes dinamike, transmetimit dhe transformimit të natyrshëm të gjithë atyre.

 

Një komponent kyç i revolucionit Muhamedan- i imagjinuar në këtë sensin e transformimit dinamik që fillon me zemrën dhe përfundimisht transformon shoqërinë- është nocioni i lëvizjes dhe këtu do të shohim disa nga lëvizjet e rëndësishme në jetën e Muhamedit (s.a.s).

 

Këto lëvizje janë çelësi i të kuptuarit të karakterit të islamit, ku secila përfaqëson jo vetëm zhvendosjen nga një pikë në një tjetër, por gjithashtu edhe zgjimin e një ndjenje qëllimi- lëvizjen nga mënyra si gjërat janë, tek ajo si duhet të jenë, si dhe duke ngritur lart njerëzimin për të arritur atë idealen.

 

Në këtë kapitull, do të diskutojmë tre lëvizjet e jetës së Muhamedit (s.a.s)

 

  •  Muhamedi ngjitet në Malin e Hirës, pret shpalljen (wahy), dhe zbret për t‘ia përcjellë mesazhin njerëzimit 
  • Muhamedi ngjitet nga Meka në Jerusalem dhe më pas në parajsë (mi‟raj), bisedon në mënyrë të drejtpërdrejtë me Zotin dhe rikthehet me gëzim tek njerëzimi 
  • Muhamedi largohet nga vendlindja e tij Meka drejt Medines (Hijra), duke themeluar një komunitet shumë fetar atje dhe përfundimisht kthehet me triumf në Mekë. 

 

Myslimanët kanë trajtuar herë pas here këto lëvizje për të kuptuar vendin e tyre në këtë univers dhe gjithashtu për të pyetur dhe për tu përgjigjur pyetjeve të rëndësishme si nga kemi ardhur, çfarë jemi duke bërë këtu dhe si do të kthehemi në origjinën tonë. Këto lëvizje thelbësore nga jeta e Muhamedit (s.a.s) janë çelësi i të kuptuarit të modelit Muhamedan të ekzistencës dhe rikthimit tek Zoti, si dhe revolucionin Muhamedan të rikthimit të njerëzimit në orbitën e jetës me qendër Zotin.

 

Ndoshta diçka duhet të shtohet këtu rreth fjalës Muhamedan‖ në lidhje me këto lëvizje. Gjatë jetës së Muhamedit (s.a.s), bashkëshortja e tij, Aishja, i drejtohej atij si Kur‘ani që ec. Me fjalë të tjera, shpallja hyjnore nuk i është dërguar njerëzimit si të ishte me postë. Udhëheqja është më shumë se një libër i thjeshtë- është një libër i përvetësuar nga mësuesit e ndriçuar, sjellja, etika dhe mënyrat e të cilëve bëhen mishërim i dhënies mësim. Pikërisht për këtë arsye, unë i referohem këtij revolucioni jo si thjesht një revolucion islamik, e as një revolucion Kur‘anor, por si revolucioni Muhamedan.

 

Që nga periudha e Profetit Muhamed, të ishe pasues i Muhamedit (s.a.s), të ishe fëmijë i Muhamedit (s.a.s), ka shkaktuar në një kuptim të të qenurit apo inspirimit për tu bërë si Muhamedi apo Muhamedan.

 

Para se të fillojmë analizën e këtyre lëvizjeve Muhamedane, ia vlen të mendojmë që dy lëvizjet e para janë ato çfarë mund ti quajmë vertikale‖ : ngjitja e malit për të arritur revelatën dhe ngjitja në parajsë për tu takuar me Zotin. Çdo ngjitje ka gjithashtu edhe lëvizjen zbritëse- për të plotësuar orbitën, si të thuash, dhe për të sjellë mësimet e shpalljes/ takimit sërish tek njerëzimi. Ajo lëvizje është e rëndësishme, pasi i kujton myslimanëve të vazhdojmë të ngjiten/komponent mistikë i ndërthurur me dimensionin që kërkon të jetojë mësimet në mes të shoqërisë.

 

Po aq i rëndësishëm është edhe nocioni që Muhamedi krijon rreth modelit të komunitetit njerëzor në Medine nëpërmjet hixhretit (Hixhra), migrimit nga Meka në Medine. Lëvizja e tretë, që mund ta quajmë horizontale, vjen më vonë, jo para ngritjes në parajsë. Ky është ndër mësimet më të rëndësishme të revolucionit

 

Muhamedan: Njëkohësisht është e pamundur dhe e pavlerë të përpiqesh të përmirësosh kushtet e njerëzimit pa tentuar si fillim për procesin spiritual të zgjimit. Ky zgjim nuk mund të zhvillohet në izolim nga njerëzimi, siç e kemi parë por as nuk mund të anashkalohet.

 

Në fakt, dikush mund të thotë që përpjekjet për të përmirësuar jetët e qenieve njerëzore nëpërmjet harrimit rreth nevojave shpirtërore për të lartësuar njerëzimin njëkohësisht janë të destinuar të jenë kundër produktive dhe në fakt mund të çojnë në shkatërrimin e mëtejshëm të njerëzimit.

Dikush duhet të lartësojë të gjithë qeniet njerëzore, duke përfshirë zemrën dhe shpirtin. Duke pasur parasysh këtë gjë, do të rikthehemi tek shpella në të cilën filloi revolucioni Muhamedan. 

 

 

  • Hyrje
  • “Problemi Muhamedan”
  • Fantazmat e polemikave mesjetare
  • Polemikat ndaj Muhamedit sot
  • Burimet rreth jetës së Profetit
  • Muhamedi Profeti Biblik
  • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
  • Muhamedi i kujt?
  • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
  • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
  • KAPITULLI I PARË
  • KAPITULLI I DYTË
    • Revolucioni Muhamedan
    • Revolucioni si Transformim i Zemrës
    • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
    • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
    • Lëvizja e tretë: Hixhreti
    • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
    • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
    • Kthimi në Mekë
    • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
    • Kthimi në shtëpi
  • KAPITULLI I TRETË
  • KAPITULLI I KATËRT
  • KAPITULLI I PESTË
  • KAPITULLI I GJASHTË

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top