Ligjërata 241

 

Në të Imam Aliu u bën thirrje njerëzve të tij për xhihad

 

Zoti ju kërkon t’i shprehni mirënjohje e ju beson punët e Tij. Ai ju ka dhënë kohë në këtë hapësirë të kufizuar jete, për të hyrë në garë me njëri-tjetrin për kërkimin e shpërblimit të Parajsës. Prandaj ngjishni brezat e mbërtheni mantelet. Guximi e vendosmëria e patundur për çështjen e Tij nuk rrinë dot krah për krah me jetën në luks e zbavitje.

 

Gjumi shkakton dobësi në punët e mëdha të ditës, sepse terri i tij shkatërron kujtimet e kurajos. Zoti bekoftë Muhammedin, Profetin dhe mësuesin tonë, dhe gjithë pasardhësit e tij, që janë fenerë në errësirë dhe mbështetje besnike, e na dhëntë të gjithëve paqe me bollëk.

 

 

Ky libër u përfundua në muajin Rexheb, në vitin 1400 H. Zoti i dhëntë bekime mësuesit tonë, Muhammedit, të fundit të Profetëve, që udhëhoqi drejt udhës më të mirë, dhe pasardhësve të tij të dëlirët e bash këluftëtarëve të tij që janë yje të bindjes.