Mbi të ardhmen

 

 

S’ka dyshim që pas meje do të vijë për ju një kohë, kur asgjë nuk do të jetë më e druajtur sesa e ligjshmja, asgjë më e guximshme sesa e paligjshmja e asgjë më e zakonshme sesa e pavërteta në lidhje me Zotin e me Profetin e Tij. Për njerëzit e asaj kohe nuk do të jetë asgjë më me pak vlerë se Kur’ani i recituar si duhet recituar, dhe nuk do të jetë asgjë më me shumë vlerë sesa Kur’ani i zhvendosur nga thelbi i tij. Nëpër qytete nuk do të urrehet asgjë tjetër më shumë sesa virtyti, dhe nuk do të pranohet asgjë tjetër më me dëshirë sesa vesi.

Ata që duhet ta mbajnë Librin, do ta flakin tutje, e ata që duhet ta ruajnë në kujtesë, do ta harrojnë. Në ato ditë Kur’ani do dëbohet e syrgjynoset së bashku me ruajtësit e tij. Ata do shoqërojnë njëri tjetrin duke iu përmbajtur së njëjtës rrugë (Rrugës së caktuar nga Zoti (është fjala për Kur’anin e Shenjtë e Ehl-i Beitin si dhe për ruajtësit e tjerë të ligjit Hyjnor).)

 

por strehë e mbrojtje s’do t’u japë kush. Kështu, atë kohë Kur’ani e njerëzit e tij do ndodhen midis njerëzve, po edhe nuk do ndodhen. Ata do të jenë me ta, po dhe nuk do jenë.

(Nuk do jenë ndër ta efektivisht, me dijet e tyre (në kuptimin që të njihen nga njerëzit dhe të kërkohen prej tyre për zgjidhjen e problemeve të ndryshme).)

 

sepse qenia bashkë Kur’an e njerëz nuk pajtohet dot me futjen në udhë të shtrembër. Njerëzit do kenë ndarjen ( Karakteristikë e tyre e përbashkët do të jetë ndarja e largimi nga mësimet e Kur’anit. Kjo do çojë në shpërbërjen e bashkësisë dhe degjenerimin e shoqërisë njerëzore.) ë përbashkët e për pasojë do nda hen nga bashkësia, sepse ngulmuan ta prinin ata Kur’anin, e s’pranuan t’i printe Kur’ani ata. Ndër ta s’do mbetet gjë e tij, përveç emrit, ata s’do njo hin gjë prej tij, veç shkrimit të tij e fjalëve të tij. Por më parë, mbi njerëzit e virtytit do hidhen male vuajtjesh, duke quajtur gabime idetë e tyre të qarta për Zotin e duke i dhënë virtytit ndëshkimin e vesit. Ata që jetuan përpara jush vuajtën e u rrënuan nga babëzia e nep seve të tyre dhe ngaqë e harruan vdekjen. Po ajo u erdhi si u ishte premtu ar - krejt befasisht, pa u dhënë kohë që të pendohen e duke ua zhvlerësuar të gjitha shfajësimet. Kështu të gjithë pësuan ndëshkimin dhe hakmarrjen që meritonin.