Ligjërata 9

 

Për burracakërinë e rebelëve të Xhemelit

 

Ata gjëmuan si re të zeza e shkrepëtinë si vetëtima, por në fund dëf tuan frikën që kishin; ne nuk bubullijmë para se të vetëtijmë mbi armikun, as lëshojmë rrebeshe668, përpara se të biem vetë si breshër përmbi ta.

 

________

 

 (Imam Aliu flet në këtë fragment ligjërate për rebelët e Xhemelit, që cilët u shfaqën në horizont gjithë bubullima, duke bërtitur e kërcënuar, por në ndeshje morën arratinë dhe u bënë kashtë e koqe. Në krye betoheshin me zë të ntrashur se do bënin këtë e atë, pastaj u treguan aq zemërlepuj, sa ikën nga sytë këmbët nga fusha e betejës.

 

Kurse për ushtrinë e tij Imam Aliu thotë: ”Ne s’e kanosim armikun para betejës, as mburremi e terrorizojmë duke ngritur në qiell britma të panevojshme, sepse nuk është stili i trimave, që të përdorin gjuhën në vend të dorës”. Ja pse ai i udhëzonte shokët e tij: “Ruhuni nga fjalët e shumta, sepse shprehin frikë”)