Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

 

Sexhdeja mbi një copë dheu

 

Duke u bazuar në hadith-et e Imamëve (s.a.a.) të Ehli Bejtit, që thonë: "Sexhdeja më e virtytshme është sexhdeja e bërë mbi dhe" dhe "Nuk është e lejuar kryerja e sexhdes mbi asgjë tjetër përveç dheut dhe gjërave që mbijnë prej saj, por që nuk janë për veshje dhe ushqim". Sipas një hadith-i të Imam Xhafer Sadikut, të cilin e transmeton Hur Amili prej Husham Ibni Hakemit, në librin e tij "Vesail-ush Shia", thuhet: "Sexhdeja mbi dhe është më e virtytshme, sepse, kjo është një shenjë e përuljes përpara Allahut (huzu), ndërsa përulja bëliet vetëm për Allahun". Në një rrëfim tjetër thuhet: "Is-hak Ibn Fazli e pyeti Hz Imam Xhafer Sadikun (s.a.) për sexhden mbi hasër (një lloj i qilimit të vogël) të punuar prej thuprave të kallamit dhe Imami iu përgjigj: `Nuk ka ndonjë vërejtje, por mua më pëlqen më tepër sexhdeja mbi copën e dheut, sepse edhe Resulullahu e pëlqente sexhden mbi copën e dheut. Unë e dua atë sepse e donte Resulullahu atë"'. Sa i përket dijetarëve të Ehli Sunnetit, sado që është e vlefshme sexhdeja mbi hasër, ata thonë se nuk kanë ndonjë vërejtje edhe nëse bëhet sexhdeja mbi tepih dhe të ngjaskëm. Buhariu dhe Muslimi në "Sahih"-et e tyre kanë regjistruar disa rrëfime, sipas të cilëve Hz Resulullahu (s.a.a.) ka bërë sexhde mbi hasër të punuar prej gjetheve të drurit të hurmës. Në një hadith, te "Sahih"-u i Muslimit, te pjesa në lidhje me menstruacionin, është regjistruar një hadith nga Aisha, ku thotë: "Më tha Resulullahu: `Më sill humren (Muslimi thotë: "Humre është një sexande e vogël vetëm sa për të bërë sexhde") prej mesxhidit në të cilën bëj sexhde'. Unë i thashë: "Unë nuk jam e pastër (i kam menstruacionet)', ai m'u përgjigj: `Ajo nuk është diçka që është në dorën tënde." (Sahihi Muslim, v.l. f.168; Sunen-i Ebu Davud, v.1, f.68 te titulli "Lejimi i hyrjes në mesxhid të gruas më menstruacione") Një hadith tjetër që tregon se Hz Resulullahu e pëlqente kryerjen e sexhdes mbi dhe është regjistruar te Buhariu, dhe e transmeton Ebu 233 Siad Hudri: "Hz Resulullahu (s.a.a.) ,mbyllej në xhami gjatë dhjetë ditëve të mesme të muajit Ramazan dhe bënte ibadet. Një vit, gjatë mesit të dhjetë ditëve të fundit, pra nata e njëzet e pestë, Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: `Ata që mbyllen në xhami me mua, le ta bëjnë këtë edhe gjatë dhjetë ditëve te fundit të muajit Ramazan. Unë e pashë në ëndërr këtë natë, por pastaj e harrova. Në mëngjes e pashë se isha duke u marrë me ujë e dhe. Atë (natën e Kadrit) kërkojeni gjatë dhjetë netëve të fundit; atë kërkojeni te netët që janë tek." (Sahihi Buhari, v.2, f.256, te titulli "Mbyllja në xhami gjatë dhjetë netëve të fundit" ) Rrëfyesi tregon: "Atë natë binte shi. Mesxhidi ishte i mbuluar, por prapë pikonte uji dhe në mëngjesin- e njëzetenjëtë e pashë me sytë mijë gjurmët e dheut dhe të ujit në fytyrën e Hz Resulullahut (s.a.a.)". Gjatë kohës së Hz Resulullahut (s.a.a.), sexhdeja mbi dhe për sahabet ishte një virtyt. Një prej argumenteve që e vërtetojnë këtë është edhe hadith-i të cilin e përmend Nesaiu, te pjesa e ftohjes së gurëve të zallit për të bërë sexhde mbi të. Xhabir Ibni Abdullahu thotë: "Kur e falnim bashkërisht namazin e drekës dhe të iqindisë me Resulullahun, i ftohja disa gurë të zallit me njërën dorë dhe kur shkonim në sexhde, e vendosja me dorën tjetër në tokë dhe aty e bëja sexhden" ( Sunen-i Nisai, v.2, f.204, "Ftohja e zallit për të bërë sexhde") Përveç kësaj, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: "Për mua dheu është falur si mjet pastrues dhe vend për sexhde." (Sahihi Buhari, v.1, f.86, "Kitab-ut Tejemmum")

 

Në një hadith tjetër thuhet: "Tërë toka është falur për ne si vend i sexhdes dhe dheu është falur si pastruese." (Sahihi Muslim, v.2, f.64, "Kitab-ul Mesaxhid ve Mevazius Salat" ) Atëherë, pse tregohen aq fanatikë myslimanët ndaj Shiitëve vetëm pse bëjnë sexhde mbi dhe në vend të shtrojës? Vetëm pse mbajnë në xhepat e tyre një copë dheu, a është e arsyeshme ushtrimi i dhunës ndaj tyre në Arabi? Athua nuk na urdhëron feja e shenjtë Islame dëshmimin se  Muhammedi është I dërguari i Allahut, faljen e namazit, dhënien e zeqatit, agjërimin e muajit Ramazan, shkuarjen në haxh për të bërë tavaf shtëpinë e Allahut dhe tregimin e respektit ndaj një myslimani? A nuk ua ndalon myslimanëve ushtrimin'e dhunës ndaj njëri-tjetrit? A është afër mendjes të thuhet për një Shiit që ka shkuar ta vizitojë Bejtullahun dhe që ka harxhuar një pasuri jo të vogël për t'i kryer veprat e haxhit, a mund t'i-thuhet se ai po i bën ibadet gurit?

 

Athua, nuk u mjafton Ehli Sunnetit të binden nga thënia e Muhamed Bakir Sadrit, të cilën e kam regjistruar në librin tim të parë "Pastaj u orientova në rrugë të drejtë". Kur e pyeta atë se pse po bën sexhde mbi një copë dheu, ai m'u përgjigj: "Ne bëjmë sexhde mbi një copë dheu vetëm për Allahun. Bërja e sexhdes mbi një copë dheu, dhe bërja e sexhdes për dheun, janë dy gjëra të ndryshme". Athua, është i drejtë akuzimi i Shiitëve me pabesim duke u bazuar në një dyshim të pavërtetë që, duke e pasuar Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe Imamët (a.s.) e Ehli Bejtit, për qëllim e kanë pranimin e sexhdes sa më të pastër tek Allahu, duke e bërë atë në një copë dheu në vend të shtrojave të ndryshme? Athua, ne kemi të drejtë për një gjë të tillë posaçërisht kur xhamitë e sotme janë të mbushura me shtroja të ndryshme dhe të buta?

 

Madje, disa xhami janë të shtruara me një material të ashtuquajtur tepison. Nuk e di, ndoshta ato përmbajnë material të lejueshëm për sexhde. Shiitët kujdesen për namazet e tyre, që është shtylla e fesë, deri në atë masë sa që e heqin edhe rripin dhe orën e dorës, nëse nuk- janë të sigurt për prejardhjen e lëkurës, e ndonjëherë edhe i veshin pantallonat e gjëra në vend të pantallonave të ngushta që vijnë prej shteteve jomyslimane. Të gjitha këto i bëjnë me qëllim që të mos qëndrojnë para Allahut në një gjendje me të cilën nuk është i kënaqur Allahu dhe në lidhje më këtë janë shumë të kujdesshëm. Athua është e drejtë tallja dhe largimi prej tyre? Apo duhet treguar respekt ndaj tyre sepse i kushtojnë rëndësi shenjave të Allahut? Ndërsa, Allahu thotë: 

 

"Lartësimi i shenjave të Allahut është prej devotshmërisë së zemrës". O robërit e Allahut, kini frikën e Allahut dhe flisni të vërtetën. "E sikur të mos ishte mëshira e Allahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në këtë dhe në botën tjetër, juve do tyu kapte dënimi shumë i madh për shkak të asaj në të cilën u hodhët. Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishin kurrfarë dije flisnit duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa tek Allahu ajo është e madhe." (Nur, 14-15) 

 

 

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top