Ligjërata 81

 

Për mënyrën se si duhet bërë predikimi e dhënë këshilla

 

O njerëz! Përkorja e vetëpërmbajtja shërbejnë për të mbajtur në zap dëshirat, për të qenë mirënjohës për mirësitë dhe për t’u qëndruar larg gjërave të ndaluara. Nëse këto i keni të pamundura, të paktën mbani lart qëndrueshmërinë ndaj gjërave të ndaluara. Zoti i ka shterur arsyet e Tij për ju në libra të pagabueshme e të shkëlqyera dhe me argumente të qarta e të ndritura