Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 80

 

Pas betejës së XhemelitI, në lidhje me gratë dhe problemet e tyre:

 

O njerëz! Gratë kanë mangësi në Besim, mangësi në pjesën që trashëgo jnë e mangësi në intelekt. Mangësinë e tyre në Besim e provon përjashtimi nga falja e agjërimi gjatë ciklit menstrual. Mangësia e tyre në intelekt shpre het me barazimin e dy dëshmive femërore me atë të një burri të vetëm; kurse mangësinë e tyre në trashëgim e provon fakti që pjesa që ato trashëgojnë është sa gjysma e asaj të burrit.

 

Prandaj ruhuni nga kurthet e grave. Madje dhe prej atyre, që gëzojnë nam të mirë. Mos u shkoni verbërisht pas avazit, qoftë dhe kur është fjala për punë të mira, që të mos munden t’ju tundojnë dhe t’ju tërheqin në punë të liga.

 

_____________

 

 (Këtë ligjëratë Imam Aliu e mbajti pas shkatërrimeve që solli beteja e Xhemelit. Në fakt, mjerimet që shkaktoi kjo betejë qenë pasojë e zbatimit të verbër të urdhrave të një gruaje. Kjo i jep shkas Imam Aliut të trajtojë dobësitë fizike e shpirtërore të grave si dhe shkaqet e efektet e tyre në një rrafsh më të gjerë. Kufizimi i parë i tyre vjen nga fakti që grave nuk u lejohet të marrin pjesë në lutje e agjërim gjatë disa ditëve të caktuara të çdo muaji.

 

Tek e fundit, kjo mospjesëmarrje e tyre në adhurim përbën një precedent të mangësisë së tyre në Besim. Dihet që kuptimi i vërtetë i Besimit është dëshmimi i ndier me zemër e bindja e brendshme, megjithatë ai pasqyrohet në mënyrë metaforike edhe te veprimi e karakteri. Në të vërtetë, veprimet janë pasqyrë e Besimit prandaj dhe shikohen si pjesë e tij. Kështu, për shembull, Imam Ali ibn Musa el-Rida thotë: Besimi është dëshmimi me zemër, pranimi përmes gjuhës dhe veprimi me anë të gjymtyrëve.

 

Dobësia e dytë e grave lidhet me faktin që prirjet e tyre natyrore e të lindura nuk le jojnë efektivitet të plotë të intelektit të tyre. Natyra u ka dhënë atyre aftësi intelektuale vetëm në përputhje me fushat e veprimtarisë së tyre, për t’i udhëzuar në punë të barrës, lindjes, përkujdesjes për foshnjën, kujdesit për fëmijën, si dhe punët e shtëpisë. Këto kufizime të mendjes dhe intelektit bëjnë që dëshmia e tyre të mos gëzojë të njëjtën besueshmëri me dëshminë e një burri. Zoti thotë: “Atëhere thirr të dëshmojnë dy dëshmitarë nga burrat tuaj, dhe nëse nuk ka dy burra, merr një burrë e dy gra nga ata që pranon si dëshmitarë, që njëra prej tyre të kujtojë tjetrën, po qe se gabon.” (Kur’ani, 2:282).

 

Dobësia e tretë është që pjesa e tyre në trashëgim është sa gjysma e pjesës që ka burri në të. Siç thuhet dhe në Kur’an, “Zoti urdhëron për fëmijët tuaj: Mashkulli duhet ta ketë pjesën e tij në trashëgim sa pjesën e dy femrave.” (Kur’ani, 4:11).

 

Kjo shpjegohet me disa kufizime të gruas. Arsyeja pse pjesa e saj në trashëgimi është sa gjysma e asaj të burrit kushtëzohet nga fakti që përgjegjësia për mjetet e saj të jetesës i bie burrit. Në qoftë se burri ka pozicionin e mbështetësit e të kujdestarit, atëhere është i qartë statusi i gjinisë më të dobët, si gjini që ka nevojë për mbështetje e kujdes. Pasi flet për dobësitë natyrore të grave, Imam Aliu tregon të këqijat e shkuarjes verbërisht pas tyre e të bindjes ndaj tyre pa u menduar mirë. Ai thotë se jo vetëm për gjërat e këqija, por edhe kur bëhet fjalë për gjëra të mira, me to duhet vepruar në mënyrë të atillë, që të kuptojnë se nuk ka qenë dëshira a kënaqësia e tyre ajo që kushtëzoi kryerjen e veprimit, po vetëm fakti se ai veprim  ishte vërtet i mirë.

 

Nëse ato do kishin qoftë edhe dyshimin më të vogël që në kryerjen e një veprimi është mbajtur parasysh edhe kënaqësia e tyre, do t’i rritnin kërkesat dalëngadalë dhe do dëshironin që ndaj tyre të kishte bindje në të gjitha punët, qofshin ato edhe të këqija, duke shpurë në mënyrë të pashmangshme në shkatërrim dhe rrënim. Lidhur me këtë pikëpamje të Imam Aliut, Prof. Sheikh Muhammed Abduhu shkruan si më poshtë: Imam Aliu ka thënë një gjë që është vërtetuar plotësisht nga përvoja e shekujve.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top