Ligjërata 77

 

Për Omejatë

 

Beni Omejatë më ndjellin me një thërrime të trashëgimisë së Muham medit. Për Allah, po të jetoj, do ta flak tutje si ai kasapi që shkund dherat e ngjitura për mishi.

 

Sejjid Raziu thotë: Në një version tjetër, në vend të ‘al-vizam-uttareba’, hasen fjalët ‘el-Turab el-Vazama’. Kjo do të thotë se në njërin rast është për dorur emër i cilësuar në vend të mbiemrit, kurse në rastin tjetër mbiemër në vend të emrit të cilësuar. Kurse me fjalën ‘Jufawekuni’ Imam Aliu do të thotë se ata po e joshin pak e nga pak, si femrën e devesë kur e mjelin një herë, pastaj i lëshojnë të voglin për t’i thithur qumështin, që ta bëjnë gati të milet përsëri. ‘Valvazamu’ është shumësi i ‘Vazama’, që do të thotë ‘copë plëndësi ose mëlçie që bie përdhé, e cila shkundet për të larguar pluhurin e ngjitur në të’.