Ligjërata 112

 

Mbi Engjëllin e Vdekjes dhe largimin e shpirtit

 

A e ndjeni kur Engjëlli i Vdekjes hyn në shtëpi?

A mund ta shikoni, ndërsa i merr frymën ndokujt?

Si arrin që t’ia marrë jetën një embrioni në mitrën e nënës së tij?

Mos vallë u fut përmes ndonjë pjese të trupit të saj, apo ishte shpirti që iu përgjigj thirrjes së tij me lejen e Zotit?

 

Apo ndodhet së bashku me të në kavitetin mëmësor?

Si mundet një, që është i paaftë të përshkruajë cilësitë e një krijese si kjo, të mund të përshkruajë cilësitë e vetë Zotit?