Nga fundi i jetës tokësore të Muhamedit (s.a.s), ai filloi të merrte disa shenja hyjnore që ai ishte në fund të këtij cikli të ekzistencës. Një ndër shenjat më të qarta erdhi nga engjëlli Xhebrail. Në koleksionin e haditheve të përpiluar nga Bukhari, Muhamedi deklaron se çdo vit, në muajin e shenjtë të Ramazanit, Xhebraili më vizitonte për të recituar të gjithë Kur‘anin që ishte shpallur deri në atë moment. Në fund të vitit të jetës së Profetit, Xhebraili bëri që Muhamedi të përsëriste recitimin dy herë. Muhamedi i tregoi vajzës së tij Fatimes se ai ishte i sigurte se kontrollimi dy herë i Kur‘anit nënkuptonte se kishte ardhur momenti që ai të takohej me Krijuesin e tij.
Pas Ramazanit, erdhi momenti i haxhit dhe ky haxh do të ishte ndryshe nga çka Arabia kishte parë deri tani. Rreth tridhjetë mijë vetë shoqëruan Profetin në Mekë, të cilët rrethuan Qaben. Medina mbetej gjithnjë shtëpia e Muhamedit (s.a.s), vendi ku mësimet islamike kishin formuar një komunitet, por Meka u shënua plotësisht si vendi i pelegrinazhit (haxhit) për myslimanët pasi përmbante Qaben, shtëpinë e Zotit. Si në kohën e Ibrahimit, tashmë ishte një tempull kushtuar Zotit një, pastruar nga të gjithë idhujt. Monoteizmi ishte rivendosur dhe feja e Ibrahimit kishte triumfuar. Edhe sot, 1400 vite më vonë, myslimanët vishen ashtu siç u vesh Muhamedi në atë dite dhe kryejnë të njëjtat rituale siç i ka kryer Profeti. Për më tepër, shumë nga ritualet e haxhit janë të lidhura me trashëgiminë e Ibrahimit. Për pelegrinët nuk mjafton thjesht të kenë besim në Zotin e Ibrahimit- ata ndjekin hap pas hapi gjurmët e Ibrahimit gjatë haxhit.
Gjatë kthimit nga Meka në Medinë, Muhamedi ndaloi për të përcjellë atë që do të ishte predikimi i tij më i madh: O njerëz, më dëgjoni; do t‟ju përcjell një mesazh, sepse nuk e di nëse do të kem rastin për t‟ju takuar ndonjëherë në këtë vend, pas këtij viti. O njerëz, padyshim që gjaku juaj, prona juaj dhe nderi juaj janë të shenjtë deri kur të shfaqeni përpara Zotit tuaj, porsi shenjtëria e kësaj dite dhe këtij muaji. Vërtet, do ta takoni Zotin tuaj dhe Ai do t‟ju pyesë për veprimet tuaja. Prandaj ai që mban me vete ndonjë premtim, duhet t‟ia rikthejë personit që ia ka lënë atë. Bëni kujdes; askush nuk është përgjegjës për kryerjen e një krimi përveç atij që e kryen atë... Të gjithë gjakderdhjet që i përkasin periudhës pagane duhet të lihen pa hakmarrje.
Profeti e njihte fare mirë se cikli i gjakderdhjes dhe hakmarrjes që nga ditët e Jahiliyya ishte i rrënjosur në strukturën fisnore sociale; duke deklaruar ato cikle të përfunduara, ai po pohonte realizimin e revolucionit Muhamedan. Ai vazhdoi të fliste rreth aspekteve të tjera të marrëdhënieve sociale, të tilla si struktura familjare. Ai kujtoi burrat se kishin të drejta mbi gratë e tyre dhe gratë që kishin të drejta ndaj bashkëshortëve të tyre. Ai i cili ishte njohur si Amin (―Besniku‖) dhe që kishte përcjell besimin e Zotit tek njerëzimi i kujtoi burrat se gratë janë një amanet nga Zoti (amanat Allah), që do të thotë se burrat do të japin llogari dhe do të jenë përgjegjës për mënyrën si e kanë bartur këtë amanet. Disa versione të fjalimit zgjasin hytben e Muhamedit (s.a.s) deri në fushën politike duke deklaruar se ai i ka thënë komunitetit të tij të ndjek urdhrat e udhëheqësit që zbaton fjalët e Allahut, edhe nëse udhëheqësi është një skllav abisinian- personi më i ulët në syrin e arabëve para islamikë. Kjo deklaratë do të shënonte përpjekjen e fundit të Muhamedit (s.a.s) për të zëvendësuar lidhjen e ngushtë të Arabisë para islamike me gjenealogji dhe fisnikëri trashëgimore me besim dhe devotshmëri. Myslimanët gjatë shekujve nuk kanë jetuar gjithnjë sipas këtij ideali fisnik, por qëllimet egalitare të Muhamedit (s.a.s) në çështjet e racës, klasës, gjinisë dhe përkatësisë etnike qëndrojnë mjaft qartë. Shumë myslimanë kanë komentuar se gjatë pelegrinazhit vjetor në Mekë, barazia e të gjithë njerëzve është bërë mjaft e vërtetë për ta. Muhamedi përfundoi hytben duke i kujtuar komunitetit të tij rëndësinë e vëmendjes që i duhet kushtuar fjalës së Zotit- Kur‘anit- si dhe shembujt e bukur i cili la pas vete për komunitetin e tij. Në fund, ai u kthye nga komuniteti i tij dhe u kërkoi atyre për të dëshmuar:
“O njerëz, a e kam përcjell me besnikëri mesazhin tim tek ju?” Një zhurmë e fuqishme miratoi dhe “O Zot, po!” doli nga mijëra gojë dhe fjalët e gjalla Allahunna na‘m përcuan luginën si rrufeja. Profeti ngriti gishtin e tij tregues dhe tha: “O Allah, dëshmo!”
Dhe kështu cikli u kompletua dhe revolucioni i Muhamedit (s.a.s) kishte përfunduar një orbitë të plotë. Muhamedi kishte dëshmuar për unitetin e Allahut dhe kishte dërguar këtë mesazh tek njerëzimi. Ai ishte ngritur tek Zoti dhe ishte rikthyer për të çliruar njerëzimin nga shtypja dhe politeizmi, për të formuar komunitetin midis njerëzimit dhe për të kujtuar njerëzimin të dëshmojnë se ata e kishin marrë mesazhin. Mesazhi i Muhamedit (s.a.s) përcjell të njëjtën vërtetësi kur‘anore ku Zoti i thotë njerëzimit të dëshmojnë për Zotërimin e Allahut (7:172), siç do e shikojmë në kapitullin e ardhshëm. Pra, njerëzimi dëshmon Njëshmërinë e Allahut dhe njerëzimi dëshmon se Muhamedi e ka përcjell mesazhin. Për të përqafuar islamin, duhet publikisht të thuhet Deklarata e Besimit (shahada), që konsiston në dy komponentë: La ilaha il-la Allah ("Nuk ka Zot tjetër përveç Zotit Një")
Dhe kështu cikli u kompletua dhe revolucioni i Muhamedit (s.a.s) kishte përfunduar një orbitë të plotë. Muhamedi kishte dëshmuar për unitetin e Allahut dhe kishte dërguar këtë mesazh tek njerëzimi. Ai ishte ngritur tek Zoti dhe ishte rikthyer për të çliruar njerëzimin nga shtypja dhe politeizmi, për të formuar komunitetin midis njerëzimit dhe për të kujtuar njerëzimin të dëshmojnë se ata e kishin marrë mesazhin. Mesazhi i Muhamedit (s.a.s) përcjell të njëjtën vërtetësi kur‘anore ku Zoti i thotë njerëzimit të dëshmojnë për Zotërimin e Allahut (7:172), siç do e shikojmë në kapitullin e ardhshëm. Pra, njerëzimi dëshmon Njëshmërinë e Allahut dhe njerëzimi dëshmon se Muhamedi e ka përcjell mesazhin. Për të përqafuar islamin, duhet publikisht të thuhet Deklarata e Besimit (shahada), që konsiston në dy komponentë: La ilaha il-la Allah ("Nuk ka Zot tjetër përveç Zotit Një")
Muhammedun resul Allah ("Muhamedi është i Dërguari i Zotit")
Islami- fjalë për fjalë, dorëzimi i përzemërt ndaj hyjnores- i ka rrënjët në dëshmimin se ekziston vetëm një Zot absolut- Allahu- dhe në dëshmimin se i njëjti Zot ka udhëzuar njerëzimin nëpërmjet dërgimit të Profetëve dhe të Dërguarve, nga Ademi tek Muhamedi. Njerëzimi dëshmon për Sundimin e Allahut para ekzistencës së tokës dhe qiellit, dhe njerëzimi dëshmon këtu në tokë. Cikli është i plotë. Ky plotësim u dëshmua edhe në atë që ndoshta ishte ajeti i fundit Kur‘anor që Muhamedi mori. Zoti i tha atij: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” (Kur‘an 5:3)
Gjatë kthimit për në Medinë, Muhamedi bëri një ndalesë më shumë. Kjo ndalesë, në një vend të quajtur Ghadir Khum, do të jetë i një rëndësie madhështore në kuptimin e drejtimit të mëvonshëm të historisë islamike. Atje Muhamedi ngjitet një kodër më lart, ashtu siç ishte ngjitur në malin e Dritës disa herë. Këtë herë ai nuk u ngjit vetëm, por me Aliun- vëllain e tij besimtar, i cili më vonë do të shikohej nga shiitët e komunitetit të tij si pasuesi i destinuar i Muhamedit (s.a.s) dhe zëvendësi i tij. Profeti qëndroi në majë të kodrës dhe ngriti krahun e Aliun aq lart saqë të bardhët e sqetullave të tyre u bënë të dukshme dhe tha: Men kuntu maulahu, fe „Alijun maulahu. (Për cilindo që unë kam qenë prijës, Aliu është prijësi i tij.) Kjo ngjarje u dëshmua në një numër burimesh, sunnite dhe shiite gjithashtu. Rëndësia e saj do të jetë e hapur për interpretim, megjithëse ka mbetur një model i transmetimit të autoritetit spiritual mes sunnive dhe shiitëve përgjatë shekujve.
Koha do të jetë e shkurtër. Pas kthimit në Medinë, Muhamedi pëshpëriti diçka në vesh të bijës së tij Fatimes që e bëri atë të qante. Ai i tha në mirëbesim asaj se së shpejti do të ndërronte jetë. I pafuqishëm ta shikonte atë të qante, Profeti pëshpëriti diçka tjetër në vesh të Fatimes që e bëri atë të qesh. Kësaj here ai i tha asaj se nga e gjithë familja e tij, ajo do të jetë e para që do bashkohej me të. Dashuria e Muhamedit (s.a.s) për vajzën e tij ishte legjendare; ai gjithnjë thoshte "Fatimja është pjesë e trupit tim," dhe që ai pëlqente çfarëdo që ajo pëlqente dhe çfarëdo që e mërziste Fatimen, e hidhëronte edhe vetë Profetin. Në ditët e fundit të jetës së tij, ai u kaplua nga ethet. Dikur, kur gjendja e tij u përmirësuar pak, ai doli nga shtëpia për të marrë pjesë në namazin e përbashkët. Miku i tij i vjetër Ebu Bekri, i cili po drejtonte namazin, nga respekti për Profetin u përpoq të bënte një hap pas që të lejonte Muhamedin (s.a.s) të udhëhiqte namazin. Profeti i vendosi duart në shpatulla të Ebu Bekrit dhe i tha të vazhdonte të udhëhiqte namazin. Pasi Profeti Muhamed bekoi Ebu Bekrin dhe më parë kishte deklaruar Aliun trashëgimtarin e tij, ai shenjtëroi të dy Aliun dhe Ebu Bekrin, i cili më vonë do të ishte zgjedhje për një pjesë të komunitetit të tij për të pasuar atë. Ata që u bënë shiitë insistonin në kualifikimet supreme të Aliut për të pasuar Profetin, ndërsa ata që u bënë myslimanë sunni e njihnin Ebu Bekrin si pasues të Muhamedit (s.a.s).
Muhamedi kaloi çastet e fundit të jetës së tij me femrat e tij të preferuara- me vajzën e tij Fatimen, sipas disa burimeve, dhe me bashkëshorten e tij Aishen, sipas burimeve të tjera. Ai më parë kishte përjetuar një vizion të vendit të tij në parajsë dhe i ishte ofruar të zgjidhte të qëndronte në tokë ose të shkonte te Zoti i tij. Më parë, në Miraxh, ai ishte rikthyer tek njerëzimi për të përcjell mesazhin dhe udhëhequr të tjerët për shenjtërim. Por tani gjithçka kishte ndodhur. I Dërguari kishte transmetuar mesazhin dhe për më tepër ai kishte mishëruar mesazhin. Bashkëshortja e tij Aishja shpesh thoshte për Muhamedin (s.a.s) se ―karakteri i tij ishte Kur‘ani.‖ Ai ishte bërë mishërim i gjallë i kësaj tradite dhe nuk kishte mbetur asgjë më tepër për tu bërë. Profeti po recitonte një ajet nga Kur‘ani dhe u kthye tek Zoti i tij. Në frymën e tij të fundit, ai murmuriti: "E kush do që i bindet Allahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!” (Kur‘an 4:68-69)
Edhe një herë tjetër ai përsëriti, ―Do të jenë së bashku me ata që Allahu shpërbleu,‖ dhe më pas mbylli sytë. Njerëzit pranë tij filluan të qanin me të madhe, pasi ndjenë sikur porta e mëshirës ishte mbyllur për ta. Ata filluan të ngushëllonin veten e tyre duke kujtuar se, ashtu siç Kur‘ani u kishte mësuar, Zoti i Muhamedit (s.a.s) ishte gjallë dhe nuk do të vdiste kurrë. Ata qortonin njëri- tjetrin për të qarën, por qanin edhe vetë. Um Ajman, një grua që ishte shumë e afërt me Profetin, tha më së miri:
Nuk e di nëse ai ka shkuar tek ai vend Që është më i mirë për të se kjo botë? Por, unë vajtoj për lajmet e qiellit Që tashmë u shkëputën nga ne.
Dhe ata të cilët i ishin bashkangjitur kujtimit të Muhamedit (s.a.s) në të vërtetë nuk do të shkëputeshin kurrë nga ai. I Dërguari kishte ikur, por mesazhi i tij do të mbetej gjithmonë. Myslimanët kanë parë gjithnjë Kur‘anin si fjalët e Zotit, por gjithashtu ai ka pasqyruar gjithnjë aromën e zemrës së Muhamedit (s.a.s), kanali mes të cilit ka hyrë në këtë botë. Një pjesë e revolucionit Muhamedan ishte plotësuar.
Pjesa tjetër vazhdoi të qëndrojë: dëshmimi ndaj mesazhit që Muhamedi kishte përcjell tek ata. Pjesa tjetër e historisë së islamit ka qenë, në fakt, nxjerrja në pah e kësaj dëshmie. Historia na tregon se komuniteti i Muhamedit (s.a.s) ka plotësuar si dhe ka dështuar besimin nga qielli që Besniku Muhamed u ka sjell atyre. Për të mbajtur hapur këtë portë të qiellit, atyre i është dashur të mbajnë gjallë kujtimin e Muhamedit (s.a.s).