Gjatë viteve të fundit, kanë qarkulluar shumë imazhe dhe pamje të Muhamedit në imagjinatën perëndimore, ku shumë prej të cilave kanë qenë të dhunshme, të çuditshme dhe të pakëndshme. Këto imazhe mund të shkaktojnë konflikte: Asnjë themelues i ndonjë tradite tjetër fetare nuk është paraqitur kaq negativisht në mënyrë të vazhdueshme - as Konfuci, as Luti, as Musai, as Buda dhe sigurisht as Isai. Disa nga imazhet e fundit negative të Muhamedit janë thjesht imazhe të riciklueshme të urrejtjes nga epoka të shkuara të Kryqëzatave dhe polemikave të të krishterëve ndaj islamit. Ajo çfarë është veçanërisht intriguese rreth këtyre stereotipave negativë është se sa jo origjinale dhe pa imagjinatë që janë. Shumë polemika mesjetare e paraqesin imazhin e Muhamedit si djallëzor, të mallkuar apo satanik, apo madje edhe si anti - Krisht.
Disa vepra klasike të letërsisë perëndimore, si Ferri i Dante Aligerit, e përshkruan Muhamedin si të çarë përmes dhe që flaket në rrethin e nëntë të ferrit. Në vargjet e tij të tmerrshme shkruan:
Ma t‟shembun dërrasash s‟mund te gjesh fuçi, Si njanin pashe aty fare teçamë Prej mjekrës deri ku pjerdh çdo njeri. Zorrëtpërjashta i vareshin nder kambë, Gjoksin te shqyem e barkun zgavër brejte Ku n‟mut shndërrohetçdogjësend qe hamë. (Ferri, kënga 28, rreshtat 22-27)
Një mysliman i devotshëm do rrëqethej me të përmendur këto fjalë dhe do shtonte frazën Estaghfirullah ("I kërkoj falje Zotit") për thjesht thënien e tyre. Megjithatë, ngaqë duhet të dimë si ka qenë historia e takimeve tona me njëri-tjetrin, me poshtë do paraqesim përballjen e Dantes me Muhamedin, marrë nga kënga e 28-të e Ferrit:
N‟sa me vëmendje rrija tue e vërejte,
Me këqyri e parzmin hapi me dy duer
E tha: Shiko si çapëluem „kanë krejt!
Shih Muhamedin kështu pre e c thurë!
Përpara shkon tue qa ndjekësi Ali,
Nga mjekra n „perçe ca rrashte e lëkurë!
E gjithë te tjerët, qe këtu sheh ti,
Fenëpërçanë e bane çdo lloj dasie,
E prandaj ipaçamë s‟ka mbete asnjë.
Një djall kem‟ pas, qe i harmatuem menije.
Ajo që është veçanërisht intriguese nuk është vetëm se sa shpirtligë dhe ofensive janë këto imazhe, por keqkuptimet themelore të mësimeve islamike që ato reflektojnë. Nga vjen ideja e Muhamedit të çarë përmes? Vjen nga zvetënimi i dy metaforave islamike: Në një ajet në Kur‘an, Zoti, flet në veten e parë shumës "Ne", për të ngushëlluar Muhamedin duke i thënë:
“A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd? Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde, e cila shtypte shpinën tënde. Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?” (Kur'an 94:1-4)
Shprehja "ti hapësh zemrën dikujt", e cila është përdorur në mënyrë të përsëritur në kontekstin kur‘anor, ndërlidh bashkë procesin fizik të frymënxjerrjes (kryesisht pas tensionit të mbajtjes së frymës) me procesin spiritual të ngazëllimit, zgjerimit, për tu mbushur me ajër, jetë dhe shpirt. Në një tjetër ajet kur‘anor (20:25), Musai i lutet Zotit t‘ia hap zemrën dhe ajo që është interesante, surja në të cilën shfaqet ky ajet është surja "Ta Ha", tradicionalisht njëri nga emrat e Profetit Muhamed. Ajeti i cituar këtu rreth hapjes së zemrës hyn në fuqi, si të thuash, në biografinë tradicionale të jetës së Profetit nëpërmjet episodit të fëmijërisë së Muhamedit, ku sipas këtij tregimi, një engjëll zbret mbi Muhamedin, arrin zemrën e tij dhe i heq burimin e papastërtisë duke larë zemrën e Muhamedit deri sa zemra e tij të pastrohej plotësisht.
Nëse rikthehemi tek imazhi i Dantes, vëmë re se sa të shtrembëruara dhe sa të shpërfytyruara janë polemikat e tij ndaj Muhamedit. Një ajet në Kur‘an që ka të bëjë me qetësimin që Zoti i jep Muhamedit dhe mbushjen e tij me ngazëllim spiritual si dhe një rrëfenjë në lidhje me hapjen e zemrës së Muhamedit që simbolizon pastërtinë janë ndryshuar nga tradita polemike e krishterë si një imazh i Muhamedit që flaket në zjarr ndërkohë që i hapet tërësisht pjesa e kraharorit nga fyti deri tek stomaku. Dante kthen një varg që lidhet me zgjerimin e zemrës dhe lartësinë shpirtërore në një simbol të dënimit të përjetshëm.
Profeti i cili në mësimet islamike ngjitet në kulmin e Parajsës për tu takuar ballë për ballë me Zotin (siç do e shikojmë në kapitullin 4), dhe i cili zgjedh të rikthehet tek njerëzimi tu jap atyre mundësinë e takimit të tyre me Zotin, është ulur nga Dante në thellësi të ferrit.
Kjo është ajo çfarë unë i jam referuar si mosmarrëveshja në njohje që po përjetojmë në lidhje me Muhamedin, dhe që po përkeqëson sfidën e thellë moderne të ketë një dialog të qëndrueshëm dhe të angazhuar përtej vijave të besimit. Dante padyshim është një ndër gjenitë e letërsisë perëndimore, por nëse do të kishim të bënim sot me një dialog kuptimplotë fetar përtej vijave të besimit, duhet të flasim më mirë - shumë më mirë - sesa një mendimtar italian.