Parathënie e Alame Sherif Raziut, Mbledhësit të ‘Nehxhul Belaga’.

 

 

Me Emrin e Zotit, Mëshiruesit, të Gjithëmëshirshmit.

 

 

 Kështu pra, Lavdia është e Zotit, që e bëri mirënjohjen çmim për mirësitë e Tij, mbrojtje nga shpagim’ i Tij, rrugë për në Parajsë të Tij, dhe mjet për shumë-zimin e mirësive dhe ndereve, të dhëna prej Tij; qoftë i bekuar lajmëtari i Tij, Profeti i Mëshirës, pishtari i njerëzimit, i zgjed huri nga burimet e Madhështisë, nga familja e nderuar qysh në thellësi të ko hëve, pemishte e lavdisë që lartësohet përherë, dega e fisnikërimit, ngarkuar me fruta e gjethnajë, si dhe Ehl-i Beiti - feneri që çan terrin me dritën e Tij, mbrojtja e njerëzve, minarja e shndritshme e fesë dhe flamuri i shpalosur i madhështisë; Zoti derdht’ mbi ‘ta gjithë bekimet që u përgjigjen meritave të tyre, në shpërblim të punëve që bënë, e që janë hak i dëlirësisë së fisit të tyre sa kohë do të agojnë mëngjese dhe do të shndrisin yje përmbi këtë dhé.

 

Në agimet e rinisë sime, ende i ri në moshë, kisha nisur të shkruaja një libër për cilësitë e Imamëve, duke dashur të nxirrja në pah majat e larta të virtyteve dhe të veprave të tyre. Këtë synim të përmbledhjes e bëja të njo hur qysh në fillim të librit. Por prej tij munda të përfundoja vetëm pjesën që kishte të bënte me figurën e Prijësit të Besimtarëve( Imam Aliu, të cilit iu dha ky titull nga Profeti Muhammed në Ghadir Khum, në përfundim të Haxhxhit të Lamtumirës.)

 

Pjesët që duhej të mer reshin me Imamët e mëpastajmë nuk i mbarova dot, për shkak të pengesave të asaj kohe dhe të problemeve të jetës së përditshme. Librin e kisha ndarë në disa kapituj e seksione. Në pjesën e tij të fundit përfshiheshin shprehje të ndryshme, që Imam Aliu i kishte thënë në ligjërimet e tij të shkurtra, si dhe këshilla, fjalë të urta e proverba të tij. Po ende nuk kisha mbërritur në fjalimet e tij të gjata dhe analizat e tij të hollësishme.

 

Tek mahniteshin me shprehjet e tij të hajthme e shumëngjyrëshe, disa miq e vëllezër të mi në besim, që e admironin në mënyrë të veçantë përmbajtjen e këtij seksioni përmbyllës, më shprehën dëshirën që të punoja për një libër, ku të futeshin të gjitha llojet e veprave të Prijësit të Besimtarëve, duke përfshirë dhe punimet e tjera të tij, si ligjëratat, letrat, këshillat, aspektet etike, etj., me bindjen se një libër i tillë do mund të mblidhte në një vend të vetëm mrekullitë e çuditë e elokuencës e të retorikës, margaritarët e shkëlqyer të gjuhës Arabe, dhe shprehjet tërë dritë për besimin, gjëra këto, që nuk ishin mbledhur kurrë më parë në ndonjë libër e as ishin gjendur të gjitha bashkë në ndonjë punim tjetër. Imam Aliu ishte burim i elokuencës, gurrë e retorikës. Prej tij dolën në dritë delikatesa të pan johura të shprehjes e të artit të të folurit, prej tij u mësuan principet e ligjsh mëritë e tyre.

 

Janë të panumërt folësit dhe oratorët që kanë ecur në gjurmët e tij, si dhe predikuesit elokuentë, që kanë nxjerrë dobi e vlera prej fjalës së tij. Por askush prej tyre nuk ka mundur të bëhet i barabarti me të; në asnjë fushë. Kështu pra, nderi i qenies më i pari e më i shquari i mbeten vetëm atij, sepse vetëm fjalët e tij përndriten nga aureola e dijes Hyjnore e mbartin aromën e fjalës së Profetit të Shenj-të. Kështu pra, e dëgjova kërkesën e tyre, sepse e dija që do të shpinte në një çmim më të lartë e një famë më të madhe, si dhe në shpërblimin me thesare të pafundme.

 

Me këtë përmbledhje më duhej të nxirrja në dritë madhështinë e përparësinë e Imam Aliut në artin e fjalës, që t’ua shtoja cilësive e meritave të tjera, të panumërta të tij, si dhe të dëshmoja qenien e tij në ballë të radhëve më të para të pararojës së saj, duke provuar veçanësinë e tij nga gjithë ata pararendës, të cilëve u citohen herë pas here fjalimet, nëpërmjet ligjëratave të tij si lumenj të vrullshëm, të cilëve vështirë se ua ndal dot kush rrjedhën, e si një thesar me stoli që nuk kanë të kraha suar. E meqë unë e gjurmoj krenarisht prejardhjen time deri në gjak’n e tij, e shijoj në palcë kënaqësinë që më jep citimi i këtyre vargjeve të FerezdekutI: (Ferezdek, emri i vërtetë i të cilit ishte Hemam bin Ghalib, ishte një poet i shquar që vinte nga fisi Beni Darim. A)

 

Pa eja, Xherír, edhe shih:

Këta janë të parët e mi!

Në patsh si ata edhe ti,

M’i thuaj dhe mua, t’i di!

 

Sipas mendimit tim, vepra e Imam Aliut mund të ndahet në tre kat egori: Në fillim janë ligjëratat dhe dekretet e tij, pastaj letrat dhe udhëzimet, e, më në fund, fjalët e urta dhe këshillat e tij. Për çdo kategori u zgjodhën kapituj më vete, duke lënë midis faqe boshe, për të futur gjëra që mund të kishin mb etur jashtë e që mund të gjendeshin ca më vonë; sa për fjalimet standarde në përgjigje të pyetjeve të ndryshme a për ndonjë qëllim tjetër, të gjitha rastet, që nuk i shkonin asnjërës nga ndarjet e mia, i kam futur në kategorinë më të afërt, që u përshtatet më mirë. Në përmbledhje hasen edhe fragmente e shprehje që, me mënyrën si janë renditur, japin përshtypjen e rrëmujës e të pështjellimit. Kjo vjen ngaqë unë vetëm sa i kam mbledhur fjalët e hijshme e të shkëlqyera dhe as kam menduar fare si t’i sistemoj e radhit. Ekziston një cilësi e Imam 

 

 AliutI, (2) ku ai s’ka shok e është krejt i paarritshëm: Po të lexosh me vëmendje e të thellohesh në veprat e tij pa mbajtur parasysh që autori i tyre ishte një njeri në pozicion të lartë, që mund të bënte ligjin e të kontrollonte fatet e njerëzve, qortimet që bën e fjalët që thotë për jetën e përkorë, përkushtimin dhe frikën prej Zotit mund të krijojnë përshtypjen se i takojnë një njeriu që nuk ka inte resa të tjera, përveç oshënarisë (Veçimi nga bota dhe njerëzit, për t’iu kushtuar vetëm Zotit.)

, që nuk njeh punë tjetër, përveç adhurimit, që rri mbyllur brenda mureve të ndonjë shtëpie apo shpelle mali, ku nuk dëgjon tjetër, përveç murmuritjeve të veta, e ku nuk sheh tjetër, përveçse vetveten. Askush nuk do ta besonte, që kjo është fjala e atij që mund të vërsulej në zjarr të betejës me pallën zhveshur për të mposhtur heronj e për t’ua prerë fillin e jetës, e që pastaj kthehej tek ishte me shpatën larë në gjak. E, prapë, ai mbetet më i larti oshënar e më i madhi shenjtor. Ky tipar dallues është një nga ato veçori mahnitëse të Imam Aliut, me të cilat ai mishëronte cilësi që nuk para shkojnë lehtë me njëra tjetrën, duke mbledhur në një person të vetëm mad hështi të llojeve të ndryshme. Shpesh ua them këto gjëra edhe vëllezërve të mi në besim, e ata vihen në mejtime për to. Është një temë, për të cilën duhet vrarë vërtet mendja e që ia vlen të diskutohet.

 

Në disa vende të përmbledhjes hasen edhe përsëritje të fjalëve e shpre hjeve; kjo, sepse fjala e Imam Aliut kumtohet në mënyra të ndryshme. Ka ndod hur që ndonjë fjalë e dhënë të jetë gjetur në traditë në një formë të veçantë, kësh tu që është regjistruar pikërisht në atë formë; më vonë, po ajo fjalë mund të jetë gjetur në një traditë tjetër me ndonjë shtesë të pranueshme apo me stil shprehjeje më tërheqës. Në rastet si këto është pranuar regjistrimi i përsëritur i saj, thjesht për të shmangur humbjen e një fjale të bukur, duke i mbetur kështu besnik qël limit të përmbledhjes. Ka ndodhur, gjithashtu, që disa fjalime të jenë shfaqur përsëri, pasi janë takuar më parë; kjo, për shkak të largësisë nga njëri rast te tjetri, gjë që, tek e fundit, shpreh pakujdesi dhe shpërfillje.

 

Natyrisht, nuk them dot se e kam mbledhur fjalën e Imam Aliut përfundimisht e nga gjithë anët, as që jashtë përmbledhjes nuk ka mbetur asnjë frazë a shprehje e tij, e çfarëdo lloji qoftë. Madje nuk përjashtohet mundësia që ajo çfarë ka mbetur jashtë saj, të jetë shumë më tepër nga ç’është mbledhur, apo që ajo që njihet dhe përdoret, të jetë shumë më e paktë nga ç’ka mbetur përtej dorës sime. Detyra ime ishte të përpiqesha me gjithë fuqitë e mia, pastaj ka qenë në Dorë të Zotit të ma bënte rrugën më të lehtë e të më shpinte ku doja; u bëftë siç ka dashur Ai!

 

Pasi e mblodha dhe e shkrova të gjithë materialin, mendova se duhej quajtur ‘Nehxhul Belaga’, që do të thotë ‘Shtegu i Gojëtarisë’. Në fakt ky libër  u hap lexuesve të tij dyert e elokuencës dhe e bën më të lehtë qasjen e tyre drejt saj. Përmes tij, dijetari e studenti do përmbushë nevojat që ka, po ashtu oratorët dhe klerikët, të cilët do gjejnë në të të gjitha aspiratat e tyre. Në këtë libër gjendet shtjellimi i mrekullueshëm e i padëgjuar ndonjëherë i temës së Njëshmërisë e Drejtësisë së Zotit e i Qenies së Tij i lirë nga forma e trupit, shtjellim ky, që do ta shuajë një herë e mirë etjen për të mësuar më shumë lidhur me këtë temë, duke ofruar kurimin e duhur për çdo sëmundje herezie e duke larguar çdo dyshim mbi këtë çështje. Unë i lutem Zotit për mbështetje e i përgjërohem të më ruajë nga shmangia në udhë të gabuar, i kërkoj drejtësi për veprimin tim e lus ndih-mën e Tij. Dhe i kërkoj të më mbrojë nga gabimet e zemrës, përpara se të më mbrojë nga gabimet e gjuhës, si dhe nga gabimi në të folur, përpara gabimit në të vepruar. Ai është Mbështetja ime, Ai është Kujdestari im.